Tropojë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tropojë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.(për video kliko mbi link)tropoja1

Operacioni nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim nga autoritet e Kosovës, për veprën penale “Vrasja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga policia , i gjendet dhe sekuestrohet një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.

Më datë 03.11.2017, u finalizua me sukses operacioni nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me FNSH-në Shkodër, ku u bë e mundur kapja dhe ndalimi  i një shtetasi të shpallur në kërkim  nga autoritetet e Kosovës, konkretisht:

-Sh.D.,  43 vjeç, banues në Papaj, Tropojë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit të Kosovës, pasi:

ZQK Interpol Tiranë me shkresë 4604/3KL/, Nr. Prot. BM 233/14, datë 14.05.2014, e ka  shpallur në kërkim me kartelë të "Kuqe", pasi autoritetet Gjyqësore të Gjykatës së Pejës kanë lëshuar Urdhër Arresti nr. PP. no. 77/12 , datë 13.07.2012 ndaj tij për veprën penale  "Vrasje e rënde me dashje" parashikuar nga nenet 147 (9, 11) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e shtetasit Sh.D. u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pushkë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

tropoja2

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30