Korçë, Informacion sqarues.

Korçë, Informacion sqarues.drejtoria e policise korce

Në lidhje me një shkrim të publikuar në disa media online, ku shfaqen pamje të një mjeti tip kamionçinë, në një rrugë të qytetit të Korçës, të ngarkuar me lëndë drusore ju bëjmë me dije se :

Nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, janë kryer gjithë verifikimet dhe veprimet e nevojshme proceduriale për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë, nga ku rezulton se:

Më datë 09.10.2017, shtetasi N.B, 54 vjeç, banues në Korçë, me profesion shofer, pronar i mjetit tip kamionçinë (të ilustruar në foto) ka qenë duke transportuar një sasi lënde drusore të llojit plep.

Ky i fundit është punësuar nga shtetasi DH.Z, i cili pas verifikimeve të kryera rezulton pronar i një sipërfaqe toke të mbjellë me plepa, ku për prerjen dhe transportimin e kësaj lëndë drusore, shtetasi DH.Z, zotëron edhe lejen nga Sektori i Pyjeve pranë Bashkisë Korçë, një kopje të së cilës e kishte edhe drejtuesi i mjetit.

Shtetasi N.B, po kryente transportimin e lëndës drusore nga fshati Bulgarec, në drejtim të disa magazinave në lagjen nr 9 të qytetit të Korçës ku do të bëhej edhe grumbullimi i saj. Në deklarimet e tij, ky shtetas është shprehur se rrugën e mësipërme në datën 09.10.2017, e ka përshkuar dy herë.

Bazuar në verifikimet e të gjithë dokumentacionit, rezulton se përsa më sipër nuk kemi të bëjmë me vepër penale të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...