Tiranë- Përmet, Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar 3 operacione antidrogë.

Tiranë- Përmet01OP.DROGE, Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar 3 operacione antidrogë,

ku janë sekuestruar 34.1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë si dhe një armë zjarri pistoletë e tipit "Zastava".

--Në Tapizë, Tiranë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit A.V., 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. A.V. iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.

Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Ata janë:

- B.B, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë;

- Sh.S, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Këta dy shtetas kishin marrë me qira një automjet të markës Volkswagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin A.V. për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.

--Gjithashtu forcat policore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin E.B. 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.

---Në Përmet, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V.P. në fshatin Panarit, gjetën një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur "Përroi i Gropëzit" u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte Cannabis.

Pesha totale e lëndës rezultoi 30 kg.

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin V.P. 33 vjeç.

01OP.DROGE1

01OP.DROGE2

01OP.DROGE3

01OP.DROGE4

01OP.DROGE5

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...