Sarandë, Policia Kufitare Sarandë sekuestron 8 kilogram lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa!

Sarandë, Policia Kufitare Sarandë sekuestron 8 kilogram lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa! 12sarande

Më datë 11.10.2017 prej shërbimeve të Policisë Kufitare të Sarandës në Qafë Botë, në vendin e quajtur ''Lugina e Shkëmbit të Bufit'', në afërsi të Konispolit, është vërejtur një shtetas i cili ecte në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të Kufirit Grek.

Ky shtetas sapo ka parë forcat policore ka braktisur gomën e mjetit në tokë dhe është larguar për tju shmangur forcave Policore të Kufirit duke përfituar edhe nga errësira.

Në përfundim të hetimit dhe verifikimt  të gomës së gjetur është konstatatuar se në brendësi të saj  kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa , me peshë totale prej 8 kilogram.

Prej shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me strukturat Policore të Komisariatit Sarandë, të G.L.O-së, dhe Policisë Greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ''Trafikim i lëndëve  narkotike, mbetur në tentativë'', të parashikuar nga neni 283/a e 22  i Kodit Penal.

12sarande1

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...