Tiranë- Dibër, Finalizohet operacioni i koduar "Kamionçina"

Tiranë- Dibër, Finalizohet operacioni i koduar "Kamionçina",01KAMIONCINA

ku u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.

Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe, Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Ata janë:

- F.D, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);

- M.D, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;

- E.D.19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;

- H.E, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );

si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë

Në servisin e shtetasit F.D në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirëorganizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:

- Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”;

- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

01KAMIONCINA1

01KAMIONCINA2

01KAMIONCINA3

01KAMIONCINA4

01KAMIONCINA5

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...