Pogradec, Vjedh në ambientet e zyrës, portofolin e punonjëses së ZVRPP. Arrestohet në flagrancë nga Policia.

Pogradec drejtoria e policise korce

Vjedh në ambientet e zyrës, portofolin e punonjëses së ZVRPP. Arrestohet në flagrancë nga Policia, autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

R.G., 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për Vjedhje)

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 31.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, portofolin e një punonjëseje të këtij institucioni shtetases J.T, 28 vjeçe, brenda të cilit ndodheshin disa dokumenta si edhe një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...