Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Nëntor 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 04.11.2017, rreth orës 12:30, në fshatin Treblovë, ka rënë zjarr dhe digjen shkurre e barishte, ku rrezikohen të digjen ullinj. Punohet për shuarjen e zjarrit, sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. Informacion paraprak.  


II. DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A. H, 31 vjeçe, banuese në Tiranë, rreth orës 14:15, në rrugën e “Barrikadave”, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, ka aksidentuar drejtuesin e motorit, shtetasin U.V,  40 vjeç, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit, u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodi Penal.
Më datë 05.11.2017, rreth orës 00:50, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, 20 vjeç, banues në fshati Kalivaç, Pogradec, pasi më datë 04.11.2017, rreth orës 23:30, në bulevardin “Bajram Curri”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”,. Neni 291 i Kodi Penal.

Më datë 05.11.2017, rreth orës 01:30, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 04.11.2017, reth orës 23:25, në rrugën e “Dajtit”, pranë një karburanti, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”,. Neni 291 i Kodi Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin S. C. 51 vjeç, banues në Krujë, administrator i një subjekti për prodhim, paketim  dhe tregtim të produkteve ushqimore alkoolike, pasi gjatë kontrollit nga AKU Durrës është konstatuar në kushte jo të përshtatshme për prodhim, paketim dhe ambalazhim të produkteve ushqimore  dhe alkoolike si dhe  disa produkteve jashtë afatit të skadencës.Neni 288/a dhe 180 Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin S.H. 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën Fermë Sukth -Kullë duke drejtuar  mjetin tip Seat ka aksidentuar shtetasen  këmbësore L. M. 40 vjeçe,  banuese në Sukth, Durrës. E dëmtuara ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut  për jetën.Neni 290 Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin  A.M., 51 vjeç banues në Cërrik, pasi më datë 03.11.2017 në aksin rrugor Cërrik – Mollas duke drejtuar mjetin motorçikletë pa targa, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me tabelën e rrugës. Si pasojë, është aksidentuar vetë drejtuesi i motorçikletës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin Kirurgjik Elbasan në gjendje  të  rëndë  shëndetsore.  Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin A.Z, 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen 10 Korçë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më 04.11.2017, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh.G, 65 vjeç, banues në  Poliçan, Skrapar, pasi në rrugën automobilistike Poliçan-Berat, është kapur duke transportuar pllaka guri, me mjetin kamion, i cili si subjekt, e ka të pezulluar aktivitetin pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.


Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më 04.11.2017, nga Seksioni i Qarkullimit Rrugor filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.V, 33 vjeç, banues në  Ura Vajgurore, pasi në rrugën automobilistike Berat – Ura Vajgurore, duke drejtuar mjetin tip Benz ka dal nga rruga dhe ka goditur panelin anësor të rrugës. Drejtuesi mjetit është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Berat pa probleme për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.


Më 04.11.2017, nga Seksioni i Qarkullimit Rrugor filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.V, 54 vjeç, banues në  Orizaj, Berat, pasi në rrugën automobilistike Berat-Poshnje, në fshatin Otllak duke drejtuar mjetin Traktor buqësor pa targa, ka përplasur mjetin motorçiklet me drejtues shtetasin F.K, 33 vjeç, banues në  lagjen “Çlirim”,  Berat, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat pa probleme për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Më datë, 04.11.2017, nga Seksioni i Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi, H.K, 46 vjeç, banues në lagjen ”Donika Kastrioti”, Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, duke drejtuar mjetin, tip Fiat Punto, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mur rrethues, nga testit i alkolit ka rezultuar në gjëndje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.11.2017, në spitalin Rajonal është transportuar nga një mjet i paidentifikuar shtetasia A.Ç., e dëmtuar, dyshohet se është e aksidentuar me mjet në lagjen 24 Maji, te rotondua e Çoles. Punohet për gjetjen e mjetit, kapjen e autorit zbardhjen e plot të ngjarjes.


Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Xh.S, vjeç 34 banues në fshatin Pacomit, Përmet, pasi dyshohet se në orën 11:30, në Gjirokastër te “Ura e Lumit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”.Neni 291 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.11.2017, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M., vjeç 30 banues në fshatin Sukth, Durrës pasi rreth orës 13:00, në rrugën Qafë Mali – Fushë Arrës, në Bardhet, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 3.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.


Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Dje në mbrëmje rreth orës 19.20, në Lagjen "Gurrile" rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish Zooteknikës, në një lokal është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi H.B. 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motoçikletë.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim dhe me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune intensive operacionale e hetimore, dhe nga deklarimet e dëshmitarëve, kanë bërë të mundur identifikimin, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes si dhe ndalimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje në fshatin Golem, Shkodër në një banesë të pabanuar.
Ata janë shtetasit:  

E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”,

D. H,  17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër,

Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasit:
B.T., 21 vjeç, banues në  “Zogaj” Shkodër.  

Bashkë me autorët është  bërë e mundur dhe gjetja e armës se krimit, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arma është një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motoçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaj shtetasve E. H. dhe D. H për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe ushtron me përgjegjësi të plotë detyrën duke iu përgjigjur me ashpërsinë e ligjit çdo ngjarje apo situatë  kriminale.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe ofrojnë informacion në numrin falas 112 dhe 129, duke ndërtuar bashkë një ambient më të sigurt e të qetë.


II. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Mat
Seksioni për krimet e rënda

U referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale  “ Shkatërrim i pronës me eksploziv”,  dhe “ Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse", parashikuar nga nenet  152, e 278/1 të Kodit Penal, pasi :

Rreth orës 00.40, datë 04.11.2017, Policia e Komisariatit  Mat, ka marrë njoftim se në lagjen "Drita", Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga veprimet e kryera ka  rezultuar se :

Në lagjen "Drita", Burrel, në shesh pushimin e brendshëm  në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, 57 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 52 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat. Në të dy banesat e shtetasve M.B, dhe N.R, nuk ka patur asnjë njeri në banesë.
Në vendin ku ka ndodhur shpërthimi është krijuar një dëmtim me diametër rreth 14, cm dhe thellësi rreth 4 cm, dhe për pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur, dhe plasaritje në muret e shesh pushimit.

Sipas hetimeve të kryera nga ekspertët antieksploziv dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gram, dhe se shpërthimi është bërë me fitil zjarrpërcjellës.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale dy pjesë fitili zjarrpërcjellës, me gjatësi 6 cm dhe  3 cm, si dhe disa mbetje qeseje plastike, për ekzaminime të mëtejshme. Nga ana e Policisë po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.11.2017, rreth orës 12:30, në rrugën “Agush Gjergjevica”, kanë vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit M. G, 65 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.V, 30 vjec, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka gërvishtur me çelës mjetin tip “Range Rover”, të shtetasit F. S, 34 vjeç, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases L.K, 49 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi rreth orës 07:00, te stacioni i autobusëve, me mjetin e shtetasit F.D, 58 vjeç, banues në Tiranë, ka vjedhur telefonin tip “Samsung J7”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.P, 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 17:00, në rrugën “Ali Demi”, pas një konflikti ka goditur me grusht shtetasin A.N, 26 vjeç, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Gj.Ç, 66 vjeç, banuese në Tiranë, pasi rreth orës 16:00, në rrugën “Nazmi Frakulla”, pas një konflikti ka goditur me grusht shtetasen Gj.H, 67 vjeç, banuese në Tiranë,. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Gj, 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 16:30, në rrugën “Ali Gjergjevica”, duke drejtuar mjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për keqtrajtimin e shtetasit të mitur me iniciale M. F. M, më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim D.M, 25 vjeç, banues në Kamëz. Neni 124/b i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen R.B, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse ka shqetësuar me mesazhe telefonike, shtetasen A.L, 22 vjeçe, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.  

