Shkodër, Qarkullon me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Shkodër, Qarkullon me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia. (për video kliko mbi link) 02shkoder1

Sekuestrohet një armë  zjarri pistoletë  "Zastava" me 8 fishekë.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë  zjarri me vete, më datë 02.11.2017 nga Forca e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve  policore, u  kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.Ç. 23 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi,  shërbimet e Policisë  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip "Benz" poshtë sediljes së shoferit, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë "Zastava"  me 8 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

02shkoder

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...