Sarandë, Kryen marrëdhënie seksuale më një të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia!

Sarandë, Kryen marrëdhënie seksuale më një të mitur, arrestohet në flagrancë nga policia!d.p.p.v

Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi:

V.S., 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë.

Shtetasi V.S. është arrestuar prej policisë sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.

Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur.

Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit V.S. për veprën penale ''Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur'', parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...