Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Nëntor 2017 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Dy operacione  antidrogë të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Sekuestrohen 1290,9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një armë zjarri e prova të tjera materiale.
Në të dy operacionet arrestohen 6 shtetas si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë punës së pandërprerë,  për goditjen e "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra kohët e fundit, në 24 orët e fundit ka zhvilluar dhe finalizuar 2 operacione antidrogë, të koduara "Befasia" dhe "Papafingo".
Si rezultat i këtyre operacioneve është sekuestruar një sasie e madhe lënde narkotike, konkretisht 1 ton e 291 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1armë zjarri, 2 automjete dhe 6 telefona celularë.
Gjithashtu në të 2 operacionet janë arrestuar në flagrancë 6 persona si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Më konkretisht:
Gjatë operacionit "Befasia" të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, janë arrestuar në flagrancë  shtetasit:
• F.M 31 vjeç, banues në Nikël -Çerek;
• I.F, 31 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës
• I.M, 32 vjeç, banues në Lum Kukës, i dënuar me parë.
• S.G, 33 vjeç, banues në Bardhoc i Ri, Kukës, i dënuar më parë.
Është shpallur në kërkim shtetasi:  A.Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Personat e lartpërmendur u kapën në flagrancë në orët e mbrëmjes në rrugën “Unaza e re, Lidhja e Prizrenit” në këto rrethana:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kishte marrë informacion në rrugë operative në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve,  për një grup që kryente veprimtari kriminale në këtë fushë, ku dyshohej se shtetasit F.M, I.F, I.M, S.G si dhe një shtetas tjetër me inicialet  A. Ç, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojitCannabis Sattiva në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamzës, Paskuqanit, Babrrusë, etj.
Mbi bazën e këtyre informacioneve të marra në rrugë operative është organizuar shërbimi me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve ku rreth orës 21:30 është bërë ndërhyrja.
Automjeti me të cilin lëviznin personat e dyshuar i është bërë shenjë për të ndaluar nga shërbimet e policisë me xhupa me mbishkrimin “POLICIA” dhe duke e paralajmëruar “Ndal Policia”, por automjeti nuk ka ndaluar dhe pasi ka parë automjetin e policisë ka vazhduar me shpejtësi për t’ju shmangur shërbimeve të Policisë.
Gjatë kësaj kohe shtetasi i identifikuar si A.Ç. është larguar me vrap duke dalë nga mjeti, ndërsa drejtuesi ka vazhduar dhe në shpejtësi e sipër për t’i shpëtuar shërbimeve të policisë, ka devijuar rrugën kryesore, duke hipur në trotuar ku dhe është përplasur me një shtyllë.
Në atë moment është neutralizuar dhe prangosur shtetasi F.M. Në bagazhin e automjetit dhe në sediljen e pasme janë gjetur gjithësej 8 thasë të mbushur me bimë të tharë e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Policia ka neutralizuar edhe 3 personat e tjerë të cilët qëndronin në kryqëzimin e Paskuqanit duke ruajtur lëvizjen e automjetit tip "Wolksvagen Polo".
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe 4 telefona celularë.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë  Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, në ngarkim të shtetasve F.M, I.F, I.M dhe S.G, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. Ç., për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve të kryer në bashkëpunim".
..
Në operacionin e dytë të koduar "Papafingo" u arrestuan shtetasit:
• H.S, 50 vjeç, banues në Rinas;
• M.S, 45 vjeçe, bashkëshortja;
Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:
-         K. S, 26 vjeç, banues në Rinas;
-          S. S., 25 vjeç, banues në Rinas.
Arrestimi i çiftit si dhe shpallja në kërkim e dy djemve të tyre u bë pasi,
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative të dokumentuara në operacionin e parë “Befasia”, se një sasi lënde narkotike e sjellë në Tiranë për shitje, e cila u bllokua nga Policia ka rezultuar të jetë marrë nga shtetasi H.S, me banim në Rinas.
Pas ushtrimit të kontrollit të banesës ka rezultuar se kryesisht në katin e dytë, në papafingo, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej: 
• 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.
• 1 pushkë model 56
• 25 fishekë
• 1 peshore elektronike (e cila përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike).
Sasia e lëndës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve H.S, M.S, K.S. dhe S.S., për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve të kryer në bashkepunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”.
