Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Tetor 2017

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË 01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Tiranë

Procedohet penalisht një mjek endrokrinolog për shpërdorim detyre dhe shpallet në kërkim një tjetër mjek kardiolog për ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Në bazë të filmimeve të emisionit investigativ "Stop", shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë proceduan penalisht për shpërdorim detyre shtetasin :

TH.F 59 vjeç, banues në Tiranë (mjek endokrinolog).

Gjithashtu u shpall në kërkim për ushtrim të ndikimit të paligjshëm shtetasi :

- F. P., 46 vjeç, banues në Tiranë (mjek kardiolog), pasi për të nxjerrë në kemp shtetasin S. N., i ka marrë shumën prej 1 milion lekë të vjetra.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Th.F., për veprën penale "Shpërdorim detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndërsa për shtetasin F. P., për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm", parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2017, u ndalua shtetasi E.T, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, duke u hequr si punonjës policie i premtuar se do ta ndihmonte për përfitimin e një prone, ka përvetësuar një shumë lekësh nga shtetasja E.A vjeç 64, banuese në Tiranë. Nenet 143/2, 180 e 246 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për përplasjen e mjetit tip “Peugeot”, i larguar nga vendngjarja, me motorin tip “Super X”, me drejtues shtetasin R.B, më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për drejtuesin e mjetit K.D, vjeç 28, banues në Tiranë, me leje drejtimi, i dënuar më parë. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.S dhe F.G, vjeç 32 e 40, banues në Tiranë, të dënuar më parë, pasi dyshohet se në në Yzberisht, A.S duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me motorin tip “Lifan”, pa targë me drejtues F.G pa leje drejtimi, i cili është aksidentuar dhe pas mjekimit u largua pa probleme për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.P, vjeç 38, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, te sheshi “Uillson”, duke drejtuar mjetin taxi, tip “Hyndai” ka aksidentuar këmbësoren I.P, vjeç 66 banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë mjekimin, ka dalë nga spitali. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 17, pasi në rrugën “Berisha”, Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Piaggio”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 22 banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur punonjësve të policisë për të ndaluar dhe pas verifikimit rezulton se, i është hequr leja e drejtimit. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Durrës

Policia e Durrësit vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Krimet e Rënda dhe Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës arrestojnë shtetasin D.K i dënuar me 9 vjet e 7 muaj burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:

D.K 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës.

D.K ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale" Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore", " Shkatërrim prone me pasoja të rënda", "Trafikim të lëndëve narkotike "," Krime me armë kundër personit", " Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike" dhe" Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.D, vjeç 39, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në rrugën “Iliaz Kosova”,  tregtonte gaz të lëngshëm pa dokumentacionin përkatës.  Me cilësinë e provës materiale u bllokuan disa bombola gazi të mbushura, një peshore si dhe një pompë mbushëse. Nenet 178, 180, 181 e 170/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në

bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Peqin bënë ndalimin e shtetasit

në kërkim:

K.C 41 vjeç banues në Peqin.

Ndalimi i tij, u bë në Peqin pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar, pasi më datë 06.10.2017, në Lagjen “Xhami” Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër pastrimit të parave

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasit R.SH, B.SH, K.SH dhe E.SH, vjeç 39, 43, 69 e 44, banues në Pogradec, bazuar në nenin 287 të Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit

Më datë 11.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T vjeç 54, banues në Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volzvagen”, ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor Pogradec, duke ju afruar 500 lekë për shmangien e masës administrative. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti e lekët. Neni 244 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin B.Ç invalid, vjeç 69, banues në fshatin Spolat, Lushnjë, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor Pogradec, duke ju afruar 500 lekë për shmangien e masës administrative. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti e lekët. Neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Maliq

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

M.T 47 vjeç, banues në Zvezdë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 11.10.2017, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Sovjan, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz” është përfshirë në një aksident me mjetin tip traktor bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin S.M, 70 vjeç, banues në Sovjan. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e

rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.M vjeç 49 banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi dyshohet se afër Bilishtit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin R.H, vjeç 24, banues në fshatin Vashtëmi, pasi dyshohet se në lagjen nr. 10, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Lançia”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.M, vjeç 30 banues në Korçë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin D.A vjeç 48 banues në fshatin Bilçë, pasi dyshohet se në fshatin Bilçë, gjatë kontrollit në një lokal, u gjet duke ushtruar aktivitet të lojërave të fatit, me certifikatë regjistrimi të një subjekti që dyshohet se është e falsifikuar. Nenet 186/1, 197, 198, 180 e 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 24, banues në Vlorë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Neni 183 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.B, vjeç 57, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 11.102017, ka bërë kallëzim shtetasi S.R, vjeç 70, banues në Vlorë, se i ka nje shume eurosh hua dhe nuk ia jep. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 29 banues në Vlorë, pasi në rrugën ‘’Gjergj Kastrioti’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi e dokumente siguracioni, mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit P.M e A.C vjeç 55 e 29, banues në Tepelenë, ish regjistrues e hartograf në ZVRrPP Tepelenë, pasi dyshohet se shtetasi S.Ç, vjeç 77 banues në fshatin Memaliaj, ka kallëzuar se në fshat, në mënyrë të paligjshme kanë regjistruar në emër të një personi tjetër, duke e pajisur me certifikatë pronësie, 5000 m² tokë arë, e përfituar me ligjin nr. 7501, “Për Tokën”. Neni 248 i Kodit Penal. 

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Lushnje

Policia identifikon brenda pak orësh autorët e ngjarjes së mbrëmshme në Lushnje

dhe i shpalli në kërkim; janë me precedente penalë.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në qytetin e Lushnjes, në vendin e quajtur

“Kryqëzimi i Urës së Përroit“ ku u qëlluan me armë zjarri e për pasojë kanë gjetur

vdekjen shtetasit Z.L, 26 vjeç, banues në Lushnje, dhe J.H, 26 vjeç, banues në

Lushnje si dhe u plagosën 2 persona të tjerë, grupi i posaçëm hetimor zbardhi

autorësinë dhe shpalli në kërkim 2 persona.

Me marrjen e njoftimit nga ana e Komisariatit të Policisë Lushnje u organizua puna

dhe u ngritën menjëherë pika kontrolli nëpër kryqëzimet, hyrjet dhe daljet në qytet

me qëllim kapjen e autorëve.

U njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Berat e Durrës me qëllim ngritjen e pikave

të kontrollit në akset rrugore.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u kryen veprimet e

mëposhtme: si kqyrja e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e

provës materiale gëzhoja si dhe një pistoletë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës,

shtetasit Z.L.

Grupi hetimor sekuestroi si prova materiale pamjet filmike në dy biznese në afërsi të

vendit të ngjarjes.

Rreth orës 19:15, në parcelat e fshatit Çukas, në krahun e majtë të rrugës nacionale

Lushnje-Berat, u gjet i djegur një automjet tip Mercedes-Benz.

Në brendësi të tij u konstatuan dhe u sekuestruan 3 armë zjarri dhe një fishek i

paplasur.

Kqyrja e mëtejshme e automjetit për të përcaktuar numrin e shasisë po vijon në

Komisariatin e Policisë Lushnje.

Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve qe ka mbledhur grupi hetimor, pjese e të

cilit ishin edhe Drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se

ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e

Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 shtetas.

Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë shtetasit L.H dhe O.B të shpallur në kërkim për

kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe

“Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Dyshohet se autorët e mundshëm edhe të ngjarjes së djeshme janë shtetasit në

kërkim L.H dhe O.B. Po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre.

Policia e Shtetit duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin i fton ata të

telefonojnë në numrin 129 për çdo informacion apo paligjshmëri që konstatojnë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Lezhë

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar " Kolsh "

Sekuestrohen 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharjeje.

Asgjësohen me anë të djegies 468 bimë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen 2 shtetas në flagrancë dhe shpallet 1 në kërkim të dyshuar si kultivues të bimëve narkotike dhe posedues të lëndës narkotike.

Arrestohet edhe Kryetari i Fshatit, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor   për veprat penale " Moskallzim krimi" "Shpërdorim detyre".

Me date 10.10.2017 , nga forcat Policore te Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proçeduriale të ndjekur, bazuar në te dhena policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh"

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike , shtetasit:

B.B, 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri- Kolsh në Lezhë

A.L 32 vjeç, banues fshatin Lalm i Ri - Kolsh në Lezhë

Gjithashtu , si i dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm - Kolsh në Lezhë.

Në lidhje me këtë rast , u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B.P 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri - Kolsh në Lezhë , me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë për veprat penale " Shpërdorim detyre" "Moskallzim krimi " parashikuar nga nenet 248/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm - Kolsh në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.B u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa.

