Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Nëntor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.J, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Visha”, në banesë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 1 peshore elektronike. Punohet për kapjen e G.J Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.G, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar mjetin tip “Range Rover”  i cili rezulton i vjedhur në Serbi. Nenet 141/a e 190 të Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 01.11.2017, u ndalua shtetësia E.G, vjeç 50, banuese në Tiranë, kryeinfermiere në Qendrën Shëndetësore Vorë, pasi dyshohet se më datë 31.10.2017, u ka marrë një shumë lekësh dy shtetasve, për t’i pajisur me raport mjekësor për leje drejtimi, pa iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Neni 259 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.S, vjeç 38 banues në Tiranë, pasi tek rrethrrotullimi i TEG-ut, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.D, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me biçiklistin, B.H, vjeç 22, banues në fshatin Ndroq, për pasojë është dëmtuar biçiklisti dhe bashkëshortja S.M vjeç 22, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017 , u arrestua në flagrancë shtetasi Y.XH, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang” . Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, shtetasi B.M, vjeç 31, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 25.10.2017, në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar motorin tip “Dayang” një mjet tip “Opel” e ka dëmtuar në këmbën e majtë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në Kodër Kamzë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 54 banues në Tiranë, pasi në fshatin Prezë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M, vjeç 35, banues në Kamzë,pasi në Kamzë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 28, banues në Turqi,  pasi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.
.
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.P vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kombinat, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në bulevardin  “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në “Unazën e Re”, tek Liqeni, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.M, vjeç 22 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Smart”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.K, vjeç 26, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 01.11.2017, në lagjen nr. 18, pas ndalimit nga patrulla ka hedhur në tokë një qese me 5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar patrullën e rendit. Nenet 283/1 e 236 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.M, vjeç 37, banues në Durrës, punonjës në një dyqan te nje kompanie private telefoni, pasi dyshohet se në vitin 2010, me anë falsifikimit të kontratës, i ka dhënë një numër një personi, në emër të shtetases M.B, vjeç 62, banuese në Durrës. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.11 2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.Ç, vjeç 27, banues në Durrës, i pajisur me leje drejtimi, pasi në lagjen nr. 13, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford” është përplasur me trotuarin. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Elbasan
Gjatë kontrollit të një lokali gjenden dhe sekuestrohen 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe një peshore elektronike.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lokalit.
Specialistët e Seksionit  Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.D 46 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Lloto Sporti” janë konstatuar  11 gramë lëndë narkotike  e dyshuar me atë të llojit Kokainë dhe një peshore elektronike.
Lënda narkotike dhe peshorja elektronike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni  283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen  S.P, vjeç 57, banuese në fshatin Shtërmen, pasi dyshohet se në Shtërmen, shtetasi S.P, vjeç 56, banues në Shtërmen, i punësuar tek subjekti i S.P i pa regjistruar në organet tatimore, u kap me  mjetin tip “Ford” duke transportuar 3 m3 dru zjarri. Nenet 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

Me Datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t'i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Korçë
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “ALKIS”.
Operacioni i zhvilluar nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia pronari i një punishte në të cilën prodhonte, ambalazhonte me etiketa në gjuhën greke dhe shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.
Në vijim të punës për të evidentuar dhe goditur rastet e paligjshmërisë, nga ana e specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “ALKIS” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
K.F 48 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar në vitin 2010 për veprat penale  “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve").
Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, falë veprimeve të mirëorganizuara, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në punishten në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr 10 në Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale :
5(pesë) depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme,
1300 (njëmijë e treqind) litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë,
1500 (njëmijë e pesëqind) etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme,
494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25,  0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”,
1180 (njëmijë e njëqind e tetëdhjetë) shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe
17 (shtatëmbëdhjetë) fuçi plastike bosh 60 litroshe.
Nga hetimet dhe verifikimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se këtë punishte shtetasi i mësipërm e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke  me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen e tij në tregun vendas.
