Pogradec Plagos me sende të forta për motive të dobëta, dy pronarët e një lokali (vëllezër) si edhe dëmton ambientin në brendësi të tij.

Pogradec drejtoria e policise korce

Plagos me sende të forta për motive të dobëta, dy pronarët e një lokali (vëllezër) si edhe dëmton ambientin në brendësi të tij.

Arrestohet në flagrancë nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

B.S., 26 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 02.11.2017,  në lagjen nr 1 në Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasit A.C, 44 vjeç dhe A.C, 46 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Pogradec, në lokalin në pronësi të tyre si edhe ka dëmtuar orenditë e këtij të fundit. Dy shtetasit e lartpërmendur ndodhen në Spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 88 e 150 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...