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.G vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në bashkëpunim me një shtetas, kanë ndihmuar të shkojnë në Angli pa dokumente, shtetasit A. K dhe J.Gj, vjeç 21 e 20. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorit. Neni 298 i Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.A, vjeç 46, banues në Tiranë, administrator, pasi dyshohet se  në rrugën “Pandi Stillo”, në magazinën e tij, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një sasi vaji me etiketë të falsifikuar dhe një sasi blloqesh mandate arkëtimi. Nenet 149/a, 190 e 180 të Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.H vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  me anë të mashtrimit, i ka marrë nje shume dollaresh shtetasit F.K vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 143/2 i Kodit Penal.  
Seksioni për krimet ndaj pronës
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.K, vjeç 49 banues në Tiranë, me detyrë Përgjegjës i Sigurisë Fizike në Drejtorinë e Sigurisë të nje banke  për  vepren penale "Shperdorim detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.11.2017, në bulevardin “Zhan D'ark”, shtetasi S.K, vjeç 45, banues në Tiranë, u kap duke drejtuar me leje drejtimi të tipit të vjetër, mjetin tip “Hunday”.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Më datë 04.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K vjeç 56, banues në fshatin Gjergj Fushë, Vorë, administrator i nje njesie Administrative, pasi më datë 03.11.2017, në rrugën e Rinasit duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Hyundai” ka humbur kontrollin duke goditur mjetin me drejtues A.H, më pas është aksidentuar me mjetet me drejtues A.K, e me drejtues A.GJ dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit. Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e  shtetasit S.D, vjeç 38, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, ka  ndryshuar  masën  sigurisë nga “Arrest shtëpie” në ”Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe gjatë kontrollit, nuk  është gjetur në banesë. Nenet 283/2 e 323 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës qe bën fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, më datë 02.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.V vjeç 40, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 283 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.11.2017, shtetasi A.D, vjeç 47, banues në Korçë, ka bërë kallëzim se më datën 12. 10. 2017, ka përfituar një ovedraft nga nje banke dhe më datë 13.10.2017, ka tërhequr nga bankomati nje shume lekesh, kurse pjesa tjetër dyshohet të jenë fshehur nga banka, nëpërmjet sistemit kompjuterik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.J, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Korçë-Bilisht, tek kryqëzimi i fshatit Progër, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasin E.M, vjeç 66, banues në fshatin Mançurisht, i cili udhëtonte me një çiklomotor, pa targë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin R.D, vjeç 21, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se, në fshatin Zvirinë, duke drejtuar çiklomotorin tip “Honda” pa targë, ka humbur kontrolli, ka marre dëmtime dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 55, banues në Ura Vagurore, pasi në Kuçovë, te rrotondo e lagjes “1 Maji”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Citroen" është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B, vjeç 24 banues në Kuçovë, ku për pasoje janë dëmtuar lehtë, pasagjeret, shtetaset E.SH  dhe A.SH, vjec 20 dhe 15, banuese në Kuçovë. Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.
Më datë 04.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.N vjeç 32, banues në Kuçovë, pasi në datë 04.11.2017, në Moravë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i lagjes së Myrtelëve”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford” . Nenet 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen SH.K vjeç 66, banues në fshatin Dobrov Dibër, pasi dyshohet se  me anë të mashtrimit, i ka marë nje shume eurosh shtetases B.F, vjeç 69, banues në Kukës, me pretendimin se do ti shiste banesën në fshatin Sheq Marinas, Fier. Neni 143 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.Z, vjeç 24, banues në Vlorë, pasi dyshohet se  më datë 02.11.2017, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, te kryqëzimi i Radhimës, gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”  iu gjet e sekuestrua një paketë me 3 cigare të përziera, duhan me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.L vjeç 21, banues në lagjen “Kushtrimi”, pasi dyshohet se  më datë 02.11.2017, në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë kontrollit të dokumenteve (në emër të babait), të mjetit tip ”Toyota-Yariz” ju konstatua një siguracion (TPL) i pa hedhur në sistem, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.11..2017, u arrestua shtetasi F.S vjeç 25, banues në Fier, pasi në rrugën “At Kristo Negovani”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin V.H, vjeç 78, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u arrestua shtetasi R.H, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në lagjen Nr. 1, u kap nga duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Mitsubishi”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.N vjeç 53 banues në fshatin Buz, Memaliaj, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për bashkëshorten e tij, shtetasen L.N vjeç 47 pasi dyshohet se  në oborrin e banesës, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 482 gram bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet  283 dhe 25  të  Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 49 banues në Ksamil, Sarandë, pasi në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë, duke drejtuar pa leje drejtimi, zetorin tip “Yanmar” pa targë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G.T, vjeç 50 banues në Përmet, ku si pasojë është dëmtuar pasagjeri në zetor, shtetasi H.M, vjeç 68 banues në Përmet, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L, vjeç 48 banuese në Kukës, pasi dyshohet se  ka përdorur dokumente të falsifikuara, për marrjen e numrave me kontratë në nje kompani private telefonike. Neni 186 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.Sh, vjeç 53 banues në fshatin Nange, pasi dyshohet se  në aksin rrugor Kukës-Gostil, te mbikalimi i Gostilit, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Zetor”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar vet dhe shtetasja Sh.C, vjeç 63 banuese në Gostil, të cilët pas ndihmës mjekësore ndodhen janë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.P 42 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 02.11.2017, te lulishte “1 Maji”, pas një konflikti ka goditur me grusht shtetasin A.Xh, vjeç 55 banues ne Tirane. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, shtetasi D.M, vjeç 41 ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, e motra, M.S, vjeç 36 banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. Xh, vjeç 16 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në oborrin e shkollës, është konfliktuar dhe ka goditur me grushte shtetasin E. B, vjeç 16. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.H, vjeç 24 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Frosina Plaku”, te bar kafe ku punonte kamerier, me anë të mashtrimit, i ka marrë xhiron ditore pronarit Sh.B, vjeç 26 banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.  
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Sh, vjeç 21 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Irfan Tomini”, në ambientin që administronte, janë gjetur e bllokuar me cilësinë e provës materiale, disa kompjuterë për lojëra fat, pa lejen përkatëse. Neni 197 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, i kanë vjedhur telefonin “Samsung”, shtetases E.B, vjeç 15. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.11.2017, u kap  dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim G.S, vjeç 54 banues në Tiranë, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.  
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K, vjeç 20 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petro Marko”, në mjetin tip “Fiat”, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 11.2gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një shkop bejsbolli e një dokument policie. Nenet 283/3, 247 e 279 të Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.Gj, vjeç 21 pasi dyshohet se  bashkëshorti Gj.Gj, vjeç 27 ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve I.C dhe  E.C, vjeç 16 dhe 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën e “Barikadave”, kanë goditur me grushte në fytyrë dhe trup, shtetasin F. K, vjeç 15 banues në Tiranë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Z, vjeç 56 banuese në Tiranë, i cili është kapur në flagrancë, pasi ka shkelur Vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda “Arrest në shtëpi”, duke u larguar nga  banesa dhe ka tentuar të vjedh disa dërrasa në pronësi të Universitetit Bujqësor Kamëz. Nenet 323 dhe 134-22 të Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.H, vjeç 50, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë , ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj së motrës, V.H, vjeç 47, banuese në Tiranë, e cila nuk ka pranuar që ti plotësohet urdhër mbrojtje. Gjithashtu u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtës, për nënën e tyre, S.B, vjeç 70, banuese në Tiranë. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet për dy punonjës të shërbimit të Urgjencës së një spitali, për veprën penale "Kanosje për shkak të detyrës" bazuar në nenin 238 të Kodit  Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.11.2017, shtetasi A.Z vjeç 24, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 01.11.2017, në rrugën “Niko Avrami”, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen H.B, vjeç 38, pasi dyshohet se  ish bashkëshorti Q.B, vjeç 41, banues në Tiranë, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Z, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën e “Dibrës”, pranë Medresesë, ka goditur me grushte shtetasin V. A, vjeç 17, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.D dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 33 e 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, në lokalin me qera të shtetasit P.D, janë kapur duke kryer punime ndërtimi pa leje. Nenet 199/a e 199/b të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen RR.T, vjeç 62, pasi dyshohet se  djali, shtetasi H.T, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 03.11.2017, shtetasja N.C, vjeç 37, ka bërë kallëzim se më datë 24.10.2017, në rrugën “Bulevardi Blu”, pasi ka kryer veprimet për të tërhequr nje shume lekesh në bankomatin e nje banke Kamëz, ka shkuar brenda bankës për të sqaruar pasi bankomati nuk kishte kryer transaksionin dhe për një moment, një person i panjohur vjen në bankomat për të kryer veprime dhe është larguar shumë shpejt prej tij. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni  134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Dh. M, L.T, M.S, R.Rr dhe S. K, vjeç 17, 17, 17, 16 e 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  ne nje shkolle janë goditur me grusht me njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetaseve S.Sh dhe M. B, më datë 03.11.2017, u gjetën dhe në prani të prindërve, kanë deklaruar, se janë larguar me dëshirën e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 03.11.2017, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, është vjedhur kasetofoni dhe sinjali i pasmë i mjetit tip “Fiat” në pronësi të shtetasit K.SH, vjeç 28, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën  “Tre Dëshmorët”, është konstatuar duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.F, vjeç 63, banues në fshatin Bërxullë, pasi dyshohet se  në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin M.B, vjeç 36, banues në fshatin Bukaq, pasi dyshohet se  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S.M, vjeç 68, banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u kap shtetasi në kërkim A.G vjeç 40, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar 10 vjet burg, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitje të narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.  
