Fier, Një person ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.

Fier, Në datë 05.11.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “1 Maji” Fier, një person ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të d.p.fierlokalit të shtetasit A.M, 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me shtetasit A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A.P, 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 78, 22 e 278/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...