Në ngarkim të shtetasit B.B veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasve A.L dhe A.P. veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike""Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.10.2017, në aksin rrugor Fushë Milot-Mamurras, janë përplasur mjetet tip “Benz”, me drejtues shtetasit M.D, GJ.N e I.I për pasojë është aksidentuar lehtë pasagjeri N.SH, vjeç 70, banues në Fanë, Mirditë, i cili pas mjekimit në spital u largua pa probleme për jetën. U mor masë administrative.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimeve ndaj pronës

Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 11.10.2017, rreth orës 00:50, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në rrugë është dëgjuar një shpërthim i lehtë.

Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës ku kanë konstatur se:

Si pasojë e shpërthimit kishte marrë flakë mjeti tip Volkswagen në pronësi të shtetases F. K. 60 vjeçe, banuese në lagjen "Vojo Kushi", me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qënë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.

Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, dhe nuk ka patur dëme në njerëz.

Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin R.A, vjeç 17, pasi dyshohet se  në lagjen nr. 3, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Sarandë

Policia Kufitare Sarandë sekuestron 8 kilogram lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Më datë 11.10.2017 prej shërbimeve të Policisë Kufitare të Sarandës në Qafë Botë, në vendin e quajtur ''Lugina e Shkëmbit të Bufit'', në afërsi të Konispolit, është vërejtur një shtetas i cili ecte në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të Kufirit Grek.

Ky shtetas sapo ka parë forcat policore ka braktisur gomën e mjetit në tokë dhe është larguar për tju shmangur forcave Policore të Kufirit duke përfituar edhe nga errësira.

Në përfundim të hetimit dhe verifikimit të gomës së gjetur është konstatatuar se në brendësi të saj  kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa , me peshë totale prej 8 kilogram.

Prej shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me strukturat Policore të Komisariatit Sarandë, të G.L.O-së, dhe Policisë Greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ''Trafikim i lëndëve  narkotike, mbetur në tentativë'', të parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin K.K, vjeç 32, banues në Konispol, pasi dyshohet se   në Konispol, në katin e pare të ndërtesës në pronësi, u gjetën të vendosur dy monitor që shërbejnë për loto sport. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.R, vjeç 51 banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në rrugën “Kuvajti”, ka pushtuar oborrin para pallatit dhe ka kanosur shtetasin B.D vjeç 62, banues në Tiranë. Nenet 200 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.J, vjeç 47 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ushtron dhunë psikologjike ndaj vajzës së mitur K.J vjeç 15, banuese në Tiranë, për të cilën u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen G.C vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorti S.C, vjeç 46, banues në Tiranë, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.D, vjeç 54 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.10.2017, në rrugën “Babë Rexha”, ka kanosur për jetën shtetasin GJ.K, vjeç 75, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.SH, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë mjetin tip “Opel”, shtetasit A.A, vjeç 41, banues në Tiranë, duke mos ia kthyer. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D, vjeç 39 banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh, shtetasit A.M, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Isuf Elezi”, është kapur duke vjedhur inerte në kontenierët e mbetjeve që ka vendosur bashkia. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.K, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te fusha e Aviacionit, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike, e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases B.D më datë 10.10.2017, u gjet dhe dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit E.N, më datë 11.10.2017, ky shtetas ka deklaruar se është larguar me dëshirë dhe nuk ka probleme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për vlerësim.  

Më datë 11.10.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen F.H, vjeç 52, pasi dyshohet se bashkëshorti F.H, vjeç 63, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve G.SH e A.P, vjeç 27 e 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” me rrugën “Siri Kodra”, A.P ka pushtuar një sipërfaqe toke, në të cilën G.SH ka kryer një ndërtim pa leje. Nenet 199/a e 200 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.M, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, ka plagosur lehtë me grusht e shkelma, shtetasen B.D, vjeç 21, banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, shtetasi D.M, vjeç 22, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 10.10.2017, në rrugën ”Ibrahim Rugova”, është goditur në fytyrë nga drejtuesi i një mjeti tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.L, vjeç 58, banues në rrugën ”Don Bosko”, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua, vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, shtetasi G.M, vjeç 39, banues në Tiranë kallëzon se më datë 10.10.2017, gjatë natës, në rrugën e Durrësit, pranë banesës, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë

Finalizohet operacioni "Riprogramuesit".

Goditet grupi i cili vidhte automjete duke rikoduar çelësin e kuadrit.

Sekuestrohen 2 armë zjarri e 1 armë gjahu si dhe sende që i përdornin për të kryer vjedhjet.

Në pranga tre shtetas.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Riprogramuesit”, në kuadër të të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-L.I 28 vjeç, banuese në Laç

-I.Ç (Seli), 25 vjeç, banuese në Laç

-G.S 33 vjeç, banues në Laç

Rreth orës 01:00, të datës 11.10.2017, Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë konstatuar në flagrancë shtetasit I.Ç dhe L.I , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMW seria 3, në pronësi të shtetasit A. K.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale

Një kaçavidë.

