Fier, Patrulla e policisë parandalon dhunën që pronari i një lokali po ushtronte ndaj punonjëses së tij.

Fier, Patrulla e policisë parandalon dhunën që pronari i një lokali po ushtronte ndaj punonjëses së tij. d.p.fier

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Gjatë shoqërimit, autori ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata.

Speciastët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-E.M, 28 vjeç, banues në lagjen "11 Janari" Fier.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke dhunuar (rrahur) në rrugë shtetasen N.Sh, 35 vjeçe, e punësuar në lokalin e tij në rrugën "Ramiz Aranitasi", Fier.

Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, shtetasi E.M. i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga Neni 236 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...