Elbasan/Pezullohen nga detyra 2 punonjës policie për shpërdorim detyre, lejuan pajisjen me pasaportë të 1 shtetasi në kërkim.

Elbasan/Pezullohen nga detyra 2 punonjës policie për shpërdorim detyre, lejuan pajisjen me pasaportë të 1 shtetasi në kërkim. elbasan

Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor proceduan penalisht 2 punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Elbasan me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimet rezultoi se punonjësit e Policisë Inspektor F.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit Elbasan dhe Inspektor K.J., me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Belsh, nëpërmjet kryerjes së veprimeve në kundërshtim të hapur me ligjin, lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit A.D., i dënuar me vendim gjykate dhe i shpallur në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi ndaj dy efektivëve të policisë masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 243 i Kodit Procedurës Penale.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka punonjës apo struktura të tjera në përfshirë në aktivitet të kundra ligjshëm.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...