Peqin, Kapet një person për veprën penale" Vrasja me dashje e mbetur në tentativë"

Peqin, Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim. (për video kliko mbi link)11peqin

Kapet dhe ndalohet nga policia autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në Lagjen “Xhami” Peqin

Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Peqin bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
 
K.C.,  41 vjeç banues në Peqin.
 
Ndalimi i tij, u bë në Peqin pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar, pasi më datë 06.10.2017, në Lagjen “Xhami” Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në  Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
 
 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...