Bulqizë Drejton automjetin në mënyrë të parregullt, arrestohet në flagrancë nga policia.

Bulqizë d.v.p diber

Drejton automjetin në mënyrë të parregullt, arrestohet në flagrancë nga policia.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugorë, shërbimet e policisë së Bulqizës, kanë ngritur pika kontrolli për këtë qëllim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin :

A.Xh, 28 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Qafa e Buallit-Bulqizë, është konstatuar nga punonjësit e Policisë duke drejtuar automjetin tip 'Benz', i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...