Një sharrë hekuri.

Një pult automjeti e markës BMW.

Një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve).

Nje çip elektronik çkodimi.

Dy aparate telefonik

Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik “EDILOCK” për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasve I.Ç dhe G.S (vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Nje armë automatike e modelit 56, me një krehër dhe 20 fishekë

Një armë gjahu teke marka Ruse.

Një pistoletë e markës “EKOL Firat Magnum”

Katër targa automjetesh të lëshuara nga Republika e Shqipërisë

Një targë automjeti e lëshuar nga Shteti Gjerman

Një sharrë dore me bisht druri me lamë prerëse hekuri

Dy aparate elektronike multimetër

Një aparature elektronike me shënimin “Tone Generator”

Pesë HHD me kapacitete të ndryshme matëse

Një autoradio

Dy automjete të markës Mercedes Benz

Një automjete i markës BMW

Një sasi prej 3000 mijë Euro dhe 76 000 Lekë

Shtetasit e sipërpërmendur dyshohen të jenë autorë të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në vende dhe kohë të ndryshme në juridiksionin e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, si më poshtë vijojnë:

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3:

Më datë 08.01.2017, në rrugën “Shkodra”,kanë vjedhur automjetin e markës BMW X6, në pronësi të shtetasit E. H.

Më datë 14.06.2017, në rrugën “Kastriotët”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. Z.

Më datë 15.07.2017, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit R. Z.

Më datë 28.07.2017, në rrugën “Turan Pash Përmeti”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. H.

Më datë 02.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. P.

Më datë 09.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit A.Z.

Më datë 12.09.2017, në rrugën “Marubi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit T. F.

Më datë 20.09.2017, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit B. P.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6:

Më datë 28.04.2017, në rrugën “Stefan Shundi”, kanë vjedhur automjetin e markës, në pronësi të shtetasit G. G.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Kavajë;

Më datë 10.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit S. B.

Më datë 13.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur dy automjete të markës BM X5, në pronësi të shtetasve K. Sh. dhe T. K.

Në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës;

Më datë 13.08.2017, në Shkallnur Durrës , kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. K.

Më datë 13.08.2017, në lagjen 13, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit F. Ç.

Vazhdon puna për grumbullimin e provave dhe fakteve ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmedur për veprat penale “Vjedhja në bashkëpunim”, “Vjedhja e mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioni”, parashikuar nga Nenet 134/2, 134/22 dhe 278/3, të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për goditjen me pëllëmbë të shtetasit G.M, më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.H, vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.U, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një shkop bejsbolli. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.M, pasi dyshohet se në rrugën “Siri Kodra”, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.M, A.M e M.B vjeç 25, 40 e 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në linjën e urbanit Tirana e re, në bashkëpunim, i kanë vjedhur portofolin me një shumë lekesh, shtetasit R.H vjeç 77, banues në Peqin. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 11.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen e mitur M.Gj, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëna M.L, vjeç 28, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.10.2017, në rrugën “Riza Cerova”, në banesë, ka vdekur shtetasi F.R, vjeç 67. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.L, vjeç 28, banuese në Tiranë, me probleme mendore, pasi dyshohet se në banesë, ka keqtrajtuar fëmijën e mitur M.GJ. Neni 124/b i Kodit Penal.

Tiranë

Keqtrajtojnë, ofendojnë dhe dënojnë në ambientet e brendshme të shkollës, nxënësit më probleme të shëndetit mendor.

Procedohen penalisht mësuesit.

Në bazë të pamjeve filmike të shfaqura në emisionin investigativ "Fiks Fare", shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë proceduan penalisht shtetasit :

- D.K., 56 vjeçe, me profesion mësuese.

- M.Ç., 45 vjeçe , me profesion mësuese.

- G.Ç., 59 vjeç, me profesion mësues.

- M.H., 28 vjeçe, me profesion mësuese.

- E.M., 43 vjeçe, me profesion mësuese.

- E.Gj., 40 vjeçe, me profesion mësues.

- V.K.,44 vjeçe, me profesion mësuese.

- N.Sh., 60 vjeçe, me profesion mësuese.

- E.T., 55 vjeçe, me profesion mësuese.

- K.F., 40 vjeçe, me profesiom mësuese.

(Të gjithë banues në Tiranë).

