Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01 Nëntor 2017

Tiranë- Përmet 01drejtoria new
Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar 3 operacione antidrogë, ku janë sekuestruar 34.1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë si dhe një armë zjarri pistoletë e tipit "Zastava".
--Në Tapizë, Tiranë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit A.V, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.
Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. A.V iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.
Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Ata janë:
      B.B, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë;
      SH.S, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.
Këta dy shtetas kishin marrë me qera një automjet të markës Volkswagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin A.V, për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.
--Gjithashtu forcat policore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin E.B, 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.
---Në Përmet, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V.P, në fshatin Panarit, gjetën një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur "Përroi i Gropëzit" u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte cannabis.
Pesha totale e lëndës rezultoi 30 kg.
Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin V.P 33 vjeç.

Tiranë- Dibër
Finalizohet operacioni i koduar  "Kamionçina", ku u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune  policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.
Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe, Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4  persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.
Ata janë:
      F.D, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);
      M.D, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
E.D.19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
      H.E, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );
si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë
Në servisin e shtetasit F.D në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirëorganizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:
Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”;
Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”;
Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”;
Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”;
Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve
Sektori për hetimin e krimit kompjuterik
Më datë 31.10.2017, nje shtetase ka bërë kallëzim se persona të paidentifikuar i kanë ndërhyrë në të dhënat kompjuterike. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë bazuar në nenet 192/b, 293/c dhe 186/a të Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.D, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Nënë Tereza”, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me motorin tip “Piaggio”, të drejtuar nga shtetasi XH.H, vjeç 67, banues në Tiranë, për pasojë është aksidentuar me vdekje XH.H Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin F.B, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piaggio”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi në Kombinat, në rrugën “Llazar Xhajanka”, duke drejtuar  motorin tip “Dayang”, ka aksidentuar këmbësorin H.O vjeç 79, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Q, vjeç 38, banues në Kamzë, pasi në Kamzë, në rrugën “Iliria”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur fugonin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit R.M dhe D.K, vjeç 64 e 46 banues në Gramsh, ish punonjës në ZVRPP Gramsh, pasi dyshohet se në fshatin Zgjubë, duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet, i kanë hequr siperfaqe tokë shtetasit Q.M, vjeç 67 banues në Gramsh, dhe ja kanë dhënë një shtetasi tjetër. Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.I, 33 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “11 Nëntori” në rrugën nga pallatet e bashkisë për tek konvikti i Universitetit duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë  nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar.
Pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë, drejtuesit të mjetit iu bë testi i alkoolit ku rezultoi në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan,
bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
D.Z 23 vjeç banues në fshatin Gostimë Cërrik.
Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në fshatin Kuqan, duke
drejtuar mjetin tip “Fiat” veturë është përplasur me mjetin tip “Benz” veturë drejtuar nga shtetasi A.Xh., 50 vjeç banues në Cërrik.
Si pasojë janë aksidentuar dy pasagjeret në mjetin tip “Fiat”, shtetaset K.H., 20 vjeçe dhe M.H., 13 vjeçe të cilat u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit të bërë nga punonjësi i policisë, drejtuesi i mjetit
tip “Fiat” ishte i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit pa dëshmi” parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin M.SH, vjeç 33, banues në Austri, pasi dyshohet se në P.K.K, Qafë Thanë, nga kontrolli në mjetin tip “Ford”,  iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 2.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin S.K, vjeç 39, banues në Elbasan, pasi dyshohet se mjeti tip “Audi A6”, pa targë, i cili iu bllokua rezulton i vjedhur në Gjermani. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.D, vjeç 36, banues në fshatin Kutalli, Berat, shofer në një firmë private pasi dyshohet se më datë 27.10.2017, ka përvetësuar 30 litra naftë. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasin I.K, vjeç 22, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin ‘’Honda’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.10.2017, u ndalua shtetasi O.V, vjeç 16, pasi në lagjen “16 Prilli” nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua 9.40 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin G.D, vjeç 18, pasi dyshohet se në lagjen “Koferenca”, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.H, vjeç 53 banues në Fier, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë nje shume eurosh shtetasit B.K, vjeç 49, banues në Fier. Neni 143 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen M.D, vjeç 51, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarësia”, në dyqanin marrë me qera i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme konfeksionesh të markave të ndryshme, kontrabandë. Nenet 149/a, 178, 179 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin e mitur A.Z, vjeç 16, banues në Vlorë, pasi dyshohet se  më datë 31.10.2017 në rrugën “Miro Tërbaçi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volsvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për aksidentimin e shtetasit kosovar H.H, më datë 31.10.2017,  ka vdekur në spitalin e traumës, Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u arrestua  në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 48, banues në fshatin Blinisht, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen R.S vjeç 36, bazuar në nenet 248, 256 dhe 186/2 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 31.10.2017, shtetasi A.GJ vjeç 51, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 23.10.2017, në rrugën “Shefqet Ndroqi”, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.J.,vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Punohet për kapjen e G.J. Neni 102 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, gjatë natës, në rrugën “Mustafa Matohiti”, në garazhin e pallatit, duke thyer xhamin e mjetit, i kanë vjedhur sistemin navigator shtetasit L.H vjeç 33 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 25 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Shkozë, në rrugën “Shaban Baxhaku”, po ndërtonte një  objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.K, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te nje lokal ka goditur me grushte shtetasit e mitur N.B dhe K.H, vjeç 17 e 16, banues në Tiranë. Neni 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.LL dhe S.LL, vjeç 42 e 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ndre Mjeda”, kanë prishur murin e pallatit në ndërtim dhe kanë kanosur me fjalë punëtorët e firmës. Nenet 150 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P, vjeç 18,  banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bashkëpunim, ka goditur me grushte shtetasin e mitur J.H, vjeç 15, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, në rrugën “Prokop Mima”, janë djegur mjetet tip “Kamion” dhe “Benz”, të shtetasit B.P, vjeç 41, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i zjarrit është nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Informacion paraprak
Më datë 31.10.2017, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është rrëzuar shtetasi SH.B 70 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimi e rrethanave të ngjarjes

