Elbasan, Gjatë kontrollit të një lokali gjenden dhe sekuestrohen 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Elbasan, 02ELBASAN

Gjatë kontrollit të një lokali gjenden dhe sekuestrohen 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe një peshore elektronike

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lokalit

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.D., 46 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Loto Sporti” janë konstatuar 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Kokainë dhe një peshore elektronike.

Lënda narkotike dhe peshorja elektronike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

02ELBASAN1

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...