Bulqizë Informacion paraprak.

Bulqizë, Informacion paraprak.d.v.p diber

Sot rreth orës 10:45, Policia e Komisariatit Bulqizë u njoftua se ishte dërguar në spitalin Bulqizës, një shtetas i dëmtuar, punëtor në minierën e kromit.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në ambjentet e brendshme të një galerie kromi, shtetasi U.Gj, rreth 39 vjeç, banues në Bulqizë (punëtor në galeri), duke punuar dyshohet se janë shembur një masiv gurësh, ku për pasojë shtetasi U.Gj, ka marrë dëmtime në kokë.

Pas ndihës së parë të marrë spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është nisur me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Priten të vijnë ekspertët e RISHMIT dhe së bashku me grupin hetimor do vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...