Gjithashtu një pjesë e sasisë së vajit të sekuestruar, dyshohet të jetë mall kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a, 179, 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.Z, vjeç 46, banues në fshatin Dushnik, pasi dyshohet se në Dushnik, në fabrikë, u kap duke prodhuar vaj, i  papajisur me dokumentacion për ushtrimin e aktivitetit. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin V.S, vjeç 52, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se në Lapardha, në fabrikë u kap duke prodhuar vaj i pa pajisur me dokumentacion për ushtrimin e aktivitetit. Neni 288/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Skrapar
Vijon puna e Policisë Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor  në Komisariatin e Policisë Skrapar  u bë arrestimi
në flagrancë i shtetasit:
L.S 20 vjeç, banues në Pronovik, Poliçan.
Arrestimi i tij u bë pasi  u kap nga shërbimet  e Policisë Rrugore në aksin rrugor  Skrapar-
Poliçan duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip” Audi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Drejtim i
automjetit në mënyrë të parregullt”,  parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.11.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi F.H, vjeç 21, banues në Roskovec, pasi në Roskovec, nga kontrolli fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Ç, vjeç 21 banues në Roskovec, pasi në Roskovec, nga kontrolli fizik, ju gjet debllokua me cilësinë e provës materiale 146.05 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen E.L vjeç 31, banuese në Vlorë, ish menaxhere shitje në një kompani private pasi dyshohet se në Janar–Gusht 2017, duke qenë menaxhere në këtë firmë, me anë të falsifikimit të mandat arkëtimeve, ka vjedhur një shumë lekësh. Nenet 135 e 190/3 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për shtetasen V.B, vjeç 49, banuese në Tiranë, punonjëse e një shoqërie sigurimesh  pasi dyshohet se i ka prerë policë sigurimi kundrejt pagesës për mjetin, shtetasit G.S, vjeç 19 banues në Tiranë dhe nuk e ka hedhur në sistem. Nenet 135, 143 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D.RR vjeç 25, banues në, Vlorë, pasi dyshohet se, te‘’Kryqëzimi i Naftës”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me mjetin tip “BMW” të drejtuar nga shtetasi Z.N, vjeç 47, banues në Vlorë, për pasojë janë dëmtuar D.RR dhe pasagjerja e mjetit “BMW”, shtetësia O.N, vjeç 15, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim NJ.C, vjeç 52, banues në fshatin Llakatund, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.C, vjeç 19, banues në fshatin Gocaj, pasi dyshohet se, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Suzuki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.11.2017, shtetasi L.M, vjeç 56, banues në fshatin Ivanaj Malësia Madhe, kallëzon se një person, me të dhënat personale të tij, ka aplikuar me dokumentacion të falsifikuar për tu pajisur me pasaportë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, shtetësia K.M, vjeç 65, banuese në Fushë Arrës, kallëzon se në Janar 2007 deri Janar 2012, i kanë mbifaturuar energji elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.M vjeç 54, banues në Tropojë, pasi dyshohet se, në fshatin Qafa e Toblit, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerët GJ.M dhe S.M, vjeç 17 e 57 banues në Vranisht, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit D.Gj, E.Gj dhe G.B, vjeç 16, 17 dhe 20, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në qendër të qytetit, D.Gj e E.Gj, në bashkëpunim, kanë plagosur me thikë, shtetasin J.B vjeç 25 banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, kurse G.B ka goditur me grusht shtetasin B.P, vjeç 17, banues në Kavajë. Punohet për kapjen e D.Gj dhe E.Gj. Nenet 88/1, 279 dhe 90 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.11.2017, gjatë natës, në fshatin Farkë e Vogël, në kasollen pranë banesës, shtetasit L.K, vjeç 40, i kanë vjedhur 2 lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.S, vjeç 58, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në Sauk të Vjetër, ka kanosur me mjet prerës, shtetasen M.B vjeç 41, banuese në Sauk. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.S, vjeç 55 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2005 dhe 2017, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje shume eurosh, shtetases L.K, vjeç 53, banues në Tiranë, e cila në në rrugën “Beqir Luga”, në një lokal, ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente me shumicë. Punohet për kapjen e H.S. Nenet 143, 99 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.B, vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nipi i bashkëshortit, shtetasi H.B, vjeç 35, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.M, vjeç 46 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një furrë nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 25.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.R vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka përndjekur dhe ngacmuar me fjalë, shtetasen E.C vjeç 29, banuese në Tiranë. Neni 121 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 31 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.H vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen I.L, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të telefonit, ka shqetësuar shtetasen N.K, vjeç 29, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Mustafa Qosja”, nga kontrolli fizik, ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një mjet prerës (sportiv). Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.P dhe A.P, vjeç 38 e 25, banues në Mirditë, pasi dyshohet se, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë kanosur me fjalë, shtetasin F.GJ, vjeç 24, banues në Rrëshen. Neni 84 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr.3
