Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Tetor 2017

01drejtoria newDREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 10.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në mjetin tip “Audi” ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.G, vjeç 33, banuese në Tiranë, përmbaruese gjyqësore ne nje shoqeri private pasi dyshohet se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, ka tjetërsuar pronën e shtetases V.B vjeç 43, banuese në Tiranë, duke e vënë në emër të shoqërisë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi malli me vlerë shtetases E.H, vjeç 40 banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.J, vjeç 22, banues në Pogradec, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi malli me vlerë shtetasit A.XH, vjeç 47, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.B, vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në Kamzë te rrethrrotullimi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.C vjeç 30 banues në Durrës, pasi dyshohet se në Kamzë te rreth-rrotullimi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.F, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Skoda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.J, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Medar Shtylla”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin GJ.SH, vjeç 48 banues në Shkodër, pasi dyshohet se tek Kepi Rodonit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka kanosur duke  qëlluar në ajër me një pistoletë imituese, shtetasin B.K, vjeç 55, banues në fshatin Shetaj. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan  6 gëzhoja imituese. Nenet 84 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Ç, vjeç 58 banues në Elbasan, pasi dyshohet se në vitin 2011, duke shpërdoruar detyrën e falsifikuar dokumentet, i ka tjetërsuar pronën shtetases G.B, vjeç 70 banuese në Elbasan. Nenet 186 e 248  të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.H, vjeç 56 banues në Librazhd, pasi dyshohet se në Përrenjas, tregtonte ilaçe për kafshë e duhan të grirë pa dokumentacion përkatës, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës. Nenet 178, 180 e 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin S.C vjeç 20, banues në fshatin Goriçan, pasi dyshohet se në Ura Vajgurore, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dajang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P Fier dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Kalenjë, Mallakastër ku në datën 29.11.2016 në pyllin e këtij fshati u gjend nga një bari kufoma e shtetasit Sh.D.
Shtetasi Sh.D, 57 vjeç, ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa që në datën 14.11.2016.
Pas një punë operative dhe hetimore intensive, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, me dokumentimin e kësaj ngjarjen, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar "Shkunjëza".
Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë i mundur ndalimi i shtetasit:
F.Y 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier në datën 09.10.2017 ka nxjerë urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi për veprën penale "Vrasje me dashje" pasi shtetasi F.Y është autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Sh.D.
Në cilësinë e provës materiale, autorit të dyshuar i është gjetur celulari i viktimës.
Vijon puna për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin V.P vjeç 53, banues në Laç, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se më datë 09.10.2017, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në Zhejë, Kurbin, duke drejtuar me leje drejtimi një motoçikletë, është përplasur me një kamionçinë, ku meqenëse nuk kanë patur probleme, janë larguar nga vendi i aksidentit. Punohet për gjetjen e mjeteve, identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të kamionçinës. Nenet 290 e 300 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Z.Z, vjeç 65, banues në Manati, i cili ndodhet në spital pasi dyshohet se më datë 07.10.2017, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në Dajç, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, është aksidentuar pa probleme për jetën. Nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, më datë 09.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S.C e SH.SH vjeç 36 e 30 banues në Kavajë, si dhe në ambientet e IEVP Shënkoll, u ekzekutua vendimi penal për shtetasin N.SH, vjeç 26, banues në Vlorë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Vlorë

Sarandë, Në zbatim të  Plan-Operacionit ''Vjeshtë 2017''

Sekuestrohet  llogari bankare me vlerë 187.000 Euro!

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Komisariatin e Policisë Sarandë në vijim të punës së tyre për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  Planin-Operacional ''Vjeshtë 2017'', me qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të përfituara në mënyrë të paligjshme, kanë sekuestruar një llogarie bankare me vlerë 187.000 Euro.

Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është kryer më datë 11.10.2017 , në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Llogaria bankare i përket shtetasit J.G., 46 vjeç, banues në Finiq,Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 17, pasi dyshohet se nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 4.43 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.R, vjeç 70, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Vllaznit Huta”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqëosr Tiranë, për shtetasin R.L, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të telefonit, ka kanosur shtetasin D.X, vjeç 42, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Margarita Tutulani”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.H, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nga kontrolli fizik ju bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis  Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.10.2017, gjatë natës, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e nje kompanie private ku kanë marrë disa celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, shtetasi A.M, vjeç 51 banues në Fier, kallëzon se i është larguar nga banesa e gjyshërve, djali, E.N, vjeç 18, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.10.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit I.SH, vjeç 37, banues në Tiranë, në mjetin tip “Opel” i kanë vjedhur pasqyrën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasit S.V, vjeç 27, banues në Tiranë, i kanë vjedhur 5 shufra profile alumini. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, gjatë natës, para banesës, shtetasit G.M vjeç 39, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Gjatë natës, në rrugën “Maliq Muça”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases L. Gj. 67 vjeçe banuese në Tiranë, ku kanë marrë shumë lekësh.
Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethti Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.T, vjeç 27 banues në Kukës, pasi dyshohet se në rrugën “Asim Vokshi”, ka goditur me grusht, shtetasin F.S, vjeç 41 banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, tek sheshi “Shqiponja”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethti Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka thyer urdhërin e gjykatës, duke shqetësuar me anë të telefonit, shtetasen F.V, vjeç 28, banuese në Tiranë, e cila është me urdhër mbrojtje. Punohet për kapjen e B.H. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, shtetësia D.M vjeç 40 banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 05.10.2017, i është larguar nga banesa vajza M.M, vjeç 16, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.XH, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në spital, në pavionin e Kirurgjisë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj infermieres A.LL, vjeç 53, banuese në Tiranë. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.RR, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “5 Maji”, nga kontrolli fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Riza Cerova”, ka goditur me grusht, shtetasin S.L vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.10.2017, shtetasi K.M vjeç 51, banues në Kamzë, kallëzon se, në banesë, i kanë vjedhur matësin e energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.I vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Kamëz, ka goditur me grusht, shtetasin I.K, vjeç 17, banues në Laknas. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vdekjen e shtetases H.Ç, vjeç 56 banuese në Tiranë, nga konsultimi me ekspertin mjeko-ligjor, rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Më datë 11.10.2017, në rrugën “Sabri Preverza”, para banesës, shtetasit N.XH, vjeç 44, i kanë vjedhur motorin tip “Sym 300”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.XH, vjeç 51, banues në fshatin Prezë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ushtruar vetëgjyqësi dhe ka goditur me grusht, shtetasin D.XH, vjeç 38 banues në Prezë. Nenet 277 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u refeuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.K, vjeç 20, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit, A.K, vjeç 47. Punohet për kapjen e G.K. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B, vjeç 50, banues në fshatin Bago, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin P.T, vjeç 50, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në Kavajë, ka kanosur shtetasen D.M, vjeç 52 banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.S, vjeç 57, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 5, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit R.K e E.K, banues në Tiranë, vjeç 26, 30, pasi dyshohet se në Thumanë, te rotonto nuk  janë bindur punonjësve të policisë rrugore në detyrë. Nenet 242 e 25 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.10.2017, në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, në banesën e shtetasit S.D, vjeç 73 ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 10.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.K, vjeç 77,  pasi dyshohet se nusja e djalit, F.K, vjeç 56 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.H vjeç 42, banues në fshatin Spathar, pasi dyshohet se më datë 09.10.2017, në Librazhd, në gjendje të dehur, ka dëmtuar me sende të forta mjetin tip “Volksvagen” shtetasit Sh.Ç, vjeç 64 banues në Librazhd. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për shtetasin M.O, vjeç 34 banues në fshatin Çorrota Skrapar, pasi dyshohet se në fshatin Drizë, me mjetin tip “Land Rover” u kap duke transportuar 1 m3.  lëndë drusore pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin G.S vjeç 23, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se afër fshatit Buqezë, Pogradec, në varkë, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 10.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.M, vjeç 21 pasi dyshohet se më datë 09.10.2017, në banesë, kunati A.B vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Devoll
Në vijim të informacionit paraprak datë 10.10.2017, ju informojmë se specialistët e
Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në
flagrancë të shtetasit:
S.S 41 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.10.2017, në fshatin Miras ky shtetas duke drejtuar një
karrocë që tërhiqej me kalë, ka goditur shtetasen L.K, 74 vjeçe, banuese në Miras e cila
për pasojë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Korçës.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin T.S vjeç 57 banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “Donika Kastrioti”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin P.H, vjeç 53, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen ‘’Barrikadë’’, ka kanosur, shtetasin D.S, vjeç 42, banues në Berat. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.P, vjeç 50, banues në fshatin Velabisht, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.  Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen P.DH, vjeç 31, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e mitur A.Dh dhe G.Dh, vjeç 4 e 8, të cilët i ka lënë te banesa e të dashurit B.S, në Berat. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasin L.P, vjeç 39, banues në Berat, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten, A.P, vjeç 35.

Komisariati i Policisë Fier
Në vijim të informacionit datë 17.09.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.O vjeç 18. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit S.T dhe A.K, vjeç 46 e 45, banues në Lushnjë dhe Divjakë, pasi dyshohet se në pronën e A.K, S.T me mjetet betoniere dhe mjetin presë tip “Iveko Magirus” pa targë u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Nenet 199/a/1 dhe 199/b të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasi E.RR, vjeç 27, banues në fshatin Babunjë Divjakë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka goditur me lopatë xhaxhain, shtetasin A.RR, vjeç 57, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Divjakë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në
flagrancë shtetasin:
S.Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike
ndaj babait të tij, shtetasit M.Xh, 81 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për
veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 10.10.2017, gjatë natës, në fshatin Rromës, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit  D.A, vjeç 39, ku kanë marrë mallra me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë  10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.K  vjeç 30, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se më datë 09.10.2017, në malin e fshatit, ka goditur me shkop shtetasen E.V, vjeç 39, banuese në këtë fshat. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, në lagjen “1 Maji”, kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit R.O, vjeç 71, ku kanë marrë 2 ora dore, 2 celularë dhe 1 varëse floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 09.10.2017, gjatë natës, në Selenicë, persona të pa identifikuar kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.RR, vjeç 68, i cili ndodhet në Greqi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethti Gjyqësor Vlorë, për shtetasit E.H e A.H, vjeç 26 e 32, banues në fshatin Novoselë, pasi dyshohet se në  Novoselë, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz” dhe kanë goditur me sende të forta, shtetasin K.M, vjeç 26, banues në Levan, Fier. Nenet 150 e 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Memaliaj
Ushtron dhunë fizike ndaj xhaxhait, arrestohet në flagrancë.
Më datë 10.10.2017, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.M, 26 vjeç, banues në Memaliaj.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi:
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta xhaxhain e tij shtetasin G.M, 41 vjeç, banues në Memaliaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më date 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit E.H e XH.H, vjeç 29, 39, banues në fshatin Markaj, Tropojë e Zejmen, pasi dyshohet se në Shënkoll, Xh.H ka fyer E.H dhe ky i fundit e ka kanosur. Nenet 119 e 84 të Kodit Penal

