Fier Kanos me armë gjahu vëllain e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Fier d.p.fier

Kanos me armë gjahu vëllain e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-S.J., 60 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Boçovë, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu( të cilën e mbante pa leje), vëllain e tij, shtetasin H.J, 69 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 280 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...