POGRADEC, Goditet një rast i mitdhënies.

POGRADEC, Goditet një rast i mitdhënies. 12KORCE

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili pas një parakalimi të gabuar, tentoi t`i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shërbimet e Policisë Rrugore në Pogradec, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

E.T, 54 vjeç, banues në Korçë.

Më datë 11.10.2017, shtetasi i mësipërm duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pasi ka kryer një parakalim të gabuar, ka tentuar t`i ofrojë punonjësit të Policisë Rrugore një kartëmonedhë prej 500 lekësh, me qëllim shmangien e masës administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë të  Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...