Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 12 tetor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 7 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:
3 persona për Narkotikët dhe 1 person për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

5 persona në kërkim.

6 persona për veprën penale “Vjedhja”

1 person për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”

1 person për veprën penale “Falsifikimi”

1 person për veprën penale “Kontrabanda”

1 person për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksone publike”

1 person për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”

1 person për veprën penale “Shpërdorim detyre”

Janë sekuestruar:
Rreth 343 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa, bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
6 armë zjarri, 146 fishekë, 7 granata, 7 krehër, 2 gëzhoja,
1 kaçavidë, 2 sharra, 1 shkop bejsbolli.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 89 persona.


Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1-Lezhë, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar " Kolsh "

Sekuestrohen 335 kg lëndë narkotike Mariuanë  në proçes tharjeje.

Asgjësohen me anë të djegies 468 bimë narkotike cannabis sattiva

Arrestohen 2 shtetas në flagrancë dhe shpallet 1 në kërkim të dyshuar  si kultivues të
bimëve narkotike dhe posedues të  lëndës narkotike

Arrestohet edhe Kryetari i Fshatit, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor   për veprat  penale " Moskallzim krimi" "Shpërdorim detyre"

2-Tiranë, Finalizohet me sukses operacioni i koduar " Riprogramuesit"

Goditet një grup i strukturuar kriminal që vidhte automjete në disa qytete.

Sekuestrohen 2 armë zjarri e 1 armë gjahu si dhe sende që i përdornin për të kryer vjedhjet.

Në pranga 3 anëtarët e grupit kriminal.

3-KOLONJË, Policia Kufitare finalizon me sukses operacionin antikontrabandë të ndjekur me metoda speciale të hetimit, të koduar “Pepellashi”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili u kap me 9 krerë bagëti të trasha, të dyshuara si kontrabandë.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...