Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 nëntor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.G, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 02:25, te Stacioni i Trenit, gjatë kontrollit iu gjet dhe bllokua një dozë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.11.2017, rreth orës 08:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.A, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi rreth orës 02:20, në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, rreth orës 12:30, u arrestua në flagrancë shtetasi (iranian) A.Sh, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:00, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, rreth orës 18:30, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.F, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi rreth orës 16:30, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:45, në bulevardin “Blu”, duke drejtuar mjetin tip ‘Suzuki”, ka aksidentuar shtetasin M.Ç, vjeç 69, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 02:00, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi më datë 05.11.2017, rreth orës 23:00, në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen F.Sh, e vjeç 56, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin J.V, vjeç 33, banues në Kuçovë, pa leje drejtimi, pasi dyshohet se në rreth orës 16:00, në fshatin Perondi, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford Focus”, ka dalë nga rruga, për pasojë ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Fier
Në datë 05.11.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “1 Maji” Fier, një person ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të lokalit të shtetasit A.M, 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me shtetasit A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier.
Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A.P, 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 78, 22 e 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.11.2017, rreth orës 13:30, në “Ura e Përroit”, Lushnje, për shtetasin A.D, vjeç 21, banues në Lushnje, me leje drejtimi, duke drejtuar mjetin tip “BMW“, është përplasur me mjetin tip “Land Rover”, të drejtuar nga shtetasi E.K, vjeç 28, banues në fshatin Bishan, Fier, për pasojë është dëmtuar pasagjerja N.K, vjeç 42, banuese në fshatin Bishan, e cila pasi mori mjekimin në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.11.2017, rreth orës 20.00, u arrestua në flagrancë shtetasi P.D, vjeç 26, banues në Vlorë, pasi rreth orës 11.20, në rrugën “Murat Tërbaçi“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Në vijim të komunikatës datë 05.11.2017, që bën fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit H.B, më datë 05.11.2017, rreth orës 19:30, në spitalin e traumës Tiranë, ka vdekur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
DVP.Vlorë, Policia sekuestron rreth 39 kilogramë Cannabis Sativa në Vlorë e Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 në kërkim.
Policia e Vlorës në vijim të punës së saj për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të veprimtarive të ndryshme kriminale si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre ka ushtruar disa kontrolle ndaj shtetasve të ndryshëm e në banesat e tyre për të cilët ka patur informacion se ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Ditën e djeshme, në vijim të procedimit penal nr. 1322, viti 2017 që ndiqej me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
E.D., 33 vjeç, banues në Kotë; gjatë kontrollit që është ushtruar në banesë, në oborr i janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë sintetikë, të dyshuar me lëndë narkotike Cannabis Sativa, në total 9.7 kg.
Në Sarandë, specialistët e Seksionit kundër trafiqeve dhe narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
M.I., 56 vjeç, banues në Vrinë; pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 22 kg Cannabis Sativa. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kontrollit në banesë.
F.I. 59 vjeç, banues në Vrinë, (ka kundërshtuar punonjësit e policisë);
A.P. 57 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit të ushtruar i janë sekuestruar 3.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
F.P, 54 vjeçe, banuese në Vrinë, (kundërshtoi punonjësit e policisë si edhe ka favorizuar shtetasin e shoqëruar të largohet prej mjetit të policisë);
K.P., 26 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar 3.4 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe dyshohet se i ka marrë me dhunë 30.000 mijë lekë shtetasit F.M.
Policia Sarandë ka shpallur në kërkim shtetasin E.I., 26 vjeç, pasi në banesën ku jeton me babain, shtetasin M.I., i janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ai po ashtu në bashkëpunim me shtetasin K.P. i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M.
Shtetasi E.I u shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve. Policia e Vlorës dhe Sarandës po vijojnë punën intensivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nisur verifikimet për punonjësit e policisë, që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojë, largimin e 26-vjeçarit.
Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas ne numrat 112 dhe 129, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.S, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në Paskuqan, ka vjedhur banesën e shtetasve Sh.T. dhe A.S, vjeç 37 e 56, ku te Sh.T, ka marrë një celular, kurse tek A.S, ka marrë një palë atlete. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, rreth orës 14:50, në rrugën “Tefta Tashko Koço”, në magazinën  e një pallati, të cilën e administronte shtetësia M.V, vjeç 27, banuese në Tiranë, nga pakujdesia e fëmijës së saj të mitur, ka rënë zjarr, ku ka patur dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.11.2017, shtetasi Xh.L, vjeç 24, banues në Tiranë, menaxher, kallëzon se, më datë 04.11.2017, gjatë natës, në rrugën ”Muhamed Gjollesha”, tek një bar kafe, i kanë vjedhur xhiron ditore të lekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet senë rrugën “Ismail Qemali”, ka prerë disa pemë dekorative. Neni 206 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe bllokua dy doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te sheshi “Nënë Tereza”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe bllokua dy doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.F. vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek sheshi “Nënë Tereza”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe bllokuan dy doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Z, vjeç 16, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 01:40, në rrugën ”Ibrahim Rrugova”, iu gjet e bllokua 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 72, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Andrea Themeli”, në banesë, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Gj, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rrugën “Andrea Themeli”, në banesë, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen U.T, vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti F.T, vjeç 35, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.11.2017, rreth orës 11:30, në banesë, ka vdekur shtetasja M.Gj, vjeç 54, banuese në Tiranë, e cila aksidentalisht ishte rrëzuar nga kati i 2-të i banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Sh, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të telefonit, ka kanosur shtetasin S.N, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.11.2017, rreth orës 13:00, në Kamëz, në bulevardin ”Blu”, në një kazan mbeturinash, u gjetën të hedhur dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale 19 fishekë model 56 dhe 2 krehëra. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 06.11.2017, rreth orës 00 :30,  në bulevardin “Blu”, dy shtetas të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qenë dhe të pajisur me armë zjarri, kanë tentuar të vjedhin kasafortën e një pike karburanti, por nuk kanë mundur të arrijnë veprimin e nisur prej tyre. Grupi hetimor po punon për gjetjen dhe identifimin e autorëve. Parashikuar në Nenet 278/1, 134, 22 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.11.2017, gjatë natës, në fshatin Gropje, në kasollen e bagëtive, shtetasit Y.B, vjeç 40, i kanë vjedhur 2 bagëti. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqsor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 16 e 23, banues në Tiranë, pasi rreth orës 12:00, në afërsi të një shkolle, gjatë kontrollit fizik shtetasit A.B, iu gjet e bllokua 8.3 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa E.M. një thikë, pa leje. Nenet 283 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, gjatë natës, në fshatin Gropje, në kasollen e bagëtive, shtetasit G.N, vjeç 48, i kanë vjedhur 1 bagëti. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 05.11.2017, gjatë natës, në fshatin Domje, është vjedhur banesën e shtetasit D.D, vjeç 23, ku kanë marrë një celular dhe një sasi Euro. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.Sh, vjeç 33, banues në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në lokal, ka kanosur pronaren Ë.M, vjeç 62, banuese në Kavajë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen E.H, vjeçe 44, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, ka goditur me sende të forta, shtetasen H.B, vjeçe 52, banuese në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, rreth orës 16:30, në fshatin Spille, tek një hotel në pronësi të shtetasit Ç.B, vjeç 48, banues në Elbasan, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Më datë 05.11.2017, rreth orës 20:40, u arrestua në flagrancë shtetasi I.R, vjeç 56, banues në Kavajë, pasi rreth orës 17:40, në fshatin Lekaj, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur kamionçinën  tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.11.2017, rreth orës 08:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Xh, vjeç 47, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi më datë 04.11.2017, rreth orës 23:15, në lagjen nr. 13, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, gjatë natës, në Porto Romano, është vjedhur banesa e shtetases L.K, vjeç 33, ku kanë marrë 3 telefona celularë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.K, vjeç 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se, është konstatuar duke bërë një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen F.M, vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës N.M, vjeç 83, banuese në Durrës. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K, vjeç 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E.K. vjeç 38 dhe djalit të mitur 13 vjeç. Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme  për shtetasen E.K, vjeç 38, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti A.K, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit M.Rr, vjeç 32, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, në një lokal, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes A.K, vjeç 31. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017 rreth orës 00:30, u ndalua shtetasi në kërkim A.M, vjeç 41, banues në Sukth, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 05.11.2017, rreth orës 15:00, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D, vjeç 46, banues në fshatin Bilaj, me leje drejtimi, pasi rreth orës 06:40, në fshatin Larushk, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin H.L, vjeç 75, banues në Larushk, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për shtetasin D.C. 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, punonjës policie i regjimit të brendshëm në I.E.V.P, Zahari, Krujë, pasi më datë 05.11.2017, rreth orës 06:10, në spitalin e Krujës, ka   ndërruar jetë shtetasi F.A. 49 vjeç,banues në Pogradec, i dënuar në I.E.V.P. Zahari, Krujë  pasi ka shfaqur probleme kardiake. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Neni 248 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 05.11.2017, rreth orës 10:00, në Shijak, parkuar në hyrje të tregut, shtetasit V.D, vjeç 23.04.1991, banues në fshatin Bizë, Ishëm, i kanë vjedhur motorin tip “Brio”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.11.2017, rreth orës 11:00, një shtetas i paidentifikuar, ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë se personat që ndodhen në një mjet tip “Opel”, janë të armatosur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 272 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale plagosje e lehtë me dashje, më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit D.J dhe S.Q, vjeç 24 e 23, banues në Elbasan. Punohet për kapjen e S.Q. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për plagosje në bashkëpunim të punonjësit të policisë K.P, më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit S.Q dhe D.J, vjeç 23 e 24, banues në Elbasan. Punohet për kapjen e D.J. Nenet  89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 05.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen B.Ç, vjeç 40, banuese në Cërrik, pasi dyshohet se bashkëshorti F.Ç, vjeç 44, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasen A.K, vjeç 20, banuese në Elbasan, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në fshatin Mirak, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, është përplasur me autobusin tip “Iveko”, të drejtuar nga shtetasi S.P, vjeç 61, banues në Librazhd, me leje drejtimi, për pasojë janë aksidentuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjerët e autobusit F.F, V.A, E.A, J.M dhe F.D, vjeç 52, 61, 17, 6 e 33, banues në Librazhd, të cilët pasi morën mjekim në spital u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 03.11.2017, rreth orës 13:30, në fshatin Kabash, shtetasi B.K, vjeç 62, duke ecur në rrugë, aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 04.11.2017, rreth orës 13:00, në fshatin Rëmbec, shtetasi L.C, vjeç 26, duke vjelë arra, aksidentalisht ka rënë nga lartësia, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 04.11.2017, rreth orës 13:00, në fshatin Vidohovë, shtetasit A.G, vjeç 46 , banues në fshatin Barç, i kanë vjedhur 2 koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V.G, vjeç 54, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se vëllai, A.G, vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin L.C, vjeç 60, banues në fshatin Gurras, sepse, rreth orës 15:00, pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.Q, vjeç 42, banues në Berat, pasi dyshohet se në rreth orës 09:00, në lagjen “ 22 Tetori”, tek ish-markata, ka goditur me sende të forta, shtetasin L.K, vjeç 26, banues në fshatin Satarovë, si dhe i ka thyer xhamat e mjetit tip “Benz”. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Xh.S, vjeç 23, banues në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në lagjen “30 Vjetori”, në një lokal, ka goditur me grusht pronarin e lokalit, shtetasin V.J, vjeç 31, banues në Berat, si dhe i ka dëmtuar disa pajisje të lokalit. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.D, vjeç 40, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se rreth orës 07:45, në qendër të qytetit, ka goditur me grusht shtetasin D.Ç, vjeç 46, banues në fshatin Havaleas, si dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e patrullës së policisë. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 05.11.2017, gjatë natës, në fshatin Novaj, në vendin e quajtur Zall, kanë dëmtuar mjetin “Skrep CAT”, në pronësi të një firme dhe në përdorim nga shtetasi H.K, vjeç 42, banues në Berat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.11.2017, gjatë natës, në lagjen “Liri”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit K.B vjeç, 35, ku kanë marrë sende të ndryshme shtëpiake, si dhe në oborr i kanë marrë mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.11.2017, gjatë natës, në fshatin Panaja, është vjedhur dyqani i shtetases D. H, vjeç 39, ku kanë marrë një sasi lekësh, disa artikuj ushqimorë dhe shkollorë. Punohet për identifikimin  dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2017, rreth orës 12:00, në fshatin Treblovë, në vendin e quajtur “Bregacullë”, ka rënë zjarr, ku është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj e kullotë në pronësi të shtetasve A.K, P.L, M.S dhe D.L, banues në këtë fshat. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit A.V dhe Dh.I, vjeç 39 e 53, banues në fshatin Gumenicë, pasi dyshohet se rreth orës 08:00, në këtë fshat, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin dhe (bashkëshorten e A.V), shtetasen R.M, vjeç 26. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Dh.H, vjeç 35, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, A.H, vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.11.2017, rreth orës 11.30, në lagjen “Lirim”, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, pronë e shtetasit E.M, vjeç 33, banues në Vlorë, si pasojë e një defekti elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ngjarje aksidentale.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 05.00, u arrestua në flagrancë shtetasi P.D, vjeç 61, banues në Vlorë, pasi rreth orës 02.30, në lagjen “Partizani”, në ambientet e banesës së shtetasit V.P, vjeç 57, dhe ka tentuar t’i vjedhë pulat në kotec. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Sarandë
Kryen marrëdhënie seksuale më një të mitur, arrestohet në flagrancë prej policisë
Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi:
V.S, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë.
Shtetasi V.S. është arrestuar prej policisë sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.
Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjeko-ligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur.
Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit V.S. për veprën penale ''Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur'', parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur magazina e shtetasit S.Ç, vjeç 59, banues në Sarandë, ku kanë marrë një shumë lekësh dhe një lap-top. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.D, vjeç 24, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se vëllai B.D, vjeç 28, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhënjet familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 05.11.2017, rreth orës 17:40, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ll, vjeç 29, banues në Fushë Milot, pasi rreth orës 12:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve, N.Ll dhe M.Ll, vjeç 61 e 59 . Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.D, vjeç 21, banues në Shkodër, pasi dyshohet se para dy muajsh, ka kryer veprime të turpshme me vajzën e dajës, vjeç 12, banuese në Shkodër, e cila ka bërë kallëzim. Neni 108 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Informacion paraprak.
Më datë 05.11.2017, rreth orës 17:00, rrugës për në spitalin e Pukës, ka vdekur shtetësia B.P, vjeç 59, banuese në Qafë Mali, Fushë Arrëz. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 05.11.2017, rreth orës 09:00, në një lokal të shtetasit M.K, vjeç 53, banues në Kukës, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Tropojë
Informacion paraprak.
Më datë 05.11.2017, rreth orës 18:40, në fshatin Dragobi, në banesë, është vetëhelmuar shtetasi A.I, vjeç 18, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin R.D, vjeç 56, banues në Burrel, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani ”, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin G.B, vjeç 38, banues në Burrel, pasi dyshohet se rreth orës 18.30, në rrugën Suç-Burrel, u kap me mjetin kamionçinë  tip “Benz”, duke transportuar 4 m3, lëndë drusore pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.M, vjeç 19, banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në P.K.K, Rinas, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti rumune e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 05.11.2017, rreth orës 03:00, u referuan materialet  Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin V.A, vjeç 27, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 04.11.2017, rreth orës 23:00, në PKK, Port, është kapur duke tentuar për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit E.F dhe A.H, vjeç 34 e 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 17:15, në P.K.K, Port, kanë tentuar të kalojnë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 05.11.2017, rreth orës 21:45,  në PKK, Kapshticë, u kap në hyrje shtetasi  në kërkim P.H, vjeç 47, banues në Përrenjas, Librazhd, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar 1 muaj e 10 ditë burg, për "Dhunë në familje". Neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.D, vjeç 43, banues në  Shishtavec, Kukës, pasi dyshohet se më datë 02.10.2017, në afërsi të P.K.K, Hani i Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin G.A, vjeç 23, banues në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në PKK, Morinë, u kap me një kartë identiteti, një kartë shëndeti dhe një leje drejtimi italiane të falsifikuara. Nenet 186, 188 e 189 të Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 05.11.2017, rreth orës 14:20, në PKK, Bllatë, u kap shtetasi në kërkim, A.M, vjeç, 41, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.  Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...