Shtetasit e lartpërmendur, me profesion mësues, në ambientet e brendshme të shkollës "Luigj Gurakuqi", keqtrajtonin, ofendonin dhe dënonin nxënësit me probleme të shëndetit mendor.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Keqtrajtim i të miturit", parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjet e shtetasit T.N, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasja H.M, vjeç 54, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës saj, I.M, vjeç 27, banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P.H, pasi dyshohet se më datë 10.10.2017, ka therur një bagëti, në tokën e shtetases H.B, vjeç 54, banuese në fshatin Zall bastar. Neni 150 i Kodit Penal.

Informacion paraprak

Më datë 11.10.2017, në rrugën “4 Dëshmorët”, një shtetas duke lëvizur me biçikletë, aksidentalisht  është rrëzuar dhe gjatë transportit në spital, ka ndërruar jetë. Mendohet se vdekja ka ndodhur nga shkaqe natyrale. Punohet për identifikimin e të ndjerit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për kallëzimin e shtetasit K.M, se në banesë i kanë vjedhur matësin e energjisë elektrike, më datë 11.10.2017, nga verifikimet e kryera rezulton se, banesa është faturuar si abonent afrove, pasi mungonte matësi elektrik dhe nuk ka jetuar asnjë familje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për vlerësim.  

Më datë 11.10.2017, në IEVP Burrel, u ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e arrestuar A.H, vjeç 50, banues në Frutikulturë Kamëz, e cila e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose të impulseve telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, më datë 11.10.2017, u gjetën shtetasit në kërkim, L.T, M.T, H.T. dhe A.T, vjeç 37, 15, 13 dhe 11, të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa me dëshirën e tyre. Fëmijët iu dorëzuan babait. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit I.A, më datë 10.10.2017, u kap dhe deklaron se është larguar me dëshirë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.D, vjeç 30 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Paskuqan, te banesa e shtetasit XH.B, vjeç 51, banues në Tiranë, ka tentuar ta marrë me forcë në mjetin e tij e më pas është larguar, si dhe gjatë shoqërimit ka dëmtuar derën e ambientit të Komisariatit Policisë. Nenet 110, 22 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit I.P, vjeç 34 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, E.K, vjeç 38 banuese në Athinë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.V, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, përndjek dhe ofendon nëpërmjet telefonit, shtetasen A.M, vjeç 28, banuese në Tiranë. Neni 121 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur A.I vjeç 15, pasi dyshohet se në ambientet e nje shkolle gjatë pushimit, i ka vjedhur një telefon të markës “IPHONE 4S” dhe një portofol bosh, nxënësit A.B, vjeç 15. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.Ç vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “3 Dëshmorët”, me vetëgjyqësi, ka mbyllur portën e  jashtme të banesës të përbashkët dhe nuk ka lënë të hyjë, vëllanë L.Ç vjeç 51 banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 11.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh, vjeç 16, banues në fshatin Marikaj, pasi dyshohet se në banesë, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 4 vazo me bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 11.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.XH, vjeç 33, banues në fshatin Kryzi, pasi në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, në Golem, shtetasi XH.H, përfaqësues i nje shoqerie private në vitin 2012, i ka shitur një apartament shtetasit GJ.GJ, vjeç 57, banues në Mamurras, të cilin, në vitin 2006, ja ka shitur edhe shtetasit H.RR, vjeç 24, banues në Vlorë. Përfaqësuesi i firmës së ndërtimit, shtetasi XH.H, rezulton i dënuar me burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Më datë 11.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 25, banues në Golem, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, M.K, vjeç 52, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 i KP.

