Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Nëntor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve
Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, pasi dyshohet se më datë 01.11.2017, ka bërë kallëzim shtetasi R.I vjeç 31 se ka pësuar një dëm ekonomik ne nje shume eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143/b Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja K.M, vjeç 20, banuese në Elbasan,pasi në rrugën “Urani Pano”, ju gjet e bllokua 6.2 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Tiranë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet përkohësisht një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Më datë 02.11.2017, specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstrdimi drejt Italisë shtetasin :
I.B 47 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, me vendimin penal nr.157/05 RMC të datës 02.11.2005, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale", "Heqje e paligjshme e lirisë" dhe "Shfrytëzim prostitucioni", parashikuar nga Nenet 416, 600 të Kodit Penal Italian dhe Neni 3, 4 të Ligjit 75/58 mbi prostitucionin dhe heqjen e lirisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.LL, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar mjetin tip “Benz”, dhe se ka falsifikuar numrin fizik të shasisë së mjetit. Nenet 141/a dhe 190 të Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.M, vjeç 50, banues në Tiranë, punonjës në Urbanistikën e Bashkisë Kamzë, pasi dyshohet se në rrugën “Isuf Xhelili”, ka devijuar rrugën, duke prekur në pronën e shtetasit H.Ç, vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.10.2017, u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.L, vjeç 37, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet, duke marrë një numër telefoni në emër të shtetasit XH.GJ, vjeç 77, banues në Krujë, në të cilën është debitor për nje shume lekesh. Neni 186 i Kodit Penal

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.S vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kastriotët“, duke drejtuar mjetin veturë tip “Toyota”, ka aksidentuar këmbësoren F.K, vjeç 58 banuese në Bathore, e cila pasi morri ndihmën mjekësore në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen XH.T, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në autostradën Tiranë–Durrës duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga është dëmtuar lehtë dhe pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.P vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Rexhep Tarja”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin H.H vjeç 73 banues në Tufinë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.M dhe M.K, vjeç 35 e 35, banues në Vorë, pasi dyshohet se në Vorë, G.M duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Skuter”, i cili drejtohej pa leje drejtimi nga M.K për pasojë drejtuesi i motorit është  dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.B, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/3 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.B, vjeç 48, banues në Sllatin, Maqedoni, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit, duke drejtuar autobusin tip “Setra” ka aksidentuar me vdekje shtetasin këmbësor D.B, vjeç 72, banues në Durrës. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.V, vjeç 40 banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Neni 283 i Kodit Penal.  

Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin G.S, vjeç 14 banues në Gramsh, pasi dyshohet se  në Gramsh, para një fastfudi, i ka dhenë një kartëmonedhë të prerjes 5.000 lekë, shtetases H.RR, vjeç 76, banuese në Gramsh, për ta këmbyer me 5 kartëmonedha me prerje 1000 lekë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Neni 183/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen B.M, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në lagjen 10, në lokalin e tij, ka ushtruar aktivitet pa dokumentacionin përkatës. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin XH.A vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Vodëz, Kuçovë, u konstatua se kishte në punë një fabrikë vaji ulliri, i papajisur me dokumentacion. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen E.L vjeç 33, banues në Durrës, pasi dyshohet se në fshatin Lumas, u konstatuar se kishte në punë një fabrikë vaji ulliri, i papajisur me dokumentacion. Neni 288/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Berat
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në
flagrancë i shtetasit:
E.Q, 20 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi  i tij u bë pasi në segmentin rrugor Kozare-Kuçovë, duke drejtuar motorçikletën pa targa, ka goditur këmbësoren B.B, 77 vjeçe, banuese në Kuçovë, e cila është dërguar
menjëherë në Spitalin Rajonal Berat për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar drejtuesin e motorçikletës ku nga  kontrolli i
dokumentacionit ka rezultuar se ky shtetas nuk është i pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar neni
291 dhe 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Fier
Në muajin shtator 2017 shtetasi L.B, 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier, ka dërguar një letër ankesë në autoritetet shtetërore ku nëpërmjet saj ka shprehur ankesën për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012 ku si pasojë e një aksidenti, ka humbur jetën djali i tij 2 vjeçar.