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetaset D.G e T.GJ, vjeç 53 e 49, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se, pranë pallatit, kanë goditur me grusht njëra tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.Z, vjeç 18, banues në fshatin Saxhak, Kurbin, pasi dyshohet se në një lokal i ka vjedhur një celular dhe nje shume lekesh, shtetasit K.K, vjeç 27, banues në Saxhak, të cilat ju bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2107, u arrestua në flagrancë shtetasi B.P, vjeç 46 banues në fshatin Adriatik, roje në shkollën e  fshatit, pasi dyshohet se në ambientet e shkollës, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 670 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit L.S, V.S e T.RR, vjeç 53, 39 e 21, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se në këtë fshat, L.S ka ndërtuar një objekt pa leje dhe dy shtetasit e tjerë e kanë ndihmuar. Punohet për kapjen e L.S. Nenet 199/a e 199/b të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen M.H, vjeç 58, banuese në fshatin Dobraç, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 11.10.2017, rreth orës 00:50,  ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në rrugë është dëgjuar një shpërthim i lehtë.
Menjëhere  në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës  ku kanë konstatur se:
Si pasojë e shpërthimit kishte  marrë flakë mjeti tip Volkswagen  në pronësi të shtetases F. K. 60 vjeçe,  banuese në lagjen "Vojo Kushi", me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore  Rajonale Shkodër.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës  bëri të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet  e para të kryera në vendngjarje  dyshohet  se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qënë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.
Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme,  dhe nuk ka patur dëme në njerëz.
Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.R vjeç 54, banues në fshatin Kakarriq, Lezhë, pasi dyshohet se më datë 09.10.2017, nëpërmjet telefonit ka kanosur dhe fyer, shtetasen T.K, vjeç 54, banuese në fshatin Pistull. Punohet për kapjen e A.R. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.10.2017 shtetasi A.B, vjeç 47, banues në Tiranë, kallëzon se në fshatin Kryezi, në banesë i kanë vjedhur  matësin elektrik dhe 7 ml. kabull elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Ç.T, vjeç 52, banues në Egç, Gruemirë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka fyer ish-bashkëshorten N.T vjeç 51 banuese në këtë fshat. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Shkodër, për shtetasin E.V, vjeç 22, banues në fshatin Kullaj, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën e këtij fshati, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin L.T, vjeç 79, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin J.M, vjeç 22 banues në fshatin Staravec, pasi dyshohet se në territorin e bashkisë Dibër, njësia administrative Tomin, në oborrin e banesës ju gjet  e kultivuar një fidan, bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe në banesë u gjetën 398.7 gr. lëndë narkotike e llojit Hashash, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Punohet për kapjen e J.M. Nenet 284 e 283 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 10.10.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 26, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në P K K Rinas, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pasaportë dhe një kartë greke, të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin amerikan L.M, vjeç 32, pasi dyshohet se më datë 07.10.2017, në ambientet e terminalit  aeroporti “Nënë Tereza”, i ka vjedhur një tabletë “Pro 3”, shtetasit irlandez J.B. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Neni 134/1 i Kodit Penal. 

Më datë 10.10.2017, në P K K Rinas, u ekstradua nga Anglia dhe ju dorëzua Drejtorisë Përgjithëshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim M.V, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.  Neni 134/2 i Kodit Penal.            

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 10.10.2017,  në afërsi të fshatit Dervician, është kapur shtetasi nga vendet “MENA”, M.M,  vjeç 32, lindur në Irak, i cili më datë 09.10.2017, në sektorin e Mullirit, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia. Në përfundim u procedua me Urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin H.F,  vjeç 44, banues në Dibër, pasi dyshohet se më datë 06.12.2016, me deklaratë noteriale, ka autorizuar shtetasin R.LL, për të shoqëruar djalin S.F, vjeç 15 në drejtim të Anglisë, i cili nuk është kthyer në Shqipëri, duke e braktisur atë. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, në P K K Morinë, u kap shtetasi në kërkim I.A, vjeç 29, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se më datë 12.08.2017, Komisariati i Policisë Nr. 5, Tiranë, e ka shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...