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen DH.SH, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti S.SH, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.Sh, vjeç 17, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.XH, vjeç 25, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës  që bën fjalë për veprën penale të vjedhje të energjisë elektrike, më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim V.A, vjeç 33, banues në Zallmner, Kamëz, i dënuar më parë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.D, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.D, vjeç 43 ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë e punohet për kapjen e shtetasve Y.D dhe B.H, vjeç 43 32 e 40, banues në Krujë e Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit Y.D dhe B.H, i kanë marrë 14 kv. raki rrushi dhe 50 kg. mish viçi një shtetasi.Nenet 287/b, 143 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi më datë 30.10.2017, ka bërë kallëzim të rremë se i kanë vjedhur mjetin tip “Audi”. Neni 305 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 31.10.2017, në Vaqarr, nga pakujdesia ka rënë rënë nga ura e fshatit Arbanë, shtetasi S.XH, vjeç 70, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 31 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “3 Dëshmorët”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, gjatë natës, në rrugën “Tom Plezha”, në parkimin e një pallati shtetasve K.V, E.M dhe O.C, vjeç 53, 39 e 20, banues në Tiranë, u kanë vjedhur fenerët, prapakolpit e sinjalet e mjeteve tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, pasi dyshohet se, në Unazë të Re,  u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e A.H. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen RR.H, vjeç 56, banuese në Vorë, pasi dyshohet se, në fshatin Marqinet, duke djegur një grumbull me bar, i ka dalë zjarri jashtë kontrollit, për pasojë janë djegur 7 rrënjë ullinj të shtetasit L.H, vjeç 42, banues në Vorë. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.K, vjeç 59, banues në fshatin Ahmetaq, pasi dyshohet se në banesë, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 31.10.2017, shtetasi I.T, vjeç 53, banues në fshatin Kryezi, kallëzon se, nje shoqeri private  me administratore D.M, në fshatin Kryezi, po kryen punime në pronën e tij, ndërkohë që Bashkia Kavajë, ka vendosur pezullimin e punimeve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Më datë 31.10.2017, në Rrogozhinë, shtetasi SH.D, vjeç 31, banues në Rrogozhinë, duke punuar me betoniere në magazinën e shtetasit DH.B, vjeç 45 banues në Rrogozhinë, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Q.L, vjeç 51 banues në Kavajë, Kryeinspektor i policisë bashkiake Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, duke shpërdoruar detyrën, i ka bllokuar punimet një shoqërie private, me administratore D.M vjeç 52 banuese  në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin L.Q, vjeç 28, banues në Librazhd, pasi dyshohet se në Golem, ndërmjet dy hoteleve, ka montuar makina elektrike për fëmijë pa dokumentacionin përkatës, të cilat shkaktojnë zhurma dhe shqetësim për banorët. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 makina elektrike të cilat ndodheshin në sipërfaqen e tokës prej  240 m².  Nenet 200 e 274 të Kodit Penal.

