Pogradec, Drejton mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i bindet urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Arrestohet në flagrancë nga Policia.

Pogradec, Drejton mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i bindet urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Arrestohet në flagrancë nga Policia. drejtoria e policise korce


Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
K.M., 38 vjeç, banues në fshatin Mëmlisht-Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 02.11.2017 ky shtetas në Gur të Kuq-Pogradec, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur. Gjithashtu nuk iu është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar. Nga kryerja e testit me aparatin Dragger, ky shtetas rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.83 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...