Lezhë, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar " Kolsh "

Lezhë, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar " Kolsh "(për video kliko mbi link) 11lezhe.JPG1

Sekuestrohen 335 kg lëndë narkotike Mariuanë  në proçes tharjeje.

Asgjësohen me anë të djegies 468 bimë narkotike cannabis sattiva

Arrestohen 2 shtetas në flagrancë dhe shpallet 1 në kërkim të dyshuar  si kultivues të bimëve narkotike dhe posedues të  lëndës narkotike

Arrestohet edhe Kryetari i Fshatit, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor   për veprat  penale " Moskallzim krimi" "Shpërdorim detyre"

Me date 10.10.2017 , nga forcat Policore te Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proçeduriale të ndjekur, bazuar në te dhena policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh"

Si rezultat ,  u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike , shtetasit :

 - B.B.  29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri- Kolsh  në Lezhë

- A.L. 32 vjeç, banues  fshatin Lalm i Ri - Kolsh  në Lezhë

Gjithashtu , si i  dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm - Kolsh  në Lezhë.

Në lidhje me këtë rast ,  u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B.P, 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri - Kolsh në Lezhë , me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm  në Lezhë  për veprat penale " Shpërdorim detyre" "Moskallzim krimi " parashikuar nga nenet  248/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore  në fshatin Lalm - Kolsh  në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje  si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.B, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa.

Në ngarkim të shtetasit Bledar Bunaj veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasve A.L. dhe A.P. veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike""Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

11lezhe

11lezhe.JPG2

11lezhe.JPG3

11lezhe.JPG4

11lezhe.JPG5

11lezhe.JPG6

11lezhe.JPG7

11lezhe.JPG8

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...