Bulqizë, Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku nga persona të pa identifikuar u dhunuan dy shtetas, punonjës në një firmë Hec-i.

d.v.p diber

Bulqizë

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku nga persona të pa identifikuar u dhunuan dy shtetas, punonjës në një firmë Hec-i.

Pas një pune të mirëoganizuar dhe intensive u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të cilët ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve

Arrestohet në flagrancë nga Policia një shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

Shoqërohen në Komisariatin e Policisë 8 shtetas të tjerë

Ngjarje e ndodhur :

Rreth orës 17.00 datë 10.10.2017 salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë është njoftuar nga spitali i Bulqizës se kanë ardhur për të marrë ndihmë mjekësore  dy shtetas.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në ambientet e spitalit ku kanë konstatuar duke marrë ndihmë mjekësore shtetasit G.B, 50 vjeç, banues në Elbasan, dhe shtetasin I.R, 45 vjeç, banues në Durrës, punonjës në një firmë Hec-i.

Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë deklaruar se sëbashku me tre punonjës të tjerë në vendin e quajtur 'Liqeni i Bardhë', Valikardhë-Bulqizë, janë dhunuar me sende të forta  nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar dhe me armë zjarri në ajër.

Dy shtetasit e mësipërm janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa tre të tjerët nuk kanë marrë asnjë dëmtim.

Menjëherë pas deklarimeve të marra Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga specialistët e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

G.L, 44 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se ka dhunuar shtetasit G.B dhe I.R.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.L, A.L, R.S, (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë model 56.

Si dhe janë konstatuar dëmtime të pjesshme në xhamat e dy mjeteve.

Vijojnë  hetimet për zbardhje e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e personave që janë shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...