Lezhë, Vetëdigjet një shtetase në fshatin Tresh-Lezhë.

Lezhë, një shtetase në fshatin Tresh-Lezhë është vetëdjegur në trup. dvplezhe

Rreth orës 13.30 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se një shtetase në fshatin Tresh-Lezhë është djegur në trup e cila po transportohet për në Spitalin Rajonal Lezhë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se:

Shtetasja B.P, rreth 45 vjeçe, e sëmurë mendore, dyshohet se në një ambient ngjitur me banesën ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flaken vetes.

Shtetasja B.P, para se ti vinte flakën vetes i ka telefonuar kunatës por si ka folur duke e lënë telefonin hapur dhe menjëherë i ka vënë flakën vetes.

Kunata e shtetases B.P, ka bërë të mundur fikjen e flakëve, por shtetasja B.P kishte pësuar djegie të rënda në trup.

Pas ndihmës së parë mjekësore të dhënë në Spitalin e Lezhës,shtetasja B.P, është transportuar për në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shtetasja B.P vuan prej kohësh nga sëmundje mendore, kjo e pasqyruar edhe në kartelën mjekësore.

Kjo shtetase para disa vitesh ka tentuar për të helmuar veten.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...