Më datë 11.10.2017 në plazhin e Golemit, shtetasja M.F vjeç 45, banuese në Tiranë, ka konstatuar se i kanë vjedhur banesën, ku i kanë marrë 1 televizor dhe 1 kondicioner. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 11.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.B vjeç 33 banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Neni 278/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit T.M, më datë 11.10.2017, u gjet  dhe dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e  tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.D, vjeç 17, pasi dyshohet se, pas një konflikti, ka plagosur lehtë me grusht e  shkelma shtetasin E.I, vjeç 17. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen F.SH, vjeç 57, banuese në Durrës, pasi dyshohet në lagjen nr. 1, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtje së menjëhershme, për shtetasin H.M vjeç 35, banues në Durrës, pasi dyshohet se kushëriri Ll.M, vjeç 57, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.10.2017, në lagjen nr. 16, një person ka marrë mjetin tip “Opel Corsa”, me çelësa në kuadër, në pronësi të shtetasit F.N, vjeç 59, banues në këtë lagje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.B, vjeç 46, banues në Sukth i Ri, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet thirrjeve telefonike e mesazheve, ka shqetësuar shtetasin I.D, vjeç 51, banues në Tiranë, i cili ka bërë kallëzim. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.M, F.M, LL.M e XH.M, vjeç 22, 17, 57 e 36, banues në Durrës, Rrëshen e Durrës, pasi dyshohet se në  lagjen nr. 15, pas një konflikti të çastit, kanë plagosur lehtë me sende të forta, njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.V, vjeç 30, banues në Krujë, pasi dyshohet se në lagjen Nr.1, Krujë, ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin B.H, vjeç 63, banues në Krujë. Nenet 84 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin P.D, vjeç 34, banues në Tapizë, pasi dyshohet se në fshatin Tapizë, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, në fshatin Arameras, Fushë-Krujë, te banesa e shtetasit Y.J vjeç 29 janë aksidentuar nga porta e jashtme, shtetasja G.Z, vjeç 19, banuese në Fushë-Krujë, dhe e mitura R.J, të cilat ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Cërrik

Cërrik

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.

Kapen dhe ndalohen nga policia dy shtetas për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim:

E.M 19 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë,Njësia Administrative Gostimë Cërrik.

D.M, 41 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë, Njësia Administrative Gostimë Cërrik.

Ndalimi i tyre, u bë gjatë ditës së sotme në fshatin Shtëpanjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 07.10.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Këta shtetas, më datë 11.09.2016 në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe me një shtetas tjetër ndaj të cilit po punohet për kapjen e tij, në aksin rrugor Cërrik – Gramsh, në fshatin Banjë, dyshohen të kenë dhunuar rojen e automjeteve të një firme, shtetasin M.C., 56 vjeç banues në Gramsh.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 11.10.2017, shtetasi B.D, vjeç 34, banues në fshatin Gurrë, ka kallëzuar se në Librazhd, në lokalin “Fast food” në pronësi, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.B, vjeç 47, banues në Belorta, pasi dyshohet se më datë 10.10.2017, i biri, shtetasi i mitur K.B, vjeç 13, ka bërë kallëzim se nuk e ka pranuar në banese prej katër ditësh. Neni 125 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.K, vjeç 46 , banues në lagjen nr. 7, pasi dyshohet se në lagjen nr. 7, duke drejtuar  mjetin tip “Benz ”, i larguar nga vendngjarja, është përplasur me mjetin tip “Benz“,  me drejtues shtetasin A.M vjeç 48 banues në  lagjen nr. 8, ku ka patur dëme materiale. Neni 273 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.H vjeç 52, banues në fshatin Bregas, invalid, pasi dyshohet se , ka njoftuar në Sallën e Komandimit Korçë, se në banesë ka granata dhe municione të mbetura nga viti 1997. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 granata, 120 fishekë model 56 dhe 6 krehër automatiku model 56. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.A., vjeç 36, pasi dyshohet se bashkëshorti M.A, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin H.K vjeç 63, banues në fshatin Miras, pasi dyshohet se më datë 10.10.2017, në Miras, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.D vjeç 47 banues në fshatin Stropan, pasi dyshohet se në fshat, për motive pronësie, ka kanosur shtetasin S.B, vjeç 75. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 10.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.D, vjeç 51, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se bashkëshorti A.D, vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin I.B, vjeç 34, banues në fshatin Selcë e Poshtme, pasi dyshohet se më datë 10.10.2017, në Selcë e Poshtme, ka kanosur shtetasin M.B, vjeç 40, banues në këtë fshat. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasen V.M, vjeç 44 banuese në fshatin Dardhas, pasi dyshohet se në fshat, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasen L.H, vjeç 54. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.A, vjeç 38 banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, ka vjedhur baterinë dhe kasetofonin në automjetin tip “Seat” pronë e shtetasit K.G, vjeç 31, banues në Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.K, vjeç 35, banues në lagjen “Jani Vruho”, pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit policisë në detyrë dhe nga kontrolli u konstatua i ndërtuar një objekt, pa leje. Nenet 199/a e 242 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi dyshohet se në pyllin e fshatit Velçan, Sinjë, janë gjetur të prera 10 m3 dru zjarri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin S.Z, vjeç 39, banues në fshatin Tozhar, Poliçan, pasi dyshohet se afër banesës po bënte një ndërtesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Fier

Patrulla e policisë parandalon dhunën që pronari i një lokali po ushtronte ndaj punonjëses së tij.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Gjatë shoqërimit, autori ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata.

