Sarandë, Në zbatim të Plan-Operacionit ''Vjeshtë 2017''

Sarandë, Në zbatim të  Plan-Operacionit ''Vjeshtë 2017'' d.p.p.v

Sekuestrohet llogari bankare me vlerë 187.000 Euro!

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Komisariatin e Policisë Sarandë në vijim të punës së tyre për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  Planin-Operacional ''Vjeshtë 2017'', me qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të përfituara në mënyrë të paligjshme, kanë sekuestruar një llogarie bankare me vlerë 187.000 Euro.

Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është kryer më datë 11.10.2017, në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Llogaria bankare i përket shtetasit J.G., 46 vjeç, banues në Finiq, Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...