Kavajë
Më datë 31.10.2017, në qendër të Kavajës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi J.B., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po punohet për kapjen e shtetasve E. Gj., dhe D. Gj., ( 17 vjeç vëllezër binjakë ). Nenet 88/1 dhe 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 31.10.2017,  gjatë natës, në fshatin Kullë, në kasollen e bagëtive, shtetasit B.M vjeç 68, i kanë vjedhur 2 viça. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatë, që bënë fjalë për dhunë në familje, më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.J vjeç 41 banues në Durrës. Neni 130/a/4 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.T, vjeç 26, banues ë fshatin Shkretë, pasi në lagjen Kastrioti  Fushë Krujë, ka goditur me thikë shtetasin L.XH, vjeç 28, banues në Fushë- Krujë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 e 279 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin B.A, vjeç 50 pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases M.A, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u ndalua shtetasi V.B, vjeç 50, banues në fshatin Gjinar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Mjekim i detyruar”, për veprën penale “Dhuna në familje”, i cili u dërgua në spitalin e burgut Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, në lagjen 5 Maji, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja dhune shtetasi M.XH, vjeç 87 banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 31.10.2017, në aksin rrugor Cërrik- Gramsh, në fshatin Shtërmen, shtetasi D.S, vjeç 42 banues në fshatin Gjyrale, duke drejtuar mjetin tip “Ford” i ka rënë zjarr dhe i është djegur pjesërisht mjeti. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 31.10.2017, rreth orës 09:30, në Stacionin e Policisë Belsh është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi A.T, 49 vjeç, me detyrë Kryetar i Bashkisë Belsh, se më datë 30.10.2017, rreth orës 12:00 në aksin rrugor Belsh – Pajovë në vendin e quajtur “Fusha e bardhë” shtetasi R.T., 31 vjeç banues në Elbasan për shkak të detyrës e ka kanosur me armë duke i kërkuar 300.000 Euro dhe një pjesë toke ku është planifikuar të bëhet godina e re e Bashkisë Belsh.
Shtetasit R.T., në vitin 2016 në Belsh qendër i është prishur lokali i familjes se tij nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit.
Policia menjëherë pas marrjes së kallzimit nga Kryetari i Bashkisë ka bërë kapjen dhe shoqërimin në Stacionin e Policisë Belsh të shtetasit R.T për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do të referohen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale të “Kanosjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.D, vjeç 20, banues në Cërrik, pasi dyshohet se, në Cërrik, ka goditur me sende të forta shtetasin K.O, vjeç 36, banues në Cërrik. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  K.H, vjeç 53 banues në Librazhd, pasi dyshohet se, në fshatin Dardhë, për motive pronësie, ka penguar për tu ngarkuar me lëndë drusore, mjetet e nje firme private në pronësi të shtetasit F.M, vjeç 40 banues në Peqin. Neni 293 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.K vjeç 31, banues në Gramsh, pasi dyshohet se  më  datë 30.10.2017 në lagjen “Xhile Liçi”, ka goditur me grusht shtetasin L.M, vjeç 22, banues në Gramsh. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 31.10.2017, gjatë natës, në fshatin Moravë, është vjedhur dyqani i shtetases M.R, vjeç 52, ku i kanë marrë disa produkte  ushqimore dhe nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, shtetasi A.P vjeç 52, banues në lagjen 2, kallëzon se, persona të pa identifikuar, para banesës, i kanë vjedhur dy targat e  mjetit tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Vjedh në ambjentet e zyrës, portofolin e punonjëses së ZVRPP. Arrestohet në flagrancë
nga Policia, autori i dyshuar i ngjarjes.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
R.G 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për Vjedhje)
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 31.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në Zyrën
Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, portofolin e një punonjëseje të këtij
institucioni shtetases J.T, 28 vjeçe, brenda të cilit ndodheshin disa dokumenta si edhe një sasi lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Vjedhja”
parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin G.Ç vjeç 57, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 31.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.B, vjeç 49, banuese në Berat, pasi dyshohet se në banesë, ish bashkëshorti, shtetasi B.B vjeç 51, banues në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 ,“Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.M vjeç 42, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin GJ.L,  vjeç 31 banues në Berat. Neni 84 i Kodit Penal.  