Sipas këtij shtetasi, nuk janë kryer veprimet e duhura hetimore nga ana e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes.
Në këtë letër ai ka kërcënuar me jetë Prokurorin e çështjes, shtetasin Ç.S.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.B për veprën penale "Kanosja e Gjyqtarit" parashikuar nga Neni 317 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D, vjeç 22, banues në Vlorë, pasi më datë 02.11.2017, në rrugën interurbane “Autostrada 100 Vjetori”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin Q.M, vjeç 34 banues në Vlorë, si pasojë e përplasjes të dy mjeteve, është përplasur me trafikndarësin dhe mjeti “Benz”, me drejtues shtetasin D.L, vjeç 24 banues në  Vlorë, për pasojë janë dëmtuar tre drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët SH.L dhe E.M, vjeç 29 e 29, banues në Vlorë,  të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë  02.11.2017, shtetasja A.A, vjeç 40, banuese në Gjirokastër, shitëse në nje bulmetore ka bërë kallëzim se më datë 31.10.2017, një shtetas i paidentifikuar ka blerë 3 kg djathë, duke bërë pagesën me një kartëmonedhë 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin H.G, vjeç 56, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, në mjetin tip “Benz”, iu gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra ushqimore si sallam, qumësht dhe detergjent, për të cilat nuk ka paguar detyrimet doganore në Degën Doganore Kakavijë. Neni 174 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin M.Ç,  vjeç 68, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në Fushëkuqe, Gurrëz, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin GJ.M, vjeç 65, banues Gurëz, Kurbin, për pasojë është aksidentuar pasagjerja K.M, vjeç 80 banuese Shkodër, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin F.D,  vjeç 28, banues në Rrëshen Mirditë, pasi dyshohet se, në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin kamion tip “Iveko”, me drejtues shtetasin P.B, vjeç 41, banues Thumanë, Krujë, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit F.D dhe pasagjerja K.D, vjeç 21, banuese Rrëshen, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.SH vjeç 58, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në dyqanin në pronësi, janë gjetur dhe sekuestruar 5 ora falco, imitime të markave të mbrojtura “Rolex”, “Emporio Armani” dhe “Breitling”, pa dokumentacion tatimor. Nenet 178 dhe 149/a të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasen H.P, vjeç 61, banues në lagjen Markaj, Tropojë, pasi dyshohet se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike me të dhënat personale të falsifikuara. Neni 189/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.B vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kristaq Cipo”, në oborrin e banesës, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.D, vjeç 84, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D vjeç 50, banues Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 28.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në biznesin e tij, ka kanosur shtetasit D.ZH, H.B dhe B.D, vjeç 49, 30 e 32, banues në Tiranë, punonjës të Drejtorisë së Tatimeve, pas një mase administrative që i kanë vendosur biznesit të tij. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit V.Z dhe E.Z, vjeç 52 dhe 19, banues në fshatin Marikaj, Vorë, pasi dyshohet se në në rrugën “Frosina Plaku”, V.Z ka kanosur me mjete të forta për vrasje shtetasin S.K vjeç 64 banues në Tiranë, ndërsa E.Z nëpërmjet telefonit ka kanosur me jetë shtetasin S.K. Nenet 84 dhe 275 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.R, vjeç 48, banues në Tiranë pasi dyshohet se, në bulevardin “Bajram Curri”, ka kundërshtuar në detyrë punonjësin e Policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, në rrugën “Robert Zhvarc”, është vjedhur banesa e shtetasit A.GJ vjeç 20, ku janë vjedhur 2 telefona, 1 varëse floriri dhe nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se dyshohet se me anë të një letre ka kanosur për jetën të dashurën e tij, A.H, vjeç 19, banuese në Tiranë.Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë  02.11.2017, shtetasi G.Q vjeç 45 banues në Skrapar, ka bërë kallëzim se më datë 01.11.2017, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vëllai, E.Q vjeç 34, banues në rrugën “Don Bosko”.Punohet për gjetjen e tij.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.C vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se pranë ish-uzinës Dinamo, më vetëgjyqësi ka prishur muret e avllisë dhe prej kohësh nuk lejon të hyjë në banesë me pretendimin se është e tij, shtetasin P.T, vjeç 35, banues në Tiranë. Nenet 277 dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.B, vjeç 52 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë në rrugën “Tasim Shehu”, ka kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, shtetasi G.V, vjeç 36, banues në Tiranë, kallëzon se është larguar nga banesa më datë 01.11.2017, dhe nuk është kthyer babai F.V, vjeç 74, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 02.