Berat, Arrestohet një shtetas për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”

Berat, Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:d.p.p.berat

E.Q., 20 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi  i tij u bë pasi në segmentin rrugor Kozare-Kuçovë, duke drejtuar motorçikletën pa targa, ka goditur këmbësoren B.B, 77 vjeçe, banuese në Kuçovë, e cila është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar drejtuesin e motorçikletës ku nga kontrolli i dokumentacionit ka rezultuar se ky shtetas nuk është i pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 291 dhe 290 i Kodit Penal.

        

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30