Speciastët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.M 28 vjeç, banues në lagjen "11 Janari" Fier.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke dhunuar (rrahur) në rrugë shtetasen N.Sh, 35 vjeçe, e punësuar në lokalin e tij në rrugën "Ramiz Aranitasi", Fier.

Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, shtetasi E.M i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga Neni 236 i Kodit Penal.

Fier

Drejtonte makinën pa leje drejtimi dhe nuk i bindet punonjësve të policisë për të ndaluar, ndiqet dhe arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

H.B, 34 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur "Rotondo e Sheqit" Fier është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar mjetin tip Benz, pa leje drejtimi.

Ky shtetas nuk i kishte qëndruar patrullës së policisë rrugore në aksin rrugor Lushnjë–Fier dhe më pas u bë i mundur ndalimi i tij në vendin e quajtur "Rotondo e Sheqit" Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 10.10.2017, në lagjen “Isa Boletini”, është tentuar të digjet me lëndë djegëse, benzinë, automjeti i parkuar tip “Volksvagen”, në pronësi të shtetasit V.LL, vjeç 62, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Nenet 151 e 22 të Kodit Penal.

Selenicë-Vlorë

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit të cilët kryejnë vepra penale.

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Vjedhja, e kryer në

bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

Efektivët e Stacionit Policor Selenicë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të

shtetasit :

A.B 19 vjeç, banues në Selenicë.

Shtetasi A.B më datë 11.10.2017 rreth orës 02:30, në lagjen “Partizani” në fshatin Selenicë, sëbashku me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit N.Dh., 52 vjeç, duke hyrë nga dritarja e një prej dhomave të banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 134, 25 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.10.2017, në fshatin Trevllazër, janë djegur 70 rrënjë ullinj, pronë e shtetasve B.L dhe N.L, vjeç 58 dhe 80, banues ne fshatin  Trevllazër. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 11.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ vjeç 53, banues në lagjen “Isa Boletini”,  pasi në rrugën Transballkanike, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit N.S e H.F vjeç 42 e 39, banues në fshatin Gorishovë Fier e Berdenesh, pasi dyshohet se në Berdenesh, kanë goditur me shkopinj me njeri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 11.10.2017, gjatë natës, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, është vjedhur dyqani ushqimor i shtetasit A.A vjeç 53 banues në Tepelenë, ku kanë marrë mallra me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Memaliaj.

Tenton të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të rritur, ndalohet autori.

Më datë 11.10.2017, nga shërbimet e Stacionit u bë ndalimi i shtetasit :