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.K vjeç 47, banues në Tiranë, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".  Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 33, banues në Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve D.K dhe T.K, vjeç 30 e 28, banues në Tiranë, pasi A.GJ në rrugën “Qemal Stafa”, ka thyer xhamin dhe i ka vjedhur kasetofonin mjetit tip “Smart”, pronë e shtetases G.B, vjeç 27 banuese në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një kaçavidë dhe një çekiç, të cilat i përdorte për të thyer xhamat e mjeteve. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas së bashku me shtetasin D.K dhe T.K janë autor të disa ngjarjeve te tjera. Nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal   

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.11.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit I.M, A.M, H.K dhe H.V, vjeç 14, 20, 19 dhe 22, banues në fshatin Kasallë dhe në Bathore, Kamzë, pasi dyshohet se më datë 01.11.2017, shtetasit I.M dhe A.M në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë vjedhur 3 telefona celular të markave të ndryshme, në banesën e shtetases R.B, vjeç 45, ndërsa H.K dhe H.V, u kapën në momentin që po blinin telefonat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan telefonat e vjedhur. Nenet 134, 25 dhe 287 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, shtetasi G.XH, vjeç 55, banuese në Çerkezë, ka bërë kallëzim se, më datë 26.10.2017, është larguar nga banesa në drejtim të Greqisë djali B.XH vjeç 22  banues në Çerkezë dhe nuk ka patur komunikim. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqëor Tiranë, për shtetasin A.S vjeç 41, banues në Tiranë, me profesion instrumentist, pasi dyshohet se në banesë, vazhdimisht shqetëson me zhurma komshien T.H, vjeç 61, banuese në Tiranë. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqëor Tiranë, për shtetasin V.Ç, vjeç 29, banues në Kamzë, pasi dyshohet se tek Instituti Bujqësor, ka kanosur me thikë dhe fjalë shtetasin D.L, vjeç 52, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, në rrugën “Vangjush Furxhiu”, është vjedhur biçikleta, pronë e shtetases L.L, vjeç 51, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.11.2017, shtetasi I.L vjeç 35, banues në Yzberisht, ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur matësin e energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.A, vjeç 31, banues në fshatin Hamallaj, Durrës, pasi dyshohet se në bulevardin e Kasharit, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2017, shtetasi F.SH, vjeç 45, kallëzon se një ditë më parë është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer e bija e mitur S.Sh, vjeç 16, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.11.2017, shtetasja M.B, vjeç 33, banuese në Tiranë, kallëzon se është larguar nga banesa e bija e mitur M.B, vjeç 16, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.D, vjeç 45, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë  01.11.2017, në Vorë, për shkak të detyrës, ka kanosur me fjalë shtetasin G. A., vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin P.T, vjeç 50, banues në Kavajë, pasi dyshohet se para një muaji, në Kavajë, ka kanosur me fjalë shtetasin A.N vjeç 60 banues në Kavajë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit N.P dhe I.P, vjeç 33 dhe 39, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se babai i N.P ka bërë kallëzim se të dy bashkëshortët keqtrajtojnë  fëmijët e  tyre të mitur A.P dhe B.P, vjeç 12 e 9. Nga veprimet e kryera rezultoi se, shtetasi I.P, vuan nga çrregullime mendore. Neni 124/b i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.S, vjeç 35 banues në fshatin Karpen, pasi pranë mbikalimit të “Kollçakëve” Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimin, motorin tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u arrestua në flagrancë  shtetasi A.P, vjeç 31 banues në Kavajë, pasi pranë mbikalimit të “Kollçakëve” Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimin motorin tip “Lifan” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Q vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës në lagjen nr.2, ka vjedhur xhamat e pasqyrave të katër mjeteve, në pronësi të shtetasve Q.L, M.K, H.D dhe A.SH, vjeç 68, 28, 27 dhe 41, banues në Kavajë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësore Durrës, për shtetasin G.R, vjeç 62, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen 14, Durrës, mashinist i trenit të linjës Shkodër–Durrës, ka aksidentuar me vdekje këmbësoren, shtetasen F.B, vjeç 56 banuese në Rrazhbull. Neni 292 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve M.P dhe F.Gj, vjeç 14 e 15, pasi dyshohet se në Rrashbull, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, vjeç 47 ku kanë marrë një televizor plazma dhe 15 litra raki. Neni 134/2 i  Kodit Penal.