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, më datë  02.11.2017, u ndaluan shtetasit G.L, E.B dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit D.H dhe B.Ç, vjeç 19, 23 , 24 e 27, banues në Tiranë e Durrës, pasi dyshohet se më datë 30.10.2017, në rrugën e “Shkodrës”, në bashkëpunim, i kanë vjedhur me dhunë nje shume lekesh dhe një “I-phone 6”, shtetasit D.K, vjeç 21, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti tip “Volksvagen”. Nga veprimet e kryera rezultoi se janë autor të disa ngjarjeve të tjera. Punohet për kapjen e D.H dhe B.Ç. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.M, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 31.10.2017, me anë të telefonit, ka kanosur shtetasin E.Z, vjeç 28, banues në Tiranë. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, tek spitali “Nënë Tereza”, në parkim, është dëmtuar mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetases A.D, vjeç 49, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases M.E, më datë 01.11.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 01.11.2017, në rrugën “Xhemal Tafaj”, në banesë, aksidentalisht është rrëzuar shtetësia M.K, vjeç 57 e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Niko Avrami”, ka goditur me mjet prerës, shtetasin L.N, vjeç 22 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës datë 19.11.2012, më datë 01.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, S.D vjeç 29, banues në Bathore, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit  burg, për veprës  penale  “Vjedhja” e mbetur në tentativë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 26, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se gjatë ditës, në Paskuqan, ka vjedhur banesën e shtetasit Z.A, vjeç 39, ku ka marr një televizor, një DVD, dy ora dore dhe disa bizhuteri. Punohet për kapjen e E.S. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.GJ, vjeç 37, banues në Kombinat, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin S.M, vjeç 41, bazuar në nenin 199 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin T.GJ, vjeç 25, banuese në fshatin Hajdaraj, pasi dyshohet se në Hajdaraj, ka dhunuar banesën e xhaxhait  T.GJ, vjeç 54. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin K.L, vjeç 34, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar fëmijën e mitur vjeç 2 banuese në Kavajë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i  Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.N, vjeç 33, banues në fshatin Gërmej Rrogozhinë, pasi dyshohet se në afërsi të banesës, ka goditur me mjete të forta, shtetasin V.SH, vjeç 51 banues në fshatin Gërmej. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.S, banues në Peqin, pasi dyshohet se, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me të fejuarën. Neni 100/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases V.Z më datë 01.11.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaroi se ishte larguar pas një zënke me bashkëshortin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 01.11.2017, në Sukth, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi B.V vjeç 58. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 01.11.2017,  në fshatin Larushk, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B.P vjeç 64, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi  se zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 01.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M.S vjeç 52, pasi dyshohet se në banesë, vëllai P.S vjeç 70 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 01.11.2017, shtetësia SH.G, vjeç 50, banuese në Elbasan, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza E.G, vjeç 15. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.T, vjeç 46, banues në fshatin Labinot Fushë, pasi dyshohet se pranë banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më  datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.B, vjeç 59, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se, në Rrajcë, u kap me mjetin tip “Mitsubish” duke transportuar 2 m3. dru zjarri. Neni 205 i Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan,
bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
G.Z 26 vjeç banues në Devoll.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd – Pogradec, në Prrenjas duke drejtuar mjetin tip “BMW” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.D., 72 vjeç banues në Pogradec.
