Memaliaj. Goditet një rast i "Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike".

Memaliaj. Goditet një rast i "Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike". (Për video kliko mbi link)12MEMALIAJ

Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  në banesën e shtetasit  M.M. në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

M.M., 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

12MEMALIAJ1

12MEMALIAJ2

12MEMALIAJ3

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...