Policia Rrugore e Vlorës vijon punën për ndëshkimin e shtetasve të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të cilat mund të bëhen edhe burime aksidenti!

Policia Rrugore e Vlorës vijon punën për ndëshkimin e shtetasve të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të cilat mund të bëhen edhe burime aksidenti! d.p.p.v

Arrestohen në flagrancë tre shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt !

Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore Vlorë, ka vijuar punën lidhur me kontrollet në drejtim të zbatimit me përpikmëri të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve të ushtruara të cilat kanë patur për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, Policia ka konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor prej drejtuesve të mjeteve.

Në këtë kuadër, bazuar në shkeljet e evidentuara, përgjatë këtyre 4 ditëve të fundit janë vendosur rreth 133 masa administrative të ndryshme ndaj drejtuesve të mjeteve, konkretisht

për shkelje të llojit : Mosvënie rripi sigurimi, përdorimi i aparatit celular duke drejtuar mjetin, parakalime të gabuara, drejtimin e mjeteve nën efektin e pijeve alkoolike etj.

Gjatë 24 orëve të fundit Sektori i Policisë Rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

A.Gj, 53 vjeç, banues në Vlorë, (drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike).
E.B, 29 vjeç, banues në Vlorë, (i papajisur me lejedrejtimi përkatëse).
F.H, 55 vjeç, banues në Vlorë, (drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike).

Policia Rrugore e Vlorës kërkon prej shtetasve të cilët drejtojnë mjete të jenë tepër të kujdesshëm e të vëmëndshëm në respektimin dhe zbatimin e rreguallave të qarkullimit rrugor në

mënyrë që të mos bëhen burime aksidenti për veten e tyre si edhe për të tjerë, pikërisht për mosrespektim të rregullave të  cilat janë vendosur për rritjen e sigurisë rrugore.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...