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin me iniciale A.K, 16 vjeç, banues në Tiranë, në prani të prindit dhe përfaqësuesit ligjor, pasi rreth orës 23:30, në rrugën “Sulejman Delvina”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të auto patrullës “Shqiponja”. Neni 242 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 04.11.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj.N dhe M.D, 34 e 21 vjeç, banues në Shkodër, të dënuar më parë, pasi rreth orës 06:00, në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë nje karburanti në gjendje të dehur, shtetasi Gj.N, ka qëlluar në ajër me automatik, që e mbante pa leje shtetasi M.D, në mjetin e tij. Në vendngjarje u bllokuan një gëzhojë dhe një fishek, model 56, kalibër 7.62 mm. Nenet 278 e 274 të Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.B, 32 vjeç, banues në Berat, i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP Fushë Krujë, sepse me anë të telefonit, ka kanosur shtetasen I.D, 22 vjeçe, banuese në Tiranë, recepsioniste në një media televizive. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit H.A, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi rrreth orës 10:00, në rrugën “Odise Paskali”, për probleme parkimi, ka plagosur lehtë me kokë shtetasin E.H, 27 vjeç, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D, 42 vjeç, banues në Babru, pasi rreth orës 16:00, në rrugën te tuneli i Shkallës së Tujanit, kishte hedhur drurë të prera, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, shtetasi A.B,51 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 91 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.C,  25 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 04.11.2017, rreth orë 23:30, në rrugën “Imer Ndregjoni”, ka plagosur lehtë me grusht, shtetasin N.B, 35 vjeç, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.11.2017, gjatë natës, në rrugën “Arbana”, kanë vjedhur një makinë prerëse bari dhe një gjenerator, në banesën e shtetasit S.N, 68 vjeç,. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, rreth orës 16:50, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C, 28 vjeç, banues në Bathore, pasi rreth orës 08:00, te rrethrrotullimi i Bathores, pas një konflikti ka plagosur rëndë me grusht e sende të forta, shtetasin E. F, 32 vjeç, banues në Kamëz, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 88/b i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.11.2017, gjatë natës, në rrugën “Loni Ligori”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, të shtetasit Sh.V, 40 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, rreth orës 19:30, te liqeni i Kasharit, aksidentalisht është rrëzuar dhe ndodhet pa probleme për jetën, shtetasja E.Sh, 23 vjeçe, banuese në Tiranë, me arsim të lartë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.


Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 04.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për fëmijën e mitur me iniciale A.P, 12 vjeç, banues në Kavajë, nxënës shkolle, sepse prindërit I.P e N.P, 39 e 33 vjeç, të sëmurë mendor, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.11.2017, rreth orës 16:50, në autostradën Rrogozhinë – Durrës, në fshatin Lekaj, shtetasi V.K, 42 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar me leje drejtimi motorin tip “Honda”, është aksidentuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Më datë 04.11.2017, rreth orës 22:00, në lagjen nr. 2, në banesë, nga pakujdesia ka pirë “Dylient”, fëmija me iniciale M.N, 9 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.  


Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për  shtetasin E.A. 50 vjeç,  banues në Durrës pasi më datë 02.11.2017, në Sukth, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin R.M. 53 vjeç,  banues në Shkallnur, Durrës, i cili ka bërë kallëzim më datë 03.11.2017, ora 12:00.Neni 90 Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për  shtetasin A.K. 47 vjeç,  banues në fshatin Vadardhë, Durrës, pasi më datë 03.11.2017, në Vadardhë, Durrës, në oborrin e  banesës së tij  u konstatua se po ndërtonte një objekt pa leje.Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme  për shtetasen M.L. 30 vjeçe,  banuese në  Durrës, pasi kunati I saj,   shtetasi A.L. 42 vjeç, banues në Durrës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr.9669 datë 18.12.2006 ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare".

Më datë 04.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L. H. 46 vjeç, banues në Katund i Ri Durrës, pasi është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje.Neni 199/a/1 Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.B. 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.6 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushta dhe shkelma  shtetasin B.T. 28 vjeç, banues në Durrës. Neni 90 Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin A. S. 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.12 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushta duke i shkatuar dëmtime të lehta në fytyrë, shtetasit Y. A. 28 vjeç, banues në Durrës.Neni 89 Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.11.2017  u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për shtetasin D.L. 22 vjeç,  banues në Krujë, pasi rreth  orës 01:00, tek stacioni i vjetër i trenit, Fushë-Krujë, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik.Neni 242  Kodit Penal.

Më datë 04.11.20127 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për shtetasin L. B.22 vjeç, banues në  Krujë, pasi në fshatin Tapizë, Krujë duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin këmbësor R. Sh. 60 vjeç,  banues në  Kroaci.
I dëmtuari ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Shijak
Në vijim të komunikatës që bëjnë fjalë për vjedhjen e dyqaneve të disa shtetasve.
Më datë 05.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim policor F.Gj. 15 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.11.2017 në Sallmone Shijak bashkë me shtetasin M.P. kanë detyruar të marrin pjesë në vjedhje dhe shtetasit me iniciale L.B. dhe Ll.I. ku kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I.K. Gjithashtu më datë 02.11.2017 ,në Sallmone Shijak kanë vjedhur  dyqanin e shtetasit E.Sh. Neni 134/ , 25 dhe 129 Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 04.11.2017 gjatë natës në lagjen "Shënkoll", persona të paidentifikuar kanë vjedhur bagëti të imëta në pronësi të shtetases Q.I., 76 vjeçe, e cila i kishte të ruajtura në një stan buzë lumit Shkumbin në afërsi të banesës së saj. Neni 134 i Kodit Penal.

