Shkodër, Informacion Paraprak

Shkodër, Informacion Paraprak 5shkoderm

Më datë 11.10.2017, rreth orës 00:50,  ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në rrugë është dëgjuar një shpërthim i lehtë.

Menjëhere  në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës  ku kanë konstatur se:

Si pasojë e shpërthimit kishte  marrë flakë mjeti tip Volkswagen  në pronësi të shtetases F. K. 60 vjeçe,  banuese në lagjen "Vojo Kushi", me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore  Rajonale Shkodër.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës  bëri të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet  e para të kryera në vendngjarje  dyshohet  se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qënë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.

Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme,  dhe nuk ka patur dëme në njerëz.

Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...