Berat
Informacion Paraprak
Më 31.10.2017, rreth  orës 10:10 në Sallën Operative ka mbëritur një telefonatë se një
shtetas  është  konstatuar nga banorë të rastit i mbytur në lumin Osum dhe trupi  ndodhet ende në rrjedhën e lumit.
Menjëherë në vendngjarje mbritën shërbimet e policisë dhe eksperti mjeko-ligjor ku në
bashkëpunim me shërbimet e zjarrëfikses bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pa jetë nga lumi.
Nga verifikimet paraprake rezulton se:  Shtetasi N.J, 57 vjeç, banues në Molisht, Berat, dyshohet të jetë vetmbytur.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Trupi i pa jetë u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal Berat për kryerjen e ekspertizës mjeko-
Ligjore.

Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.P, vjeç 29 banues në Berat, pasi në lagjen “Kushtrim”, ka vjedhur banesat e shtetasve E.B dhe G.S, vjeç 26 e 45, Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 31.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.Q, vjeç 25, pasi dyshohet se bashkëshorti A.Q, vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.K, vjeç 25, banues në Poliçan, pasi dyshohet se në Pronovik, ka goditur me mjete të forta shtetasin SH.Z vjeç 44. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 31.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin H.M, vjeç 53, banues në Fier, pasi dyshohet se bashkëshortja L.M vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Fier
Kanos me armë gjahu vëllain e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në
flagrancë shtetasin:
S.J 60 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Boçovë, për motive pronësie ka kanosur me armë gjahu( të cilën e mbante pa leje), vëllain e tij, shtetasin H.J, 69 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “ Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 30.10.2017, rreth orës 22:06, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se  ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur.
Nga verifikimi paraprak rezulton se shtetasi  D.L., 39 vjeç banues në Trevllazër dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri, i cili momentalisht  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe Grupi Hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.B, vjeç 36, banues në fshatin Bishan, pasi dyshohet se në fshatin Risili, për shkak të detyrës, nuk i  është bindur të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, në lagjen “Uji Ftohtë”, në një pallat të nje firme private  janë vjedhur 6 matës të energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin G.S, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Qeparo, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 46, banues në Himarë, pasi dyshohet se në Spile, Himarë, ka penguar punonjësit e IKMT-së, për prishjen e një objekti-pik karburanti në pronësi të tij, dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin e mitur E.H, vjeç 16, pasi dyshohet se, në “Ura e Gajtarit”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin L.SH, vjeç 45 pasi dyshohet se në vazhdimësi, ka kanosur nëpërmjet telefonit ish bashkëjetuesen M.H, vjeç 44, banuese në  Sarandë, e cila ka qënë me urdhër mbrojtje. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 31.10.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.F, vjeç 47 banuese në  Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti A.K vjeç 57 në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin P.K vjeç 58, banues në Laç, pasi dyshohet se, në Sanxhak, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin P.D, vjeç 61, banues në Mamurras, pasi dyshohet se, në Sanxhak, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin V.H, vjeç 54 pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.H, vjeç 55. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin B.D, vjeç 42, banues në Laç, pasi dyshohet se në Laç, i ka pushtuar siperfaqe tokë bujqësore shtetasit F.R, vjeç 62, banues në Laç. Neni  200 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, shtetasja V.M, vjeç 31, banues në Berdicë, Shkoder kallëzon se, në Fushë Milot, parkuar në anë të rrugës, në mjetin tip “Citroën”, i kanë vjedhur nje shume eurosh Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.D vjeç 53, banues në fshatin Fang, pasi te “Ura e Fanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Bashan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Z.M, vjeç 50, banues në Reshën, pasi dyshohet se në lagjen “Kolsh”, në banese, ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, në lagjen “Kolsh”, Rrëshen, në oborrin e banesës, në një pemë, është vetëvarur dhe është gjetur i vdekur nga familjarët shtetasi T.N, vjeç 53. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 31.10.2017, në fshatin Vukatanë, duke ecur në rrugë, ka vdekur shtetasi S.M, vjeç 68 banues në fshatin Guri Zi. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes P.M, vjeç 24. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 31.10.2017, në morgun e spitalit Shkodër, ka shkuar i vdekur shtetasi M.M vjeç 66 banues në fshatin Bzhet. Nga veprimet e kryera rezultoi se në banesë, në kushtet e depresionit është vetëhelmuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i K.P.

