Kakavije. Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.

Kakavije.4gjirokaster1

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Në 31.10.2017 , në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë u paraqit (DEPORTIV) shtetasi D.I. 24 vjeç, banues në Memaliaj.

Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin ‘’TIMS’’, shtetasi D.I. rezultoi se është person në kërkim, pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin penal nr. 224, datë 28.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 134/2, 283/2 278/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr. 932A, datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 76-22, 278/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...