Shkodër, Ndalohen autorët e vrasjes me armë zjarri në Lagjen "Gurrile"

Shkodër, Ndalohen autorët e vrasjes me armë zjarri në Lagjen "Gurrile"(për video kliko mbi link) 06shkode1

Dje në mbrëmje rreth orës 19.20, në Lagjen "Gurrile" rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish Zooteknikës, në një lokal është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi H.B. 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motoçikletë.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim dhe me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune intensive operacionale e hetimore, dhe nga deklarimet e dëshmitarëve, kanë bërë të mundur identifikimin, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes si dhe ndalimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje në fshatin Golem, Shkodër në një banesë të pabanuar.

Ata janë shtetasit:

E.H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”,

D. H, 17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër,

Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasit:

B.T., 21 vjeç, banues në “Zogaj” Shkodër.

Bashkë me autorët është bërë e mundur dhe gjetja e armës se krimit, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arma është një automatik model 56, me krehër dhe me fishekë, si dhe motoçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaj shtetasve E. H. dhe D. H për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe ushtron me përgjegjësi të plotë detyrën duke iu përgjigjur me ashpërsinë e ligjit çdo ngjarje apo situatë kriminale.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe ofrojnë informacion në numrin falas 112 dhe 129, duke ndërtuar bashkë një ambient më të sigurt e të qetë.

06shkoder

06shkoder2

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...