Durrës. Policia vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Durrës. Policia vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia-durres

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Krimet e Rënda dhe Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës arrestojnë shtetasin D.K, I dënuar me 9 vjet e 7 muaj burg.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:

• D.K.42 vjeç, lindur në Shijak dhe  banues në Durrës.

Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale" Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore", " Shkatërrim prone me pasoja të rënda",
"Trafikim të lëndëve narkotike "," Krime me armë kundër personit", " Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike"  dhe" Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...