Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 02 Nëntor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 30 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 15 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

3 persona për Narkotikët dhe 2 persona për Krimin Ekonomik dhe Financiar

6 persona në kërkim.

2 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Korrupsioni Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

1  person OSHEE


Janë sekuestruar:

 lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, rreth 11 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

1 mjet prerës, 7 gëzhoja.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 58 persona.


Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1- KORÇË, Finalizohet me sukses operacioni i koduar “ALKIS”

Operacioni i zhvilluar nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia pronari i një punishte në të cilën prodhonte, ambalazhonte me etiketa në gjuhën greke dhe shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...