DVP.Vlorë, Policia sekuestron rreth 39 kilogram Cannabis Sativa në Vlorë e Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 në kërkim.

DVP.Vlorë, Policia sekuestron rreth 39 kilogramë Cannabis Sativa në Vlorë e Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 në kërkim. (për video kliko mbi link)06VLORE
 
Policia e Vlorës në vijim të punës së saj për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të veprimtarive të ndryshme kriminale si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre ka ushtruar disa kontrolle ndaj shtetasve të ndryshëm e në banesat e tyre për të cilët ka pasur informacion se ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
 
I.     Ditën e djeshme, në vijim të procedimit penal nr. 1322, viti 2017 që ndiqej me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
 
     E.D., 33 vjeç, banues në Kotë; gjatë kontrollit që është ushtruar në banesë, në oborr i janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë sintetikë, të dyshuar me lëndë narkotike Cannabis Sativa, në total 9.7 kg.
 
II.     Në Sarandë, specialistët e Seksionit kundër trafiqeve dhe narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
 
     M.I., 56 vjeç, banues në Vrinë; pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 22 kg Cannabis Sativa. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kontrollit në banesë.
 
     F.I., 59 vjeç, banues në Vrinë, (ka kundërshtuar punonjësit e policisë);
 
     A.P., 57 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit të ushtruar i janë sekuestruar 3.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
 
     F.P., 54 vjeçe, banuese në Vrinë, (kundërshtoi punonjësit e policisë si edhe ka favorizuar shtetasin e shoqëruar të largohet prej mjetit të policisë);
 
     K.P., 26 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar 3.4 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe dyshohet se i ka marrë me dhunë 30.000 mijë lekë shtetasit F.M.
 
     Policia Sarandë ka shpallur në kërkim shtetasin E.I., 26 vjeç, pasi në banesën ku jeton me babain, shtetasin M.I., i janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ai po ashtu në bashkëpunim me shtetasin K.P. i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M.
 
Shtetasi E.I.u shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve.

Policia e Vlorës dhe Sarandës po vijojnë punën intensivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.
 
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nisur verifikimet për punonjësit e policisë, që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojë, largimin e 26-vjeçarit.
 
Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas ne numrat 112 dhe 129, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.

06VLORE1

06VLORE2

06VLORE3

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...