Komisariati i Policisë Dibër
Më  datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin E.K, vjeç 34, pasi dyshohet se prej 1 viti nuk i jep detyrimin financiar prej nje shume lekesh në muaj, për fëmijët ish bashkëshortes F.C, vjeç 32. Neni 321 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 31.10.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia L.B, vjeç 54, banuese në Shkodër, pasi në PKK Rinas, në dalje, iu gjetën e bllokuan 31 aparate telefoni “Iphone 8”, kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.A, vjeç 30 lindur në Hatay, Turqi, banues në Shijak, pasi dyshohet se në PKK, Rinas, iu gjetën e sekuestruan nje shumë eurosh, të pa deklaruara në zyrën doganore. Neni 179/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.N, vjeç 36 banues ne fshatin Gryk-Lume Lezhe, pasi dyshohet se në dalje, iu gjeten e sekuestruan dokumente identifikimi dhe udhëtimi të falsifikuara. Neni 190 i Kodit Penal. 

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen H.G, vjeç 20, banuese në fshatin Koprenckë, Skrapar, e deportuar nga autoritetet policore Franceze, pasi dyshohet se më datë 06.10.2017, në afërsi të PKK, Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 31.10.2017, në P.K.K, Qafë Thanë, nga kontrolli në fugonin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi M.SH vjeç 33, banues në Austri, iu gjet e bllokua 2.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 31.10.2017, në qytetin e Tepelenës, u kapën 4 shtetas libianë, emigrant të paligjshëm. Në përfundim u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë  31.10.2017,  te “Ura e Viroit”, u kapën 6 shtetas  të huaj nga vendet “MENA”, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër. Në përfundim të intervistimit, 4 u proceduan me urdhra largimi, me ekzekutim vullnetar, kurse 2 do shoqërohen në Qendrën e Pritjes në  Tiranë.

Kakavije
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".
Në 31.10.2017 , në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë u paraqit (Deportiv) shtetasi D.I  24 vjeç, banues në Memaliaj.
Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin ‘’TIMS’’,  shtetasi D.I  rezultoi se është person në kërkim,  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës,  
me vendimin penal nr.224,  datë  28.04.2017,  ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike",  "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 134/2, 283/2 278/1 të Kodit Penal.
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.932A, datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 76-22, 278/2 të Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.Q vjeç 49, banues në Athinë, Greqi, pasi dyshohet se në  P.K.K, Kakavijë, mjeti tip “Toyota“,ka rezultuar i vjedhur në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër,  për shtetasin A.B, vjeç 24, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se në afërsi të P.K.K, Blladë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...