Më datë 03.11.2017, gjatë natës, në fshatin Vorrozen, në kasollen pranë banesës, i kanë vjedhur një kokë bagëti shtetasit Z.B, vjeç 60. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin R.T, vjeç 57, banues në Durrës, pasi dyshohet se  më datë 02.11.2017, në fshatin Ishëm, duke djegur mbeturinat në ullishtën e tij,  nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr e janë djegur 32 ullinj pronë e tij dhe shtetasit Y.B vjeç 42, banues në Ishëm. Neni151 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, më datë 03.11.2017, u  kap dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin në kërkim policor  D.C, vjeç 30, banues në lagjen nr 14 Durrës. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen A.SH, vjeç 36, pasi dyshohet se  bashkëshorti, shtetasi G.SH vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikollogjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.L, vjeç 27, banues në Elbasan pasi dyshohet se  në fshatin Xibërrakë, në lokalin në pronësi, po kryente punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.D, vjeç 47 banues në fshatin Shijon, pasi dyshohet se  po ndërtonte një shtëpi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e mjetin tip “Pasat”, të shtetasit E.B, më datë 03.11.2017, mjeti u gjet në fshatin Katund i Ri. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen  B.B, vjeç 26, banuese në fshatin Gjinar, pasi dyshohet se  në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në nje dyqan ka vjedhur një jelek, i cili u bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin H.L vjeç 58, banues në fshatin Dushk, Belsh, pasi dyshohet se  në Dushk, ka rrahur shtetasen SH.M, vjeç 42, banuese në këtë fshat. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 03.11.2017, në fshatin Kabash, duke ecur në rrugë, shtetasi B.K, vjeç 62, banues në fshatin Kabash, aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasen E.A, vjeç 55, banues në Korçë, pasi dyshohet se  duke ndërtuar një garazh, ka hyrë rreth 30 m², në brendësi të pronës së shtetasit A.P, vjeç 65.Neni 200 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.L, vjeç 22, banues në lagjen nr. 16, pasi në lagjen nr. 16, ka vjedhur një sasi ilaçesh në mjetin tip ”Benz” në pronësi të nje firme farmaceutike.Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit I.Ç dhe N.D, vjeç 34 e 34, banues në fshatin Vidhkuq, pasi dyshohet se  midis fshatrave Shtyllë dhe Panarit, janë konstatuar duke prerë lëndë drusore, pa leje. Me cilësinë e provës material ju bllokua një motorsek. Neni 205 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 03.11.2017, në fshatin Zvezdë, në bahçe, është gjetur i vetëvarur, pa shenja dhune, shtetasi S.K, vjeç 31. Nga deklarimet e familjarëve rezulton se i ndieri vuante nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Plagos me sende të forta për motive të dobëta, dy pronarët e një lokali (vëllezër) si edhe dëmton ambjentin në brendësi të tij.
Arrestohet në flagrancë nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
B.S, 26 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 02.11.2017,  në lagjen nr 1 në Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasit A.C, 44 vjeç dhe A.C, 46 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Pogradec, në lokalin në pronësi të tyre si edhe ka dëmtuar orenditë e këtij të fundit. Dy shtetasit e lartpërmendur ndodhen në Spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 88 e 150 të Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin H.S, vjeç 57, banues në Pogradec, pasi dyshohet se  në banesë, u kap duke ndërtuar 3 kolona betoni pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.11.2017, shtetasi M.Z, vjeç 52, banues në fshatin Hinkë, Ura Vajgurore, ka bërë kallëzim se prej 10 ditësh, është larguar nga banesa për në Greqi, vajza, XH.Z, vjec 20, me të cilën ka humbur kontaktet. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.
Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi dyshohet se  shtetasi R.T vjec 63, banues në Kuçovë, ka kallëzuar se më datë 02.11.2017, në lagjen “Tafil Skëndo”, i kanë vjedhur motorin tip “Piaggio”, pa targë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë  
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për goditjen me sende të forta të shtetasit SH.D, më datë 03.11.2017, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Gj.K, vjeç 55, banues në fshatin Allkaj, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, ka riklasifikuar veprën penale nga “Plagosje e lehtë me dashje” në “Plagosje e rëndë me dashje”. Neni 88/1 Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A. M, vjeç 17, pasi dyshohet se  në fshatin Plug, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Citroen” . Neni  291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 03.11.2017, ka bërë kallëzim shtetasja E.D, vjeç 33, banuese në fshatin Çerëm Sektor, se më datë 01.11.2017, në banesë, një shtetase, rome, e pa identifikuar, i ka marë me anë të mashtrimit nje shume eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Neni 143 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.M, vjeç 43, banues në Selenicë,  pasi dyshohet se  më datë 02.11.2017, në Selenicës, ka penguar punonjësit e nje firme  të kryej punime në karierën Nr. 3, të zhavorit bituminoz, me pretendimin se është prona e tij. Neni 277 i Kodit Penal.  
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin T.SH, vjeç 19, banues në lagjen “10 Korriku, pasi dyshohet se  në lagjen “Pavarësia 3”, duke udhëtuar me mjetin tip “Lançia”, pa vendosur rripin e sigurimit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë Rrugore. Neni  242 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, në lagjen “Osman Haxhiu”, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit E.SH, vjeç 51, emigrant në Greqi, ku kanë marrë disa enë kuzhine. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për  shtetasin E.L vjeç 24, banues në Vlorë, pasi dyshohet se  në lagjen “Osman Haxhiu“ me disa persona të tjerë, ka shkuar tek dyqani ku punon shtetasi R.B, vjeç 52, banues në Vlorë, të cilin e ka kërcënuar me fjalë, për të mbyllur dyqanin me pretendimin se është i tij. Neni 277 i Kodit Penal.  
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.M, vjeç 37, banues në Ksamil, pasi dyshohet se  më datë 02.11.2017, në Ksamil, ka kanosur me fjalë shtetasin S.I, vjeç 31 banues në fshatin Gjashtë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi D.D, vjeç 24, banues në Laç, pasi në rrugën “Skënderbeu”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kavasaki”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 01.11.2017, në Ksamil, kanë thyer xhamin e nje marketi pronë e shtetasit B.M vjeç 59 banues në Ksamil. Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë  02.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.A vjeç 57, banues në lagjen nr. 3, pasi dyshohet se  u konstatua se kishte ndërtuar një mur mbajtës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin O.L, vjeç 21, banues në fshatin Shalës, Konispol, pasi dyshohet se  i ka thyer 30 bandiera betoni, shtetasit S.H, vjeç 31 banues në fshatin Shalës. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit TH.G dhe M.LL, vjeç 19 e 20, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në qytet kanë goditur me grusht shtetasin E.G, vjeç 16 banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.A, vjeç 43, banues në Vlorë, pasi te ish “Uzina Metalike”, u kap duke vjedhur disa pjesë makinerish në një magazinë, pronë e shtetasit  V.Ç, vjeç 49, banues në Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasin GJ.M vjeç 56, pasi dyshohet se  bashkëshortja, L.M vjeç 52 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 Më datë 03.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen R.Q, vjeç 34, pasi dyshohet se  bashkëshorti, N.Q vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 03.11.2017, gjatë natës, në Ishull Lezhë, është vjedhur me thyerje magazina e shtetasit F.H, vjeç 57, banues në Ishull Lezhë, ku kanë marrë 3 fletë çadra dhe një makinë korrëse bari. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin D.N, vjeç 16 , pasi dyshohet se  në Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, çiklomotorin. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin
 Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin V.P, vjeç 40 banues në Gurëz, pasi në Gurëz, tek lokali në pronësi, është konstatuar një televizor dhe një kompjuter i nje kompanie private  për lojëra fati, pa leje. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.11.2017, në lagjen “Qemal Stafa”, është konstatuar vjedhje me thyerje e banesës se shtetases D.S, vjeç 70, rezidente në Itali, ku i kanë marrë një televizor plazme, disa bizhuteri sermi dhe sende antike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.
