Elbasan, Arrestohet një shtetas për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor"

Elbasan, Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:Drejtoria Elbasan

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në fshatin Kuqan, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” drejtuar nga shtetasi A.Xh., 50 vjeç banues në Cërrik.

Si pasojë janë aksidentuar dy pasagjeret në mjetin tip “Fiat”, shtetaset K.H., 20 vjeçe dhe M.H., 13 vjeçe banuese në fshatin Gjergjan të cilat u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të bërë nga punonjësi i policisë, drejtuesi i mjetit tip “Fiat” ishte i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" dhe “Drejtimi i automjetit pa dëshmi” parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...