2-Më datë  04.11.2017 gjatë natës në lagjen "Haxhias", është vjedhur me thyerje dyqani në pronësi të shtetasit A.D., 36 vjeç banues në Elbasan ku kanë marrë 300 kg arra të thata. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Neni 134 i Kodit Penal.

3-Më datë  04.11.201 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi më datë 01.11.2017, gjatë natës në fshatin Gjonme Elbasan, kanë tentuar të vjedhin banesën në pronësi të shtetasit F.L., 45 vjeç.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.


4-Më datë  04.11.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi më datë 02.11.2017,  gjatë natës në fshatin Hajdaran Elbasan, është vjedhur me thyerje banesa në pronësi të shtetases B.K., 35 vjeçe ku kanë marrë një sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Neni 134 i Kodit Penal.


5-Më datë 04.11.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.Q., 23 vjeç banues në Elbasan si dhe po punohet për identifikimin e dy shtetasve të tjerë të  cilët janë larguar me nje automjet pasi në vendin e quajtur "Rruga e Kinezëve" në Lagjen "Emin Matraxhiu" kanë goditur me grushta punonjësin e policisë (kursant). Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u arrestua  në flagrancë shtetasi  R.V., 31 vjeç banues në Tiranë,pasi në Lagjen Luigj Gurakuqi, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip "Benz" në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 04.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen M.F., 44 vjeç banues në Prrenjas pasi bashkëshorti i saj shtetasi Q.F., 55 vjeç, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan.


Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 04.11.2017, në Spital, ka vdekur shtetasia G.P, 24 vjeç, banuese në Korçë.Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.


Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 04.11.2017, në fshatin Velçan, në një ambient të përshtatur për mbajtjen e bazës ushqimore në pronësi të shtetasit Xh.P, 77 vjeç, si pasojë e një shkëndije në rrjetin elektrik ka rënë zjarr, ku për pasojë është djegur baza ushqimore. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për  “Ngjarje Aksindetale”.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasit P.H, 42 vjeç, banues në fshatin Laktesh dhe L.H, 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Laktesh për motive pronësie, kanë dëmtuar depon dhe linjat e tubove të  ujit të pijshëm në pronësi të shtetasit K.H, 29 vjeç. Nenet 150 dhe 277 të Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, në lagjen nr 1, shtetasit T.V, 62 vjeç, banues në Elbasan, persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur kasetofonin, dokumentat dhe një sasi dinarësh  Maqedonas, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të tij Punohet për identifikimin dhe kapjen e autor/ve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.S, 34 vjeç, banues në Pogradec pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases V.S, 30 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin Ll.R, 67 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka prishur rrethimin e një sipërfaqe toke truall, në pronësi të shtetases D.K, 64 vjeçe, në qytetin e Ersekës. Neni 150 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.11.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin E.T, 69 vjeç, banues në Patos, pasi ka shkelur vendimin e Gykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për urdhërin e mbrojtjes për shtetasen M.T, 68 vjeçe, banuese në Patos. Neni 321 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 04.11.2017, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnje, në banesë, shtetasja M.Ç, 30 vjeçe, në kushtet e depresionit mendor ka kryer një çarje me thikë në pjesën e barkut të saj e cila pasi mori mjekimin doli nga spitali.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje dhe punohet për kapjen e shtetasit J.Ç, 20 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz pasi në banesë, ka
ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit F.Ç, 46 vjeç. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017, u referuan matrialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje për  shtetasin I.K, 40 vjeç, banues në Lushnje, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases A.V, 35 vjeçe.Neni 130/a  i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 04.11.2017, në fshatin Çermë Sektor, Divjakë, në banesën e shtetasit M.B, 68 vjeç, është rrëzuar nga shkallët e katit të dytë, shtetasi E.Ç, 33 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë, dhe ndodhet në Spitalin Lushnje jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për vlerësim për ngjarje aksidentale.


Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.11.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.A., 31 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik, gjatë kryerjes së shërbimit. Neni 242 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen 24 Maji, është gjetur i braktisur mjeti tip Benz,  i pajisur me dy targa,  të cilat  janë denoncuar të vjedhura. Mjeti i braktisur është në pronësi të  shtetasit V.H., banues ë Fier, i cili ka kallëzuar se mjetin ja kanë vjedhur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit në bashkëpunim me shërbimet e policisë Fier. Neni 134 i  Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.H., 17 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën Gjergj Kastrioti, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin. Neni 291 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit O.K., 73 vjeç, banues në Himarë pasi dyshohet se në vendin e quajtur Livadh,  Himarë, për motive të dobëta ka qëlluar me gur duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike në kokë shtetasit J.G., 60 vjeç. Neni 90 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017 u referuan materialet proceduriale në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për   shtetasin L.L, 21 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kontrollit personal të ushtruar nga policia i është gjetur një sasi lënde e ngjashme me lëndën narkotike Canabis Sativa, me peshë 1.4  gram. Neni 283 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017 u  referuan  materialet proceduriale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasin A.Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se  punonjësit e OSHEE,  i kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017 u  referuan  materialet proceduriale  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë,  pasi dyshohet se në vendin e quajtur Bashkia Vlorë, persona  të pa identifikuar  kanë dëmtuar dy goma të automjetit  tip Fiat Punto në pronesi te shtetasit F.M., 41 vjeç. Neni 154 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017 u  referuan  materialet proceduriale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi persona të pa identifikuar, kanë dëmtuar derën e banesës në lagjen Qeriba Derri, në pronësi të shtetases E.B., 44 vjece. Neni 150 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017 u  referuan  materialet proceduriale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi persona të pa identifikuar në lagjen Pavarësia kanë vjedhur banesa e  shtetasit M.B., 34 vjeç, ku kanë marrë një laptop. Punohet për kapjen  e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017 u  referuan  materialet proceduriale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  pasi në fshatin  Cerkovinë kanë vjedhur  banesën në pronësi të shtetasit V.B., 64 vjeç. Punohet për kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017 u  referuan  materialet proceduriale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë,  pasi ne lagjen 1 Maji në banesën e shtetasit Q.J., 58 vjeç, punonjësit e OSHEE, i kanë konstatuar të dëmtuar matësin elektrik  të energjisë.


Më datë 04.11.2017 u  referuan  materialet proceduriale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.V., 29 vjeç  pasi për motive të dobëta , në banesë ka kanosur  me fjalë shtetasin  F.P., 24 vjeç. Neni 84 i Kodit Penal.


Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi shtetasi I.H.,vjeç 29 banues në lagjen “24 Maji”, ka kallëzuar se më datë 02.11.2017, rreth orës 16:00, në lokalin Bar-Kafe afër banesës, i kanë vjedhur çantën me aparatin celular tip “Samsung”, një sasi eurosh dhe dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.11.2017, pasdite, në Shëngjin, në vendin e quajtur “Rëra e Hedhur”, në një dhomë në vilë në pronë shtetases V.B., vjeç 25, banuese në Gjormë, Kurbin, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Pena.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.R., 65vjeç, banues në Lezhë, sepse me anë të mashtrimit, i ka marrë 3.880.000 lekë shtetases B.XH., 57 vjeçe, banuese në Shëngjin, Lezhë. Neni 143 i Kodit penal.


Më datë 04.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.T., 36 vjeç, banues në Lezhë, u kap nga sherbimet e policisë në qytet Lezhë duke drejtuar një mjet çiklomotorr, i pa pajisur me leje drejtimi. Neni 291 i Kodit penal.

Më datë 04.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.N., 20 vjeç, banues në Rrëshen, u kap nga sherbimet e policisë në qytet Lezhë duke drejtuar një mjet çiklomotorr ,i pa pajisur me leje drejtimi. Neni 291 i Kodit penal.


Më datë 04.11.2017, u ndalua shtetasi në kerkim T.H., 53vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, datë 28.09.2017, e ka denuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Dhuna në familje”, Neni 130/a/1 të Kodit penal.

Më datë 04.11.2017, shtetësja B.P., 45vjeçe, banuese në Tresh, Lezhë, tek një dhomë e një magazine në afërsi të banesës së saj është vetëdjegur me benzinë në rreth 100% të trupit dhe ndodhet në pavionin e djegieve në Q.S.U.T. Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën. Kjo shtetase vuan nga ç’rregullimet mendore me diagnozë “Prapambetje mendore”, është invalide e grupit II-të dhe për këtë merr mjekim. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për vlerësim. Salla e komandimit e Komisariatit të Policisë.Nr 4 Tiranë njofton se shtetasja B.P.,ka gjetur vdekjen.


Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 04.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.R., 14 vjeç, banues në Kurbin, me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për veprën penale të “Vjedhja me dhunë”, Neni 139 i Kodit penal pasi Ka bërë kallëzim shtetasi GJ.P. 58 vjeç, banues në Kurbin, se ky shtetas ka tentuar t’i vjedhë pulat si dhe kur është konstatuar nga familjarët e tij ka gjuajtur me gurë në drejtim të bashkëshortes D.LL., Në momentin e kapjes nga sherbimet e policisë këtij shtetasi iu gjet me vete një thikë buke dhe një kaçavidë. Nenet 134, 22, 274 dhe 323/1 i Kodit penal.

Më datë 02.11.2017 rreth orës 21.30 në vendin e quajtur “Fushë Milot” Kurbin, persona ende të pa identifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë shtetasit A.T., një telefon, 200 mije lekë, si dhe automjetin me të cilin udhëtonte. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore, dyshohet se autorët i kanë hequr lirinë, duke e mbajtur në një banesë dhe kërcënuar tu tregonte ku kishte fshehur pjesën tjetër të lekëve. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësine e provës, automjetin tip 'Golf' te vjedhur, pak orë me vonë.  Grupi hetimor po vijon punën intensive për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave, si dhe zbulimin e kapjen e autorëve të ngjarjes.
Materialet iu referuan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Heqjes së pa ligjshme të lirisë”


Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 03.11.2017, ora 21:00, në fshatin Rreja e Velës, në banesën e prindërve, ka vdekur shtetasja B.B., vjeçe 41 banuese në Maqedoni. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin A.LL., 29 vjeç, banues në Mirditë, aktualisht person në kerkim për veprën penale të “Vrasja me dashje”, pasi rreth orës16.00, ka bërë kallëzim shtetasi V.M., 35vjeç, banues në Mirditë, se është kanosur me armë nga shtetasi A.LL., . Po punohet për kapjen e autorit. Neni 84 i Kodit penal.


Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.sH., vjeç 59, banues në fshatin Naraç, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.V., vjeç 33 banues në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në lokalin e tij në Hajmel, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm lojëra fati. Me cilësinë e provës materiale iu gjetën e bllokuan  4 monitor dhe një laptop për lojëra elektronike, pa leje. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.C, vjeç 38 pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi N.P., vjeç 62 u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm lojëra fati. Me cilësinë e provës materiale iu gjetën e bllokuan 2 monitor dhe një laptop për lojëra elektronike, pa leje. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin G.H, 24 vjeç, banues në fshatin Tropojë e Vjetër, Bashkia Tropojë, i pajisur me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Sopot-Tropojë e Vjetër, pranë ish Fabrikës tullave, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover ”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili ka marrë mjekim në spital dhe është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.


IV. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 04.11.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës  për  shtetasin  M.H. 29 vjeç,  banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë tek sheshi i trageteve duke  kaluar kufirin shtetëror  në mënyrë të paligjshme.  Neni 297 Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi H.B. 46 vjeç,  banues në  Kosovë, pasi gjatë kontrollit në dalje të Portit Durres ju gjetën dokumenta të dyshuara të falsifikuara. Neni 186 i Kodit Penal.


Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më  datë 04.11.2017  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin A.C, 19 vjeç, banues në Labinot-Mal, Elbasan, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme mbi fshatin Vërnik -Devoll. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017,ora 22.30 në PKK Qaf-Thanë, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, 35 vjeç, banues në Sauk Tiranë si edhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Pogradec për shtetasin M.M, 48 vjeç, banues në Tiranë pasi dyshohet se siguracioni ndërkombëtar i mjetit me të cilin udhëtonin në pronësi të B.H, të jetë i falsifikuar. Nenet 301, 180,186 të Kodit Penal.


Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më  datë 04.11.2017 në P.K.K Morinë u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, per shtetasit Iranian:
Y.N, 34 vjeç, banues në Tiranë, i pajisur me leje qendrimi Shqiptare,
2-R.M, 50 vjeç, banues në Tiranë, i pajisur me leje qendrimin Shqiptare.
3-M.M, 60 vjeç, banues në Tiranë, i pajisur me leje qendrimi Shqiptare, pasi këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin Shtetëror në mënyrë të paligjshme, në afërsi të P.K.K. Morinë. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin  A.S., vjeç 27, banues në Bulqizë, kthyer Inad nga pala maqedonase, pasi rreth orës 14:30, në dalje te SPKM Bllatë, Dibër, u kap duke udhëtuar me pasaportë të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...