Policia e Shtetit, gjatë fundjavës 06 nëntor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.  Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 69 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 25 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 15 persona për narkotikët

Janë kapur 11 persona në kërkim. 

1 person për Dhunë në familje,                                       

4  persona për veprën penale "Vjedhja".

4 persona për veprën penale "Falsifikimi".

2 persona për veprën penale "Plagosja e rëndë ne dashje".

2 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

1 person për veprën penale "Marrëdhënie seksuale  me të mitur".

1 person për veprën penale "Ndërtim pa leje".

2 persona për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim".

1 person për veprën penale "Moskallzim krimi".


Janë sekuestruar rreth 1 ton e 330 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, bimë Cannabis Sativa.
 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë.

4 armë zjarri,  3 krehër, 45 fishekë, 5 gëzhoja, 1 kallëp tritol me kapsoll dhe  2 fitil  zjarrpërcjellës. 1 thikë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 159 persona.
Po gjatë fundjavës janë finalizuar operacionet e mëposhtëm:

Tiranë, Dy operacione  antidrogë të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Sekuestrohen 1290,9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një armë zjarri e prova të tjera materiale.

Në të dy operacionet arrestohen 6 shtetas si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë punës së pandërprerë,  për goditjen e "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra kohët e fundit, në 24 orët e fundit ka zhvilluar dhe finalizuar 2 operacione antidrogë, të koduara "Befasia" dhe "Papafingo".
Si rezultat i këtyre operacioneve është sekuestruar një sasie e madhe lënde narkotike, konkretisht 1 ton e 291 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1armë zjarri, 2 automjete dhe 6 telefona celularë.
Gjithashtu në të 2 operacionet janë arrestuar në flagrancë 6 persona si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Më konkretisht:
Gjatë operacionit "Befasia" të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, janë arrestuar në flagrancë  shtetasit:
• F.M 31 vjeç, banues në Nikël -Çerek;
• I.F, 31 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës
• I.M, 32 vjeç, banues në Lum Kukës, i dënuar me parë.
• S.G, 33 vjeç, banues në Bardhoc i Ri, Kukës, i dënuar më parë.
Është shpallur në kërkim shtetasi:  A.Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Personat e lartpërmendur u kapën në flagrancë në orët e mbrëmjes në rrugën “Unaza e re, Lidhja e Prizrenit” në këto rrethana:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kishte marrë informacion në rrugë operative në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve,  për një grup që kryente veprimtari kriminale në këtë fushë, ku dyshohej se shtetasit F.M, I.F, I.M, S.G si dhe një shtetas tjetër me inicialet  A. Ç, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojitCannabis Sattiva në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamzës, Paskuqanit, Babrrusë, etj.
Mbi bazën e këtyre informacioneve të marra në rrugë operative është organizuar shërbimi me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve ku rreth orës 21:30 është bërë ndërhyrja.
Automjeti me të cilin lëviznin personat e dyshuar i është bërë shenjë për të ndaluar nga shërbimet e policisë me xhupa me mbishkrimin “POLICIA” dhe duke e paralajmëruar “Ndal Policia”, por automjeti nuk ka ndaluar dhe pasi ka parë automjetin e policisë ka vazhduar me shpejtësi për t’ju shmangur shërbimeve të Policisë.
Gjatë kësaj kohe shtetasi i identifikuar si A.Ç. është larguar me vrap duke dalë nga mjeti, ndërsa drejtuesi ka vazhduar dhe në shpejtësi e sipër për t’i shpëtuar shërbimeve të policisë, ka devijuar rrugën kryesore, duke hipur në trotuar ku dhe është përplasur me një shtyllë.
Në atë moment është neutralizuar dhe prangosur shtetasi F.M. Në bagazhin e automjetit dhe në sediljen e pasme janë gjetur gjithësej 8 thasë të mbushur me bimë të tharë e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Policia ka neutralizuar edhe 3 personat e tjerë të cilët qëndronin në kryqëzimin e Paskuqanit duke ruajtur lëvizjen e automjetit tip "Wolksvagen Polo".
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete dhe 4 telefona celularë.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë  Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, në ngarkim të shtetasve F.M, I.F, I.M dhe S.G, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. Ç., për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve të kryer në bashkëpunim".

Në operacionin e dytë të koduar "Papafingo" u arrestuan shtetasit:
• H.S, 50 vjeç, banues në Rinas;
• M.S, 45 vjeçe, bashkëshortja;

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:
-         K. S, 26 vjeç, banues në Rinas;
-         S. S., 25 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i çiftit si dhe shpallja në kërkim e dy djemve të tyre u bë pasi, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative të dokumentuara në operacionin e parë “Befasia”, se një sasi lënde narkotike e sjellë në Tiranë për shitje, e cila u bllokua nga Policia ka rezultuar të jetë marrë nga shtetasi H.S, me banim në Rinas.

Pas ushtrimit të kontrollit të banesës ka rezultuar se kryesisht në katin e dytë, në papafingo, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej: 
• 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.
• 1 pushkë model 56
• 25 fishekë
• 1 peshore elektronike (e cila përdorej për peshimin e lëndës së dyshuar si narkotike).

Sasia e lëndës së dyshuar si narkotike të përshkruar më lart pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve H.S, M.S, K.S. dhe S.S., për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve të kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...