Mat, Informacion paraprak.

Mat, Informacion paraprak. d.v.p diber

Rreth orës 00.40, Policia e Komisariatit  Mat, ka marrë njoftim se në lagjen "Drita", Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :

Në lagjen "Drita", Burrel, në shesh pushimin e brendshëm në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.

Në të dy banesat e shtetasve M.B, dhe N.R, nuk ka patur asnjë njeri në banesë.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartpërmendur.

Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth50 deri në 100 gramë.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...