Informacion Paraprak
Më datë 02.11.2017, gjatë natës, në fshatin Dobrac, kanë vendosur lëndë plasëse në derën e banesës të shtetases D.T, vjeç 46. Me cilësinë e provës materiale u bllokua një kallëp tritol me kapsollë e fitil zjarr përcjellës. Punohet për përcaktimin e lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84, 152, 22 e 278 të Kodit Penal.
Më datë 02.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen SH.K, vjeç 37 pasi dyshohet se  bashkëshorti A.K, vjeç 50 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.B, vjeç 44, banues në fshatin Zogaj, pasi në Shkodër te sheshi “Demokracia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motoçikletën tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 02.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.B, vjeç 33, pasi dyshohet se  vjehrri dhe vjehra, F.B dhe S.B vjeç 75 e 79, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin SH.S, vjeç 82 banues në fshatin Rranxa, pasi dyshohet se  ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, pasi dyshohet se  Bashkia në zbatim të projektit “Për sistemimin e ujërave te bardha”, ka dëmtuar 500 m² tokë në pronësi të shtetasit J.K, vjeç 51, i cili nuk është dëmshpërblyer dhe pretendon se bashkia ka devijuar projektin. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, në fshatin Lum Zi, është konstatuar e hapur një rrugë e re ku jane prerë lëndë drusore, rreth 23 m³ të stivuar, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Nenet 205 dhe 150 të Kodit Penal.
Tropojë.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim nga autoritet e Kosovës, për veprën penale “Vrasja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga policia , i gjendet dhe sekuestrohet një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.
Më datë 03.11.2017, u finalizua me sukses operacioni nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër, ku u bë e mundur kapja dhe ndalimi  i një shtetasi të shpallur në kërkim  nga autoritetet e Kosovës, konkretisht:
SH.D 43 vjeç, banues në Papaj, Tropojë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit të Kosovës, pasi:
ZQK Interpol Tiranë me shkresë 4604/3KL/, Nr. Prot. BM 233/14, datë 14.05.2014, e ka  shpallur në kërkim me kartelë të "Kuqe", pasi autoritetet Gjyqësore të Gjykatës së Pejës kanë lëshuar Urdhër Arresti nr.PP.no.77/12 , datë 13.07.2012  ndaj tij për veprën penale  "Vrasje e rënde me dashje" parashikuar nga nenet 147 (9, 11) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e shtetasit SH.D, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pushkë.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 03.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.M, vjeç 43, banues në fshatin Ostren i Madh, pasi në segmentin rrugor Ura e Çerenecit-Ostren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, kamionçinën tip “Benz” .Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mat
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin G.C, vjeç 25, banues në fshatin Gurrë, Klos pasi dyshohet se , në Burrel, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, moto mjetin tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Mat
Informacion paraprak
Rreth orës 00.40, Policia e Komisariatit  Mat, ka marrë njoftim se në lagjen "Drita", Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :
Në lagjen "Drita", Burrel, në shesh pushimin e brendshëm  në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.
Në të dy banesat e shtetasve M.B, dhe N.R, nuk ka patur asnjë njeri në banesë.
Si pasojë e shpërthimit  janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur.
Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gramë.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 03.11.2017, në PKK Rinas, u arrestua në flagrancë shtetasi  B.M vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  gjatë kontrollit ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara. Nenet 186 e 189  të Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, në PKK Rinas, u arrestua në flagrancë shtetasi  A.V vjeç 23 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  gjatë kontrollit ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara. Nenet 186 e 189  të Kodit Penal.
Më datë 03.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.H, vjeç 26, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se  më datë 10.09.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 03.11.2017, në afërsi të varrezave të qytetit u kapën 6 shtetas të huaj nga vendet “MENA”, të cilët më datë 02.11.2017, kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri nga drejtimi i mullirit. Në përfundim të intervistës u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.
Më datë 03.11.2017, në Gjirokastër te “Ura e Lumit”, u kapën shtetasit nga vendet “MENA”, M.N e L.B, vjeç 36 e 33 lindur në Algjeri dhe S.G, vjeç 24, lindur në Tunizi, të cilët më datë 01.11.2017, janë larguar me urdhra largimi vullnetar. Pas procedurave u larguan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.
Më datë 03.11.2017, në vendin e quajtur “Haliq”, u kapën 2 shtetas libian. Nga intervistimi rezuton se jenë përsëritës pasi më datë 01.11.2017, janë larguar me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar. U larguan me urdhra me ekzekutim vullnetar.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...