Lidhur me publikimin e kryetarit të PD Basha, se Policia e Elbasanit kishte fshehur një ngjarje, sqarojmë se:

Lidhur me publikimin e kryetarit të PD Basha, se Policia e Elbasanit kishte fshehur një ngjarje, sqarojmë se: d.p.fier

Policia e Elbasanit arrestoi shtetasin O.S. dhe veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan. Në proçesverbalin e mbajtur në vendngjarje, është  pasqyruar çdo dokument apo provë e bllokuar në cilesinë e provës materiale.

Si çdo procedim tjetër, njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

"Më datë 02.11.2017 nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është  bërë arrestimi në  flagrancë i shtetasit O.S., 25 vjeç banues  në Tiranë, administrator i një subjekti privat pasi më datë 01.11.2017 në rrugën nacionale në  fshatin Balldren u kap pa leje drejtimi me mjetin "Land Rover" dhe gjatë  kontrollit të mjetit iu gjetën dhe bllokuan një sasi e madhe eurosh, të cilat do t'i përdorte për likujdimin e faturave, por të pashoqeruar me dokumentin e origjinës. Nenet 291, 242 dhe 180 të Kodit Penal".

Policia e Elbasanit fton kryetarin e opozites, të mos përdorë burime anonime lajmi duke çuar në keqinformimin e publikut, por ta gjejë të vërtetën tek faqja zyrtare e Policisë së Shtetit.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...