KOLONJË, Policia Kufitare finalizon me sukses operacionin antikontrabandë të ndjekur me metoda speciale të hetimit, të koduar “Pepellashi”.

KOLONJË, Policia Kufitare finalizon me sukses operacionin antikontrabandë të ndjekur me metoda speciale të hetimit, të koduar “Pepellashi”12KORCEBAGETI1

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili u kap me 9 krerë bagëti të trasha, të dyshuara si kontrabandë.

Më datë 12.10.2017, specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizuan me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Pepellashi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasit :

F.P, 30 vjeç, banues në fshatin Voskop.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në aksin rrugor Korçë- Ersekë, pranë kryqëzimit të fshatit Pepellash, u kap nga shërbimet e Policisë  me mjetin e tij kamion  tip “Mercedes- Benz”  duke transportuar :

9 (nëntë) krerë bagëti e trashë, të dyshuara si kontrabandë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këto të fundit, janë kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : "Kontrabanda me mallra të tjera" parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

12KORCEBAGETI

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...