Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 11 tetor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia
 

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 12 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 3 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 2 persona për Narkotikët

1 person në kërkim.

1 person për veprën penale “Vjedhja”

2 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Vrasja me dashje”

1 person për veprën penale “Falsifikimi”

1 person për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”

Janë sekuestruar:

Rreth 2 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa dhe 1 dozë Kokainë.
6 gëzhoja, 1 fitil zjarrpërcjellës.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 52 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1-Fier, Policia zbardh një vrasje të ndodhur në Nëntor të vitit 2016.

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P Fier dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Kalenjë, Mallakastër ku në datën 29.11.2016 në pyllin e këtij fshati u gjend nga një bari kufoma e shtetasit Sh.D.

Shtetasi Sh.D, 57 vjeç, ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa që më datë 14.11.2016.

Pas një punë operative dhe hetimore intensive, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, me dokumentimin e kësaj ngjarje, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar "Shkunjëza".

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

F.Y, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier në datën 09.10.2017 ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi për veprën penale "Vrasje me dashje" pasi shtetasi F.Y është autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Sh.D.

Në cilësinë e provës materiale, autorit të dyshuar i është gjetur celulari i viktimës.

Vijon puna për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimine plotë ligjor të kësaj ngjarje.

2-Sarandë, Në zbatim të  Plan-Operacionit ''Vjeshtë 2017''

Sekuestrohet llogari bankare me vlerë 187.000 Euro!

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Komisariatin e Policisë Sarandë në vijim të punës së tyre për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  Planin-Operacional ''Vjeshtë 2017'', me qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të përfituara në mënyrë të paligjshme, kanë sekuestruar një llogarie bankare me vlerë 187.000 Euro.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...