Shtetasi R.D, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Prrenjasit, është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin D.Ç, vjeç 19, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 16, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, rojen e shkollës, shtetasin P.S, vjeç 60, banues në Korçë. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin T.TH, vjeç 42, banues në fshatin Liqenas, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Qafa e Zvezdës”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, në fshatin Melçan, në banesë, ka vdekur shtetësia D.D, vjeç 70. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 31.10.2017, në fshatin Çëravë, në banesë, ka tentuar të vetëhelmohet me fostoksinë shtetësia N.B, vjeç 37,  e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 01.11.2017, në qytetin e Leskovikut, ka ardhur një telefonatë se dyshohet se një shtetas ka  qëlluar me armë zjarri në ajër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 278 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Brat, për shtetasin M.O vjeç 62 banues në fshatin Samaticë, pasi dyshohet se  në Samaticë, ka goditur me mjete të forta, shtetasin D.Ç, vjeç 18. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 01.11.2017, shtetësia M.Z, vjeç 57, banuese në Kuçovë, kallëzon se, në territorin e banesës të rrethuar me ullinj, ka dalluar pesë shtetas, që janë larguar me vrap, në kohën që M.Z me djalin kanë dalë tek dera e banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim juridik.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.H, vjeç 32, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se, në qendër të qytetit, ka goditur me grusht, shtetasin A.S, vjeç 42, banues në Çorovodë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 31.10.2017, në fshatin Kallm i Madh, shtetasi T.B, vjeç 55, banues në Kallm i Madh, aksidentalisht ka rënë nga karroca e tërhequr me kafshë, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Fier
Informacion paraprak
Në datën 02.11.2017, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos– Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip “Benz”.
Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi T.E, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja ende e paidentifikuar rreth 23 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Lushnje
Kanos me thikë nënën dhe bashkëshorten në prezencë të fëmijës së mitur, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B.Q 38 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, në prani të fëmijës së mitur ka kanosur me thikë nënën e tij, shtetasen S.Q, 59 vjeçe dhe bashkëshorten, shtetasen F.Q, 29 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për
veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e
armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 130/a/4 dhe 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.11.2017, gjatë natës, në fshatin Dukat i Ri, në stanin e shtetasit XH.GJ, vjeç 62, kanë vjedhur një armë gjahu, 4 dele si dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.H, vjeç 45, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se djali, shtetasi A.H, vjeç 26, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.10.2017, në fshatin Dhërmi, shtetasit G.K dhe M.K vjeç 35 e 28, banues në Tiranë, duke mbledhur ullinjtë në pronën e tyre, me mjete kanë bllokuar përkohësisht një rrugë dytësore, duke penguar lëvizjen e banorëve të fshatit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për vlerësim.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D.Z, vjeç 23 banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “28 Nëntori”, në lokal ju gjetën 10 makineta të lojrave të fatit. Neni 197 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin Z.H dhe SH.R, vjeç 68 e 55 banues në Sarandë, pasi dyshohet se pranë banesave, kanë ndërtuar objekte pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Këlcyrë
Dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë autori.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u arrestua në flagrancë shtetasi:
S.S., 56 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi:
