Policia e Shtetit. Ne lidhje me situatën e krijuar në Pikat e Kalimit Kufitar për në Greqi.

Policia e Shtetit. Stema Policia

Ne lidhje me situatën e krijuar në Pikat e Kalimit Kufitar për në Greqi, ju informojmë se:

Policia Kufitare ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me policinë kufitare greke, ku nga komunikimi me autoritetet policore greke, rezulton se:

Që prej mbrëmjes së djeshme, sistemi kompjuterik i palës greke ka shfaqur probleme teknike deri në bllokimin e plotë të tij.

Sistemi kompjuterik është bllokuar për shkaqe teknike, jo vetëm në kufirin më Shqipërinë, por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kane të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e defektit në sistem.

Policia Kufitare ka mbajtur kontakt të pandërprerë me Policinë Greke, ku është marrë përgjigjie se po punohet për rregullimin sa më shpejt të sistemit.

Pala greke ka njoftuar se po punohet që deri sot pasdite ky defekt të rregullohet dhe të filloje lëvizja e qytetarëve me funksionimin normal të sistemit

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të mjeteve që të mos dynden në pikat e kalimit duke krijuar radhë e konfuzion, pasi me të marrë njoftim nga pala greke për rregullimin e sistemit, do t'ju njoftojmë nëpërmjet medies dhe rrjeteve sociale.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...