Korçë, Evidentohen 4 raste të paligjshmërisë në drejtim të prerjes të pyjeve.

Korçë, Evidentohen 4 raste të paligjshmërisë në drejtim të prerjes të pyjeve. korce

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prerjes, transportimit të lëndës drusore pa lejen përkatëse, kanë filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën "Prerja e paligjshme e pyjeve" ndaj shtetasve :

I. Ç, 34 vjeç, banues në fshatin Vithkuq dhe

N.D, 34 vjeç, banues në fshatin Vinçan.

Pasi më datë 03.11.2017, midis fshatrave Shtyllë dhe Panarit, këta dy shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Korçë, duke prerë lëndë drusore (ah) pa pasur lejen përkatëse.

Në afërsi të vendngjarjes këtyre shtetasve iu konstatua e sekuestrua edhe një mjet furgon tip "Mercedes-Benz" i cili përdorej për transportimin e lëndës drusore.

Nga këto shërbime gjithashtu në rrugën Dvoran-Korçë, janë konstatuar shtetasit K.R, 21 vjeç dhe G.E, 32 vjeç, të dy banues në Korçë, duke transportuar me dy mjete të ndryshme, lëndë drusore për të cilat nuk dispononin dokumentacion.

Veprimet e mëtejshme lidhur me këto raste, do të ndiqen nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...