Më datë  02.11.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen L.J, vjeç 64, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen 14/1, në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen DH.M, vjeç 39, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr.9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare.”

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.H, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen 18/1, ka goditur me grusht shtetasin  R.D, vjeç 42, banues në Durrës. Në vendin e ngjarjes është gjetur një fishek model 56 kalibër 7.62  mm. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Nenet 90 dhe 287/1 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin NJ.Z vjeç 69, pasi dyshohet se djali P.Z, vjeç 42 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 01.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.Ç, vjeç 25, banues në  fshatin Mallkuç, pasi dyshohet se në fshatin Mazhë e Vogël, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 02.11.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.B vjeç 20 banues në  fshatin Karpën, pasi më datë 01.11.2017, në  Karpën, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë dhe 1 dorezë  hekuri, të cilat i mbante pa leje. Neni 279/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 39, banues në Rreth, pasi në Shijak, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve M.P dhe F.Gj, vjeç 14 e 15, pasi dyshohet se në Sallmone, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të  shtetasit E.SH, vjeç 30, ku kanë marrë nje shume lekesh dhe kanë detyruar të marrin pjesë në vjedhje edhe shtetasit L.Ll, K.I dhe J.Ç, vjeç 14, 13 e 13. Nenet 134/1,  25 dhe 129  të  Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.11.2017, në  urgjencën e spitalit  Elbasan, është dërguar nga familjarët e vdekur pa shenja dhune, shtetasja V.M, vjeç 40, banuese në fshatin Vidhas. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin G.S, vjeç 55, banues  në  fshatin Muriqan, pasi dyshohet se në  fshatin Muriqan, u konstatua se po ndërtonte  një objekt banimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasit A.Ç dhe E.T, vjeç 22 e 28, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Kongresi”, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin, A.Ç i ka dëmtuar edhe syzet optike E.T. Nenet 89 dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin A.B, vjeç 60, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “11 Nëntori”, ka goditur me sende të forta shtetasin Y.GJ, vjeç 54 banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, shtetësia G.L, vjeç 19, banuese ne Elbasan, me qera, kallëzon se i është larguar nga banesa babai shtetasi L.L, vjeç 47. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 02.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.P, vjeç 26, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Emin Matraxhiu”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 02.11.2017, shtetasi K.M, vjeç 31, banues në fshatin Dasar, kallëzon se i është larguar nga banesa babai Z.M, vjeç 64. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë  02.11.2017, gjatë natës, në  fshatin Karinë, në stallën pranë banesës, shtetases D.S, vjeç 62, i kanë vjedhur 19 pula fushe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.M, vjeç 43 pasi ka vajtur në banesën e bashkëshortes S.M vjeç 34, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.  Neni 320 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Devoll
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet një shtetas i dënuar me 5 vite burg për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, falë njëpune të mirëoganizuar kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit  të shpallur në kërkim;
GJ.B 48 vjeç, banues në njësinë administrative Miras.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 127 datë 27.02.2017, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.
Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 09.11.2013, ku ky shtetas ka kryer veprën e mësipërme me shtetasen e mitur K.Gj, nusen e djalit të tij.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M, vjeç 38 banues në Mëmlisht, pasi në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve V.P dhe H.P, vjeç 61 e 57, të cilat janë djegur plotësisht. Nga veprimet e para hetimore rezulton se, zjarri ka rënë nga një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 02.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen G.A, vjeç 18, pasi dyshohet se ish bashkëjetuesi, E.V, vjeç 42 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Kuçovë
Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme në lidhje me shtetasen E.B, 32
vjeçe, e cila kishte hipur mbi kullën e Tec-it dhe kërcënonte se do të hidhej, ju bëjmë me
dije se:
Shërbimet e Policisë së bashku me negociatorin e Forcave Renea, në prani dhe të
psikologes, pas disa orësh negociata bënë të mundur që shtetasja e lartëpërmendur
rreth orës 18.40 të zbriste nga kulla e Tec-it pa pasur probleme për jetën.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.11.2017,u arrestua në flagrancë shtetasi T.E vjeç 27, banues në Patos, pasi në aksin rrugor Fier-Patos, tek “Kthesa e Patosit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja shtetasja M.H, vjeç 23, banuese në Orikum Vlorë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes, për shtetasen D.D, vjeç 29, pasi dyshohet se bashkëshorti R.D, vjeç 29 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes, për shtetasen S.S vjeç 32, pasi dyshohet se bashkëshorti I.S, vjeç 47 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.11.2017, ka bërë kallëzim shtetasja B.N, vjeç 60 banuese në Fier, se më datë 31.10.2017, duke punuar në dyqanin konfeksion në lagjen “Apollonia” në pronësi, dy persona të pa identifikuar e kanë pyetur se ku janë djemtë e saj duke e shtyrë dhe më pas janë larguar nga dyqani. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Neni 84 i Kodit Penal.

Fier
Godet për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake si dhe kundërshton punonjësit e policisë së rendit publik, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë  shtetasin:
K.M, 55 vjeç, banues në  Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Naftëtari“, Patos, në ambientet e Bashkisë, ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Patos, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Stacionit të Policisë Patos duke i kundërshtuar ata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditje për shkak të detyrës" parashikuar nga Nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes për shtetasen K.A, vjeç 20, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, shtetasi E.A vjeç 31 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 02.11.2017, në lagjen “Skënder Libohova”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.L, vjeç 53 banues në Lushnjë, ka vetëm dëme materiale. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se zjarri ka rënë  aksidentalisht nga një defekt elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.R dhe R.R, vjeç 33 e 21, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ‘’1 Maji’’, kanë kanosur e goditur me grusht dhe sende të forta shtetasin V.N vjeç 45 banues në Vlorë. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D.Z, vjeç 16, pasi dyshohet se në fshatin Borsh, ka goditur me thikë buke duke e plagosur lehtë, shtetasin R.XH, vjeç 18, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, gjatë natës, në lagjen “Rilindja”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases F.Q, vjeç 53 banuese në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi L.K vjeç 40, banues në Vlorë, pasi në lagjen “24 Maji”, u kap duke dëmtuar transformatorin e një kabine elektrike dhe ka vjedhur 60 litra vaj, që ju bllokua në cilësinë e provës materiale.  Nenet 134 dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë  02.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.Z, vjeç 27,  pasi dyshohet se bashkëshorti  K.A, vjeç 27, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për  shtetasin E.I, vjeç 33  banues ne fshatin Çeprat, pasi dyshohet se në rrugën Transballaknike, duke drejtuar mjetin tipit “BMV”, nuk i është bindur urdhrit për ndalim shërbimeve të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin G.B, vjeç 49, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarësia”, në lokalin në pronësi, ju gjetën 6 kompjuter të cilat u sekuestruan në cilësinë provës materiale. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit B.K dhe A.K, vjeç 46 e 44, banues në Tiranë e Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë kanosur me fjalë shtetasin V.K, vjeç 53, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2017, shtetasi I.H, vjeç 29, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 02.11.2017, një person i paidentifikuar, në lagjen “24 Maji”, i ka vjedhur një çantë në banakun e lokalit, ku kishte një telefon celular, nje shume eurosh dhe disa dokumente. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.S vjeç 46, banues në Lazarat, pasi dyshohet se në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë “Shqiponja”, që ishin në mbështetje të IKMT-së, për heqjen e tabelave të reklamave.  Neni 242 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, vjeç 18 pasi në Gjadër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin B.D,  vjeç 42, banues në Laç, pasi dyshohet se, tek vendi i quajtur “Rai i Pashës”, ka kanosur me fjalë shtetasin F.R, vjeç 62, banues në Laç. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Shkodër
Qarkullon me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohet një armë  zjarri pistoletë  "Zastava" me 8 fishekë.
Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë  zjarri me vete, më datë 02.11.2017 nga Forca e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve  policore, u  kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
A.Ç 23 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi,  shërbimet e Policisë  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip "Benz" poshtë sediljes së shoferit, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë "Zastava"  me 8 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, në fshatin Kir, në banesën e shtetasit GJ.N, vjeç 34, ka rënë zjarr, ku janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake të banesës 2 katëshe. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.XH, vjeç 74, banues në fshatin Kullaj, pasi dyshohet se në fshatin Kullaj, në tokën e tij, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.C, vjeç 52, banues në Gostil, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.M vjeç 25 banues në Kamzë Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën Has-Kukës, tek Ura e Drinit të Bardhë u kap duke transportuar 3 m3 lëndë drusore me mjetin  tip “Benz”, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:45, Policia e Komisariatit Bulqizë u njoftua se ishte dërguar në spitalin Bulqizës, një shtetas i dëmtuar, punëtor në minierën e kromit.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në ambjentet e brendshme të një galerie kromi, shtetasi U.Gj, rreth 39 vjeç, banues në Bulqizë (punëtor në galeri), duke punuar dyshohet të jetë shembur një masiv gurësh, ku për pasojë shtetasi U.Gj, ka marrë dëmtime në kokë.
Pas ndihmës së parë të marrë spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është nisur me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.
Priten të vijnë ekspertët e RISHMIT dhe së bashku me grupin hetimor do vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për shtetasin A.M, vjeç 39 banues në Komsi, pasi dyshohet se më datë 01.11.2017, në vendin e quajtur Kumija e tullave, A.M ka plagosur lehtë me mjete te forta, shtetasin I.XH, vjeç 40  banues në Komsi. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, në Burrel, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit R.M vjeç 67 është dëmtuar xhami i dritares dyshohet nga një plumb qorr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Mat. Neni 278 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.J vjeç 22, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 24.05.2017, në afërsi të PKK Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.RR, vjeç 33, banues  në Ballsh, pasi dyshohet se më datë 20.10.2017, në afërsi të PKK Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Italia, shtetasi në kërkim ndërkombëtar GJ.Q, vjeç 34 banues në Fushë Arrëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe  e municionit” dhe "Plagosja e rëndë nga pakujdesia". Nenet 278/4 dhe 91 të Kodit Penal.   

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 02.11.2017, në afërsi të fshatit Kakavijë e Derviçan shërbimet kufirit dhe DVP Gjirokastër, kanë kapur 11 shtetas të huaj, 5 sirianë, 2 irakenë, 1 algjerian dhe 3 marokenë, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, 7 shtetas u dërguan në QKP të Azilkërkuesve Babrru Tiranë dhe 4 shtetas u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin D.C, vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 02.11.2017, në afërsi të PK.K Bllatë,  ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.V, vjeç 22, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se më datë 02.11.2017, në afërsi të PKK Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...