K.A 56 vjeç, banues në fshatin Rabie, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Më datë 10.10.2017, shtetasi i mësipërm ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen V.F, 59 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin L.L, vjeç 54, banues në Gajush, pasi dyshohet se në Gajush, në tokën e tij, është konstatuar se kishte ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kurbin, për shtetasin D.Z, vjeç 21 banues në Laç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësin e policisë, gjatë kryerjes së veprimeve me vëllain e tij, shtetasin O.Z. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin H.SH, vjeç 71, banues në Tiranë dhe Fushë Milot, pasi dyshohet se djali P.SH vjeç 37 banues në Tiranë, ka kallëzuar se te banesa e babait në Fushë Milot, prej tre vitesh ka lënë të parkuar mjetin tip “BMV”, në pronësi të vjehrrit dhe kur ka vajtur të marrë mjetin, i ati me vetëgjyqësi, nuk e ka lënë të marrë mjetin. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin GJ.N vjeç 72 banues në Katund i Vjetër, Rubik, pasi dyshohet se në fshatin Katund i Vjetër, është konstatuar duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 11.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.P, vjeç 27, pasi dyshohet se ish-vjehrri I.P vjeç 59,ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.B, vjeç 53, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 10.10.2017, me vetëgjyqësi për një shumë parash borxh, tek një lokal, është konfliktuar me pronarin e lokalit V.V, vjeç 37, banues në Shkodër. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.K, vjeç 44, banues në Vau Dejes, pasi dyshohet se në Qafë Koman, u kap me kamionin  tip “Benz” duke transportuar 5 m³ lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin N.M, vjeç 15, pasi dyshohet se më datë 10.10.2017, ka  thyer  xhamat e një shkolle 9-vjeçare. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e kamionçinës tip “Benz”, të shtetasit A.C, më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit U.T e A.K, vjeç 49 e 36, banues në Dibër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin D.A vjeç 26, banues në Kukës, pasi dyshohet se në lagjen e Re, Kukës, po kryente punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin R.H vjeç 73 banues në fshatin Canaj, pasi dyshohet se në lagjen Sheje, Kukës, po kryente punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Bulqizë
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku nga persona të pa identifikuar u dhunuan dy shtetas, punonjës në një firmë Hec-i.
Pas një pune të mirorganizuar dhe intensive u bë e mundur identifikimi i aurorëve të dyshuar të cilët ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve.
Arrestohet në flagrancë nga Policia një shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.
Shoqërohen në Komisariatin e Policisë 8 shtetas të tjerë
Ngjarje e ndodhur :
Rreth orës 17.00 datë 10.10.2017 salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë është njoftuar nga spitali i Bulqizës se kanë ardhur për të marë ndihmë mjekësore  dy shtetas.
Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në ambientet e spitalit ku kanë konstatuar duke marrë ndihmë mjekësore shtetasit G.B, 50 vjeç, banues në Elbasan, dhe shtetasin I.R, 45 vjeç, banues në Durrës, punonjës në një firmë Hec-i.
Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë deklaruar se sëbashku me tre punonjës të tjerë në vendin e quajtur 'Liqeni i Bardhë', Valikardhë-Bulqizë, janë dhunuar me sende të forta  nga persona të maskuar, të cilët  kanë qëlluar dhe me armë zjarri  në ajër.
Dy shtetasit e mësipërm janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa tre të tjerët nuk kanë marrë asnjë dëmtim.
Menjëherë pas deklarimeve të marra Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga specialistët e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
G.L 44 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se ka dhunuar shtetasit G.B dhe I.R.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.L, A.L, R.S, (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera).
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes  është gjetur një gëzhojë model 56.
Si dhe janë  konstatuar dëmtime të pjesshme në xhamat e dy mjeteve.
Vijojnë  hetimet për zbardhje e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për  kapjen e personave që janë shpallur në kërkim.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 11.10.2017, në P.KK Rinas, u ekstradua, me njoftim paraprak nga Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi M.F, vjeç 37, banues në Tiranë, për të vuajtur në burgjet shqiptare, pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale“Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Anglez.

Më datë 11.10.2017, në P.KK Rinas, u ekstradua, me njoftim paraprak nga Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi S.L, vjeç 38, banues në Durrës, për të vuajtur në burgjet shqiptare, pjesën e mbetur të dënimit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodit Penal Anglez.

Më datë 11.10.2017, në P.KK Rinas, u ekstradua, me njoftim paraprak nga Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi E.M, 21, banues në Kukës për të vuajtur në burgjet shqiptare, pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale “Përdhunimi”, parashikuar nga Kodi Penal Anglez.

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.T, vjeç 20, banues  në Berat pasi dyshohet se më datë 01.09.2017, afër PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 11.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin algjerian H.Z vjeç 18 banues në Algjeri, pasi më datë 10.10.2047, ka tentuar të kalojë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Port- Durrës.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, ne vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.10.2017 mbi arrestimin e një shtetasi turk, pasi së bashku me anëtarët e familjes kishte tentuar të kalonte kufirin me pasaporta të dyshuara të falsifikuara, bëjmë me dije se:

Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u evidentua se shtetasi turk M.A ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.R.K.M. Durrës bënë arrestimin e përkohshëm të tij, duke kryer te gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim esktradimi drejt Turqisë.

M.A 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë 08.10.2017 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta , të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

Më datë 11.10.2017, në ngarkim të tij gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore”për veprat penale " Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave " dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal.

Po më datë 11.10.2017, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkoshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme .

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 12.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.P vjeç 30, banues në Voskop, Korçë, pasi në aksion rrugor Korçë–Ersekë, te kryqëzimi i fshatit Pepellash, Kolonjë, me kamionin tip “Mercedes Benz”, u kap duke transportuar 9 bagëti, që dyshohet se janë futur kontrabandë nëpërmjet kufirit shtetëror me Greqinë Neni 174 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 11.10.2017, në SPK Kakavijë në  hyrje, u kap shtetasi L.A,  vjeç 20, banues në Fier, depërtuar nga policia greke, i shpallur në kërkim për  veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nenet 273 e 291 të Kodit Penal.  

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 11.10.2017, në PKK Muriqan, u kap shtetasi në kërkim K.U, vjeç 41 banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 26.08.2017, në Dhërmi, në banesë u konstatua një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 11.10.2017, në P.K.K Morinë, u kap shtetasi në kërkim T.M, vjeç 25, banues në Durrës, pasi prej datës 01.02.2017, është larguar nga banesa pa adresë.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...