Rrogozhinë, Për motive pronësie ushtron dhunë fizike duke përdorur dhe armë të ftohtë (thikë) ndaj djalit të xhaxhait.

Rrogozhinë, Për motive pronësie ushtron dhunë fizike duke përdorur dhe armë të ftohtë (thikë) ndaj djalit të xhaxhait.tirane

Policia arreston në flagrancë 28 vjeçarin.

Shërbimet e policisë Kavajë, më datë 02.11.2017, arrestuan në flagrancë shtetasin :

- Xh.H, 28 vjeç, banues në fshatin Stërbeg - Rrogozhinë.

Ky shtetas për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait, shtetasit R. H., 21 vjeç dhe duke përdorur armë të ftohtë (thikë) i ka shkaktuar atij dëmtime të lehta në kokë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 279/1 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...