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.S, si dhe ka shkelur urdhërin e mbrojtjes së menjëhershme, të lëshuar në datën 14.09.2017 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, për këtë shtetase.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.N, vjeç 48 banues në fshatin Krajen, pasi dyshohet se në Krajen, ka kanosur me fjalë, shtetasin G.T, vjeç 73, banues në Krajen. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen GJ.L vjeç 50, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit L.L, vjeç 59 i cili ka qenë i pajisur me urdhër mbrojtje. Neni 320 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin N.B, vjeç 68, banues në Fushë Kuqe, pasi dyshohet se te mbikalimi i Patokut, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.P vjeç 34, banues në Fushë Milot, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje . Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin B.Z vjeç 54, banues në fshatin Shullaz, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin N.B vjeç 48, banues në fshatin Shullaz, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.  Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin L.S vjeç 37, banues në fshatin Shullaz, pasi dyshohet se në Fushë Milot, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasen K.GJ vjeç 36, banuese në fshatin Mal Bardhë, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/ i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasen H.I, vjeç 60, banuese në Milot, pasi dyshohet se në Milot, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.P  vjeç 24 banues në Fushë Milot, pasi dyshohet se në Fushë Milot, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin N.Ç vjeç 60, banuese në Laç, pasi dyshohet se lagjen nr. 3, me pretendimin se është pronë e tij, ka ushtruar vetëgjyqësi ndaj shtetasit I.LL, vjeç 40, banues në Laç, menaxher i një firme private. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 31.10.2017, në fshatin Theth, në banesën e shtetasit L.N vjeç 88, banues në Theth, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, gjatë natës, në lagjen “Skënderbeg”, shtetasit GJ.M, vjeç 40 emigrant në Itali, kanë dëmtuar zgarën e dritares. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.Z, vjeç 39 banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në fshatin Hot i Ri, në një sipërfaqe toke, është konstatuar 350 m3. lëndë drusore pa dokumentacion. Punohet për kapjen e F.Z. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.M, vjeç 44 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në lagjen “Partizani”, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 4 lojëra elektronike. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 01.11.2017, në fshatin Plezhë, në oborrin e banesës, shtetasi E.P, vjeç 35 është rrëzuar aksidentalisht e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.  

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.V vjeç 23, banues në Vermosh, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, duke e kanosur i ka marrë një unazë dhe nje shume lekesh  ish bashkëshortes XH.D, vjeç 21. Nenet 143 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.N, vjeç 38, pasi dyshohet se më datë 31.10.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait A.N, vjeç 27. Punohet për kapjen e P.N. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 01.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.S, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshorti R.S, vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. 

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin M.Ç vjeç 52, banues në fshatin Llugaj, pasi dyshohet se në Llugaj, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasen V.M vjeç 44 banues në fshatin Llugaj, pasi dyshohet se në Llugaj, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 01.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T vjeç 18, banues në fshatin Qafë Tobli, pasi në këtë fshat, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 01.11.2017, në P K K Rinas, u kap shtetasi në kërkim S.D, vjeç 19 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale "Vjedhja” e mbetur në tentativë. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017 në P K K Rinas, u kap shtetësia M.E, vjeç 34, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë  01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për  shtetasin D.B, vjeç 47, banues në Norvegji, pasi dyshohet se mjeti tip “BMW”  rezulton i vjedhur në Norvegji, më datë 30.06.2017. Neni 141/a i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 01.11.2017, në S P K Port, u kap shtetasi në kërkim NJ.Ç vjeç 52, banues në Llakatund, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.GJ vjeç 36 banues në Berat,  pasi dyshohet se më datë 25.10.2017, në Konispol, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 01.11.2017, në Gjirokastër, në afërsi të Urës së Glinës, janë kapur 4 shtetas të huaj libianë, emigrantë të paligjshëm. Shtetasit u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Më datë 01.11.2017, në aksin rrugor pranë qytetit Tepelenë, nga patrulla e policisë  Komisariatit Policisë Tepelenë janë kapur 5 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë 01.11.2017,  në vendin e quajtur “Eko Piramida 28”,  janë kapur 5 shtetas të huaj  emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.M vjeç 57, banues në Tiranë, depërtuar nga Mali Zi, pasi dyshohet se më datë 28.10.2017, në afërsi të P K K Hani i Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.




 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...